Në kujtim të “pionerit” te filmit Hamdi Ferhati (1918-1990)

0
617

Hamdi Ferhati (1918-1990)
Operator i pare i filmit shqiptar, para krijimit te Kinostudios.

Lindi në Tiranë, më 23 shtator 1918. Eshte njeri nga operatoret e pare shqiptare qe xhiruan kronikat politike te viteve te pas Luftes se II-te Boterore. Së bashku me bashkëkohësin, operatorin Mandi Koçi, xhiruan me nje kinokamer italiane “ETA” te mbetur si placke lufte filmin e pare kronikal shqiptar “Vizita e Komandantit ne Shqiperine e Mesme dhe te Jugut (1947) i cili u pasua me tjetrin “Hekurudha Durres-Tirane” .

Keta filmime kane nje rendesi historike per vete faktin se jane fillimtare dhe kane fiksuar ngjarje me rendesi per kohen. Xhirimiet e tij spikasin per entuziazmin , atdhetarizmin dhe kujdesin per te fiksuar ne kamera punen ndertimore, optimizmin e njerezve per te kapercyer pengesat dhe rrenimet e luftes.

Objektivi i tij ka sjellur shume pamje nga zonat e ndryshme te Shqiperise , celja e shkollave, hapja e tuneleve, rruge te reja, bukuri dhe pejsazhe alpine, bregdeti, pamje nga qytete shqiptare, ka xhiruar filma per folklorin dhe traditat kulturore artistike, per figura historike dhe personalitete te shquara.

Gjatë punës në Kinostudio xhiroi qindra suzhete kronikash, punoi si bashkautor realizues i dhjetëra kinoditarëve dhe xhiroi në mënyrë autonome rreth 90 filma kronikalë e dokumentarë, ndër të cilët: “Qyteti i 1000 dritareve” (1959), “Kënga e Rozafës” (1960), “Migjeni“ (1960); “Motive vallesh popullore” (1963) ; “Mijera vjet me pare” (1963); “Teatri ynë” (1964), “Neper rruget e drites” (1969); “Furra” 1970 etj. Te gjitha keto sherbejne sot si nje arkiv filmik i historise se popullit shqiptar, i punes dhe i transformimeve qe beheshin en Shqiperi pas Luftes se II-te Boterore. Me kalimin e viteve diapazoni i tij artistik u zgjerua, duke bere qe te nderohet me titullin e larte te kohes “Hero i punes socialiste”.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook gusht 2016 dhe u rishikua ne vitet vijues. Referenca: Seleksionim i lajmit te shkeputur nga gazeta te ndryshme on line si dhe me korigjime “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 129-130.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here