Në kujtim të operatorit Ferdinand Karuni (1947-2020)

0
1340

Ferdinand Karuni (1947-2020)
Operatori i filmave kronikale dhe dokumentare.

Lindi ne Korce me 14 prill 1947. Kreu studimet ushtarake per oficer dhe u specializua prane Kinostudios per operator. Filloi me xhirimin e kronikave te forcave te armatosura nen drejtimin e kinooperatorit veteran Jani Nano. Filmi i tij i pare i xhiruar ne repartet ushtarake ishte permes terrenit te infektuar ne v. 1969. Ne vitin 1972 kaloi si operator ku xhiroi fillimisht suzhete te kinoditareve dhe ne vitin 1973 filmin e pare dokumentare “Derri fabrike mishi” . Alternativisht xhiron vete ose me bashkeautore shume filma me tematike ushtarake: “Kimistet”; “Kur bien sirenat”; “Artileria kunderajrore” si dhe portrete ushtaresh e oficeresh. Brenda 10 vjeteve (1975-1985) ka xhiruar afro 40 filma kronikale e dokumentare, prej te cileve 10 ne menyre te pavarur si: “Ne Kelmend dhe fshatin malor”; “Aty eshte folur me pushke dhe pene per Shqiperine” (1977); “Vallet e Bjeshkeve” (1981); “Bijte e rugicave te kalldremta” (1983); “Kur flasim per poezine” (1984); “Dje pa diell, sot pa nate” nderuar me cmim. Ne vitin 1984, kalon prane sektorit kinematografik te Ministrise se Puneve te Brendeshem.


Filma te tjere mund te permendim: “Higjena e ushtarit” (1970); “Mbrohemi duke sulmuar” (1971); “Vullnetare ne metalurgji” (1975); “Tokat e thata” (1981); “Brigada novatore” (1983); “Nje jete prane njerezve” (1984); “I coni fjale nenes” (1984); si dhe rreth 35 filma te tjere kronikale te xhiruar bashkarisht me operatore te tjere. Po keshtu nuk mund te leme ne harrese disa dhjetra suzhete per kinoditaret.
Ne fillim te viteve `90-te kthehet perseri si kinooperatore prane Qendres se Filmit te forcave te armatosura ku xhiroj shume filma te tjere me ngjarje nga jeta dhe veprimtaria e forcave te armatosura si : Shqiperia drejt NATO-s”; “Fati i ushtarit”; ”Orkestra Frymore e Ushtrise”; “Historia e keputur e nendetseve”; “Piloti i dy qiejve” etj.


Pas viteve 90, Ferdinandi ishte nje pioneer i angazhuar ne aktivitetin e porsalindur te medias audiovizuale private. Ai ishte operator dhe drejtor fotografie qe ne themelimin e TVA, ku realizoi me bashkepunetoret e tij nje mori kronikash, dokumentaresh dhe emisionesh dhe ndihmoi ne rritjen profesionale te shume te rinjve, qe sot jane figura kyc ne televizonet private. Ferdinand Karuni ka bashkepunuar ose krijuar projekte edhe me televizionet e tjera si Gjelivizion, Neser tv, Tirana Tv e Telenorba.


Veprimtaria e tij vazhdon edhe ne v. 2000 ku u perqendrua tek prodhimet mediatike private, e se bashku me skenaristin dhe mikun e tij, Ilia Dede, realizuan shume dokumentare me tematike portrete, historike, etno-kulturore apo sociale, ku spikasin: “Emathja – kerthiza e nje kombi” apo “Adriana Elini” e “Vellezerit Frasheri”. Ferdinandi ka krijuar e bashkepunuar si operator ose drejtor fotografie ne projekte te nje shumellojshmerie tematike, formati dhe audience qe variojne nga kronika problemesh sociale bashkohore, dokumentare historike etnokulturore tek talk-show politike dhe filma per femije e “puppets shows” si ne rastin e Cufo’s (te Gaqo Bushakes dhe regji te Gert Izetit). Nderroi jete me 27 tetor 2020.

________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 187; Informacioni plotesues, saktesimet nga e bija e te ndjerit tashme z. Ferdinand, Enkelejda Kejsi. Fotot jane @copyright te familjes Karuni dhe zj. Enkelejda Kejsi te cilen e falenderojme perzemersisht!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply