Petraq Lubonja (1929-1981)
Operatori i filmit shqiptar te Kinostudios “Shqiperia e re”
Lindi ne Korce ne vitin 1929. Ne vitin 1950 kryen liceun artistik “Jordan Misja” per pikture ne Tirane dhe fill me pas fiton nje burse studimi per operatore ne kursin dyvjecare ne Studio Qendrore te Filmave Dokumentare ne Moske.
Mbas kthimit ne Shqiperi, fillon pune ne repartin e multit ne Kinostudio ” Shqiperia e Re” duke kontribuar si njeri nga te paret formulues te siglave, titrave, kopertinave dhe vizatimeve ne filmat kronikale e dokumentare. Gjithashtu ne kete kohe , me sakte ne vitin 1959, ai ndjek edhe nje kurs tjeter specializimi per kuadrot e kombinuara ( truket) ne studion kinematografike DEFA ne R.D Gjermane.
Pasioni dhe dhuntite per fotografine e filmit, puna e pa lodhur ne kete drejtim e bene ate nje me emer ne kinematografine shqiptare. Petraq Lubonja ka xhiruar jo vetem dokumentare dhe filma kronikale por edhe disa filma artistike. Ne vitin 1967, xhiron filmin e pare artistik per te, “Duel i heshtur”, ku bie ne sy fare mire grafike e pasur, kontrastet e planeve , dinamika, perdorimi me funksione te qarta i drites ne digresionet dhe perfytyrimet e heroit.
Nje tjeter film ku bien ne sy fotografia e tij , eshte ai tek “Yje te neteve te gjata”, me nje stil epiko-dramatik , me plane te perimtura ne portretet e aktoreve, plan-detajet, sikurse edhe planet e tjera, brenda nje “stacizmi” me funksione estetike te qarta.
E ngjashme me kete paradigme vizuale eshte ajo e filmit tjeter “Operacioni zjarri” , vecse tashme krahas punes me portretin i eshte dhene shprehimesi edhe levizjes ne mjediset e hapura natyrore duke gjetur ritmin dhe hapsiren e kerkuar te aksionit filmik. Efekte filmike arrin te rrealizoje karriera e tij ne filmin “Perse bie kjo daulle” , vec te tjerave edhe fale deformacioneve ne portrete, duke e komotuar imazhin filmik ne trajtime e mbivendosje te qellimta figurative ideoemocionale.
E cliret dhe gazmore eshte fotografia ne filmin muzikal “Karnavalet”, e vemendeshme ne ndjekjen e procesit psikollogjik te filmi “Kur po xhirohej nje film”, me kahe shpesh lirike e narrative ne filmin tjeter “Tinguj te luftes”, ndersa e embel dhe poetike ne ate “Lume drite”, nder te tjera fitues i cmimit te vecante si operator ne Festivalin e pare te Filmit Shqiptar.
Fotografia e tij eshte plot fantazi dhe larmi kendesh ne filmin “Qyteti me i ri ne bote”, duke arritur nivele te larta ne trajtimin e dritehijes ne ate tek “Nga mesi i erresires” , ku kamera e tij shenjon efekte ne vleresimet e protreteve, sidomos ne temporitmin e brendeshem te heroit gjate kryerjes se aksionit, nje alternim te menduar midis monumentalitetit, imazhit te perftuar nga mjedisi dhe detajeve ne filmin “Liri a vdekje”.
Fotoja e Petraq Lubonjes shquhej nga aftesia e kuptimit te drejte te atmosferes qe lipsej krijuar ketu apo aty, nga funksionaliteti ne raport me idene rregjizoriale dhe trajtimin konkret te sekuences filmike, nga mjeshteria e kompozimit figurativ duke i dhene imazhit energjine dhe vitalitetin e deshirueshem.
Operatori i shquar, Petraq Lubonja ka xhiruar mbi 35 filma kronikale dhe dokumentare ne harkun kohor te 20 vjeteve (1960-1980) duke dhene nje kontribut te vyer ne rregjistrimin e historise e ngjarjeve te rendesishme, veprimtarive te llojllojta ne fushen shoqerore, politike, kulturore, shkencore . Filmi i tij i fundit dokumentar ishte ai per turneun e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore ne Paris e qytete te tjera franceze te titulluar “Ne skenat e Frances”. Nderron jete me 8 gusht 1981.
FILMA ARTISTIK :
Duel i Heshtur (1967)
Përse bie kjo daulle (1969)
Gjurma (1970)
Kur zbardhi një ditë (1971)
Yjet e netëve të gjata (1972)
Operacioni Zjarri (1973)
Krevati i Perandorit (1973)
Qyteti më i ri në botë (1974)
Lumë drite (1975)
Tingujt e luftës (1976)
Fijet që priten (1976)
Manumenti (1977)
Pas gjurmëve (1978)
Nga mesi i errësirës (1978)
Pranvere ne Gjirokaster (1978)
Liri a vdekje (1979)
Karnavalet (1980)
Kur po Xhirohej një film (1981)
DOKUMENTARE:
Sy shqiponje (1963)
Maleve me dëborë (1966)
Kënga të buçasë (1966)
Me ritmin e jetes (1970)
Artet Figurative me temen e LANCL (1970)
Neper rruget e nje qyteti (1974)
Manifestim i folklorit tone
Cirku yne
Flladi i Nentorit
500 vjet i heroit Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut
Shenim: Ka qene edhe piktor i dokumentarit “Pranvera e 9-te” (1956)
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne gusht 2016 ne Facebook
Referenca: “Enciklopedi, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / f.275 / Seleksionim i lajmeve te ndryshme on line.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw