Në kujtim të regjisores Drita Agolli (1925-2017)

0
1260

Drita Agolli (1925-2017)
Regjisore e teatrit, aktore, pedagoge aktrimi.

Lindi me 2 qershor 1925 ne Maqellare Peshkopi.
Ka vazhduar per tre vjet gjimnazin “Nena mbreteresh”, ku me pas ne vitin e fundit e kaloj ne ilegalitet duke marre pjese ne Luften Antifashiste Nacional – Clirimtare. Ne vitin 1950 hyn ne Teatrin Popullor. Roli i saj i pare eshte i Marielit ne dramen “Zeri i Amerikes” te B. Llavrenjevit, fill me pas 1 vit me vone ne 1951. Ne periudhen kohore 1954 – 1956, ndjek studimet e larta ne Insitutin e Arteve te Bukura te Bukureshtit ne Rumani per skenografi dhe kostumografi teatri.

Ajo i vijon deri ne vitin 1960 studimet universitare per rregjizure ne Insitutin Shteteror te Artit Teatror GITIS, ne Moske B.S, duke qene keshtu regjisorja e pare grua e diplomuar. Punon disa vite si aktore dhe rregjisore ne Teatrin Popullor. Ndihmesen me te madhe e jep si pedagoge e mjeshterise se aktorit dhe shefe katedre e deges se drames ne Insitutin e Larte te Arteve duke pergaditur mjaft artiste te shquar ne skene dhe ne ekran.

Si aktore ajo ka interpretuar disa role ne Teatrin Kombetar: Gertruda ne “Tragjedia e Hamletit” te Shekspirit (1961); Klea ne “Dhemlpra dhe rrushte” te Figueredos (1961); Ortensia ne “Zonja e bujtines” se Carlo Goldonit (1962) ; ka interpretuar role kryesore edhe ne shfaqjet “Otello” si Blanka; “Mbi germadha” si Drita; “Qeni i kopshtarit” ne rolin e Anardes; “Karnavalet e Korces” si Dona Lucia etj.

Drita Agolli eshte nje rregjisore me prirje dhe shije per kah konceptimit
poetiko-dramatik te vepres skenike. Me dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” te Jakov Xoxes prej Kudret Velces ne vitin 1975, ajo arrin te realizoje nje shfaqje epope, ku ndihet permasat e spektaklit popullor, masiv, me tone epike dhe tragjike.

Frymemarrja dhe gjeresia e paraqitjes se shtresave te ndryshme sociale, ritmi i brndeshem , vizatimi perkore i hollesive shprehese ne mjediset jetesore, kostumografia tipizuese, xhestet dhe ojnat percuese tek aktoret ne voli te figurave artistike, gjithashtu karakteri paradigmatik i detajit te kthyer ne gjetje rregjizorjale (karroca, shtepi, fat dhe mallkimi i Pirro Shpiragut) ishin tiparet e veresuara nga kritika ne regjizuren e Drita Agollit . Tipare te tilla shfaqen si stil edhe ne shfaqje te tjera.

Nje nga arritjet e ndjeshme te regjizores ishte edhe drama “Intrige dhe dashuri” te Shilerit (1979) me nentitullin Luiza Miller, duke i kushtuar nje rendesi te vecante atyre aneve te cilat ndihmuan ne zberthimin e botes se brendeshme te personazheve , perputhur nje koncepti e qasje rregjizorjale qe i lidhte rrethanat historike, mjediset si dhe konfliktet e thuketa sociale e morale qe paraqiste vepra e njohur dramatike e Shilerit ne nje rrafsh bashkekohesie deri me thekse politike.

Ne vitin 1980 ajo i jep nje tjeter dimension drames se S. Pitarkes “Familja e peshkatarit” vene ne skene nga teatri “Skampa” Elbasan. Ketu ajo ngulmoj dukeshem ne patosin e brendeshem dhe frymen heroike qe mbart vepra, e ngamuar, sigurisht edhe nga vete parapelqimet e saja artistike.
Mendimi dhe figura ne disa shfaqje te Drita Agollit zhvillohen ne trajten e nje lajtmotivi, si vegim dhe tingellime kryesisht poetike, shpesh metaforike, me detaje sinteze, si psh ne “Marjana Pineda” te Lorkes ne Teatrin e Beratit ne vitin 1989 , ose nje raport kontrapunktual, ku brishtesia shpirterore, arsyeja dhe dashuria percudnohen e dhunohen nga instikti , vrazhdesia dhe ndjenja e poshterimit si psh tek “Ura” e M. Jeros ne vitin 1972 ne Teatrin e Insitutit te Larte te Arteve dhe me tutje tek “Njeriu, virtyti dhe kafsha” te Pirandelos ne Teatrin Kombetar (2000);

Zonja Agolli ka vene ne skene gjithashtu operen “Vjosa” ne Teatrin e Operas dhe Baletit ku spikati trajtimi i forte dramatik i mases se korit.
Drita Agolli ka kontribuar edhe ne mendimin teorik e kritik per teatrin shqiptar ne disa artikuj. Ka shkruar librin “I paemri” (1997). Vetem ne vitin 2001 mbas shume kohesh iu dha titulli “Mjeshtre e madhe e Punes” . Qe nga viti 1985 mban titullin e nderuar “Artiste e merituar”

Shfaqje te tjera si rregjizore :
1963 – Shterngata
1965 – Llampa e neonit
1967 – Toke e zjarrte
1978 – Pabesia
1981 – Njerezit e thellesive
1984 – Djali plangeprishes
1988 – Shenomeni dhe mua

U publikua me pare ne faqen Facebook ne qershor 2016, dhe u rishikua ne vitet vijues.

__________________
Referenca: Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare (2009) J. Papagjoni /f. 8-9 / 60 vjet Teatri Kombetar (1945 -2005) F. Slatina / f. 58.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here