Në kujtim të operatorit Jani Nano (1927 – 1990)

0
775

Jani Nano (1927-1990)
Operator i filmit dokumentar dhe kronikal!

Lindi ne Gjirokaster me 10 korrik 1927.
Ishte nje nga operatoret e pare themelues te kinematografise dokumentare shqiptare.
Ne periudhen kohore 1949 – 1954 beri nje kurs pergaditor prane Studios Qendrore te Filmave Dokumentare ne Moske, ish BS. Menjehere pas kthimit te tij ne Shqiperi filloi xhirimin e filmave kronikale dhe dokumentare nen drejtimin e regjisorit Endri Keko, i cili beri te njetin kurs per regji. Disa suzhete i kishte xhiruar qe nga viti 1948 si bashkeautore dhe gjate qendrimit ne Moske.

Pervec qindra suzheteve te kinoditareve ku fillimisht se bashku me H. Ferhatin, A. Fortuzin, S. Mushen e me vone edhe me Dh. Lalen , mbajti nje peshe te madhe duke xhiruar edhe mbi 100 filma kronikale e dokumentare si bashkeautore ose ne menyre autonome. Vetem filma dokumentare te mirefillte si operator e me vone edhe ne funksionin e regjise – xhiroi 45 filma.

Keshtu filmi i tij i pare dokumentare ishte “Leter nga fshati” – 1956.
U dallua per shkathtesi dhe papertueshmeri nje karakteristike e vecante e tij.

Nga filmat e tij te tjere mund te permendim: “Ne festivalin e Varshaves” – 1956; “Pranvera e 9-te” – 1956; “Drite mbi Shqiperi” – 1958 qe ishte filmi i pare shqiptar i nderuar me Cmimin e Rrepublikes; “Ne shtigjet malore” -1958; “Kendojme e vallezojme” – 1959; “Me peshkataret tane” – 1962; “Te fala nga fshati” – 1967; “Po lufton Idriz Seferi” – 1984; “Asim Vokshi” – 1984; “Leter nga Komani” – 1984 etj,

Qe nga viti 1968 merret me xhirimin e disa filmave ushtarake dhe nga viti 1970 kalon perfundimisht prane sektorit kinematografik te Ministrise se Mbrojtjes duke e drejtuar kete sektor nga ana artistike dhe ne te gjitha filmat qe xhiori atje per ushtrine ishte jo vetem operatore por kreu edhe regjine e tyre.

Nder keto filma ushtarake mund te permendim: “Shigjetat e kuqe mbi nje loje ushtarake” – 1968; “Nderlidhesit – 1969; ”Keshtjella dhe dallget” – 1970; “Mbrohemi duke sulmuar” – 1971; “Per keto troje” – 1983 etj. si dhe nje numer te madh kronikash ushtarake qe perdoreshin per qellime te brendeshme ose per arkiven;
Here pas here ai u angazhua si operator edhe nga regjisoret ne Kinostudio. Ne nje ekspedite te organizuar nga Kinostudio peson nje aksident te rende automobilistik, i cili i shkaktoi vdekjen e tij mbas dy vjetesh, ne vitin 1990.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 287-288.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply