Gjergj Vlashi (1928-2020)
Regjisor, shkrimtar
U lind në Durrës më 13 korrik të vitit 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në qytetin e tij të lindjes. Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si “Nën gështenjat e Pragës’, “Prefekti”, “Çani hoxhë”, etj. Ne kete moshe u mor me teatrín amator dhe në vitin 1953 është emëruar madje regjisor në klubin detar “Mujo Ulqinaku”.
Në vitin 1957 caktohet regjisor i shtëpisë së kulturës dhe në vitin 1960, kur krijohet estrada profesioniste, emërohet regjisor i saj dhe punon me atë trupë deri në vitin 1990 kur del në pension.
Në karrierën e tij të gjatë, ka vënë në skenë mbi 100 premiera, kryesisht me trupën e Durrësit. Perveç saj, ka punuar dhe me trupat e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Lushnjes, Pogradecit, Estradës së Ushtarit etj. Ka vënë në skenë dy premiera me studentët e Artit Dramatik të Akademisë së Arteve ku ka qenë disa vite pedagog i jashtëm.
Ka marrë pjesé në shumë festivale estradash dhe ka fituar shumë herë çmime me trupën dhe duke zéné vendin e parë si regjisor. Ndër çfaqet e tij më të mira mund të përmendim, “Kush e ka rradhën”, “Me kamxhikun e satirës” (me krijimtarinë e Fan Nolit), “Album satirik” (me krijimtarinë e Ismail Kadaresë), “Sofra ballkanike” etj.
Në vitin 2000 ftohet në festivalin e Kajros pér të mbajtur temën “Regjisura në Shekullin e Njëzetë” dhe për të marë pjesë në Festivalin Eksperimental egjiptjan.
Në vitin 2002 ftohet në Festivalin “Buzeqeshjet e Europës” në qytetin verior italian te Civilidade të Friulit ku, një trupë italiane, shfaq komedinë e tij “Xhaketa”
Si shkrimtar ka botuar 17 libra; gjashtë romane, tetë vëllime me tregime dhe katër libra për fémijë. Ka shkruar disa skenarë filmash. Zotëron shtaté gjuhë të huaja dhe është marrë edhe me pérkthime duke botuar libra të Kafkës, Buxatit, Saramagos, A. Kristit, dramën e Aleksandër Moisiut “I burgosuri”, dy antologji – njërën té tregimit hispanoamerikan dhe tjetrën të tregimit austriak të shekullit të njëzetë – si dhe dy drama të Pirandelos.
Trupa e Teatrit të Durrësit ka shfaqur komedinë “Dy vëllezër e gjysëm”, kurse Teatri i Kukullave pjesën pér fëmijé “Zemërimi i komçave” me të cilën zuri vendin e parë në festivalin e Pogradecit në vitin 2007.
Nderroi jete me 4 tetor 2020 ne moshen 92 vjecare.
Regjisori i nderuar la pas bashkeshorten Shpresa Velajn, mësuese, dhe dy djem, Zefin i cili është piktor dhe jeton në SHBA e Florianin, violinist në “Orquesta Sinfónica de Galicia” (Spanjë) dhe drejton “Grupo Instrumental Siglo XX”.
Disa nga veprat e autorit:
– Romane
Njeriu i netëve të vjeshtës
Damian P.
Ai, ajo dhe vdekja
I ngujuari dhe hija
Udhetimi yt mbyllet me klithma
Kulla e Zhabinëve
– Vëllime me tregime
Pesë dritaret
Muzikë nate
Të shtunën pasdite
Netë të ftohta në bregdet
Tregimi i ëndërruar
Tregime të zgjedhura
Bonsai me tregime I
Bonsai me tregime II
– Letërsi për fëmijë
Dhjeté pa dy
Lokomotiva e vogël
Një ditë e gjatë vere
Djemtë e zgalemit
– Teatër & Komedi
Dhoma Nr. 13
Komploti i grave
Dy véllezër e gjysëm
Gjergj Vlashi është nderuar me titujt:
1994 “Artist i Popullit”.
1994 Çmimin “Torra” si personalitet i vitit.
1999 “Nderi i Qytetit”
1999 “Njeriu i Shekullit për qytetin e Durrësit”
2006 çmimin nderues nga Biblioteka e Qytetit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.
2008 “Qytetar Nderi i Durrësit”.
2012 “Mjeshtér i Madh” titull dhënë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Awards
Gjergj Vlashi, vlerësimet (titulos):
1994 “Artist i Popullit” (Artista del Pueblo)
1994 Çmimin “Torra” si personalitet i vitit. (Premio “Torra” como la personalidad del año)
1999 “Nderi i Qytetit” (El Honor de la Ciudad)
1999 “Njeriu i Shekullit për qytetin e Durrësit” (El Hombre del Siglo para la ciudad de Durrës)
2006 çmimin nderues nga Biblioteka e Qytetit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.
(El premio honorífico por la Biblioteca de la Ciudad en el Día Internacional del Libro)
2008 “Qytetar Nderi i Durrësit” (Ciudadano de Honor de Durrës)
2012 “Mjeshtër i Madh” dhënë nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. (“Gran Maestro” acordado por por el Presidente de la República de Albania, Bamir Topi.
2017 – “Nderi i Kombit” dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani
Urdhërin Nderi i Kombit.
10 maj 2017
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: gjergjvlashi faqja zyrtare ne facebook
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw