Në kujtim të operatorit Agim Fortuzi (1925-1997)!

0
892

#KinematografiaShqiptare  

Agim Fortuzi (1925-1997)
Operator i filmave kronikale dhe dokumentare.
Artist i merituar.

U linde ne Tirane me 6 shkurt 1925. Mori pjese ne Levizjen Antifashiste Nacionalclirimtare si korier partizan ne ceten e Dajtit. Kreu shkollen e Mesme Teknike ne Tirane. Beri nje kurs specializimi dyvjecare per kino-operator prane studiove “Barrandov” ne Prage te Cekosllavakise gjate periudhes kohore 1947-1949.

Punoi ne Ndermarrjen Shteterore Kinematografike si operator. Ne vitin 1952 beri perseri nje specializim njevjecar prane Studios Qendrore te Filmave Dokumentare ne Moske.

Me 1953 fillon pune ne Kinostudio “Shqiperia e re” qe sapo ishte celur duke u bere nje nder kinoperatoret me aktive te kinematografise dokumentare, duke xhiruar nje numer te madh suzhetesh te kinoditareve dhe 170 filma kronikale e dokumentare ne menyre te pavarur ose si bashkeautor.

Filmi i tij i pare dokumentare i pavarur ishte “Cerriku” -1956 .
Nder filmat e tij me te njohur jane: “Buke” – 1958 / “Pusi 542” – 1958 , i cili u nderua me Cmimim te Republikes/ “Ne gjurmet e shekujve” dhe “Aleksander Moisiu” – 1960 / “Kenget e te vegjelve” – 1968 / “Arti i punimit ne dru” – 1974 / “ Anes Bunes” – 1977 / “Mozaiket” dhe “Traditat tona ne lundrim” – 1980 / “Veshjet popullore shqiptare” – 1981 etj.

Per punen dinjitoze dhe nivelin e larte cilesor te filmave te tij ai, se bashku me S. Mushen jane te paret kinooperatore qe u nderuan me titullin “Artiste te merituar”.

Filma te tjere:

“1 Maj 1949” / “Ne u dashuruam me Shqiperine” – 1958 / “Nje dite ne Apolloni” (bashkeregjisor) – 1958 / “Festivali i paqes dhe i miqesise” / “Festivali boteror i rinise ne Varshave” dhe “Me kot e kini, provokacioneve greke ne kufi” – 1959 / “Zeri i paqes” – 1960 / “Te paret ne rrugen e kolektivizimit” – 1966 / “Me teper uje per token” – 1967 / “Per zhvillimin intensiv te lopes” – 1968 / “Per rendimente te larta ne miser” dhe “Per nje zhvillim me te shpejte te shpendeve” – 1969 / “Me shume perime per popullin” dhe “Kujdes” – 1970 / “Hapat e para” – 1971 / “Jehone kengesh” / “Lashtesia e nje qyteti” dhe “ Me banoret e pyjeve tona” – 1972 / “Dy endjet” / “Perla e jugut” / “Urbanistika e fshatit tone” / “Vajza pukjane” – 1973 / “Me ndertuaesit e nje vepre” / “Me njerezit e skenes” – 1974 / “Mjekja e fshatit” / “Shtegetim montatoresh” / “Qylymat tane” / “Lulet dekorative” dhe “Rruga e suksesit “ – 1975 / “Ansambli i Kengeve dhe valleve popullore ne Suedi e Norvegji” / “Ne skajin me Jugor” / “Per shendetin e popullit” dhe “Me shpejt, me larg” – 1976 / “Mendimi krijues i tekstilisteve” dhe “Kukesi i ri” – 1977/ “Ne roje te shendetit” / “Ne jemi lulet e Partise” – 1978 / “Dropulli i rilindur” / “Karl Gega” / “Minerale dhe metale per eksperte” – 1980 / “Jeta buze liqenit” – 1981 / “Energjitika” – 1983.

Pervec ketyre ai realizoi ne mbi 110 telereportazhe dhe filma dokumentare te tjere te xhiruar ne bashkeautoresi .

________________
Kinematografia Shqiptare 2013 – 2021

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here