Në kujtim të operatores Diana Diamanti (1948-1994)

0
1786

Diana Diamanti (1948-1994)
Operatore e filmit shqiptar.

Kur permendet emri i saj, koleget kujtojne me perulesi nje artiste që para se të bëhej pioniere e filmit të animuar, kishte shërbyer në terrenin e filmit të gjatë artistike si operatore.

U lind ne Vlore me 15 korrik 1948. Vitin e fundit te Gjimnazit e kryen ne Gjirokaster. Studimet per gjuhe-letersi ne Tirane i kreu ne distance. Ajo gjithashtu ka kryer nje kurs kualifikimi per operatore prane Kinostudios “Shqiperia e Re” .


Kujton motra e vogel, aktorja Elvira Diamanti:
“Kemi lindur në Tiranë, katër motra. Kemi jetuar në një shtëpi private pranë Pazarit të Ri dhe Qendrës së Tiranës. Mbaj mend një lagje me fusha të mëdha. Më kujtohen fëmijët që luanin në ato hapësira të mëdha. Prindërit kanë punuar të dy në administratë. Prandaj ne motrat jemi rritur me praninë e prindërve, por në një kohë të kufizuar. Si motra kemi pasur një fëmijëri të lumtur. Kujtoj bahçen me shegë dhe fruta të tjera. Diana ishte femër e bukur, me gërshet të gjatë dhe trup elegant, e mbaj mend me bluzë dhe pantallona. Ajo ishte motra e madhe, unë e vogla. Duke u rritur, secila nga motrat i tregonte asaj për historitë ose simpatitë e para. Histori nga më të çuditshmet ka dëgjuar Diana.

Ajo bëhej sikur të kishte e moshën e secilës prej nesh. Kjo atmosferë dashurie ka qenë lumturia për ne e atyre viteve. Më vjen keq që asnjërit prej fëmijëve tanë ne nuk kemi qenë në gjendje t’i jepnim këtë atmosferë lumturie.”


Ne vitin 1969 fillon pune si asistente operatore prane artisteve me te njohur ne kete larmi. Se bashku me Sonja Mamaqin u bene femrat e para operatore ne Shqiperi, e mbas largimit te zj Mamaqi ajo mbeti e vetmja. Fillimet e para ne sheshin e xhirimit i pati si aktore ne disa sekuenca te shkurtera filmike si tek “Ngadhenjim mbi vdekjen” ; “Prita” apo “Fillim i veshtire” .

Nga ketej e per 27 vjet ajo iu perkushtua punes si operatore per filmin e animuar . ate dokumentare dhe kronikale.


Nga dokumentaret mund te permendim: “Valbona” – 1976; “Mjeksia popullore” – 1977; “Feste e gezuar” – 1978 etj.

Me pas edhe filmat vizatimore ku 35 prej te cileve qe jane realizuar si operatore “Erinda dhe kukulla” – 1979; “Dordoleci” – 1980; “Dhelpra dhe Iriqi” – 1981; “Ah, lepurusha, lepurusha” – 1982; “Omeri i ri” – 1983; “Kur te bien puplat” – 1985; “Lekura e luanit” – 1989; “Riquelm” – 1992, ndersa “Trendafili magjik” – 1993 ishte filmi i saj i fundit.

Ka punuar si asistente operatore ne filmat: “Guximtaret” – 197°; “Kapedani“ – 1972; Brazdat” – 1973; “Mimoza llastica” – 1973; “Operacioni Zjarri” – 1973, duke qene ne krah te regjisoreve kryesore te kinemase shqiptare, Kristaq Dhamo, Gezim Erebara, Muharrem Fejzo.


Ndahet nga jeta ne vitin 1994 nga nje semundje e rende. Kamera e saj cilesohet si lirike dhe poetike me kendeveshtrime te larmishme. Shpesh ajo levizte me elemente komike dhe humoristike duke perdorur edhe nje game te gjere ngjyrash, nje kompozicion ideofigurativ domethenes.
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne viin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena – 2009 / J. Papagjoni / f. 85 si dhe nje seleksion lajmesh nga “Gazeta Shekulli” -Tetor 2012 , interviste e zj E. Diamanti per motren e saj.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here