Në kujtim të regjisorit Gjergj Xhuvani (1963-2019)

0
2786

Gjergj Xhuvani (1963 – 2019)
Regjisor, skenarist, producent .

Lindi në Tiranë me 20 dhjetor 1963. Ne kontakt me kinemane shqiptare ai ka rene qe ne vitin 1981, kur fillon si aktor (ndonese episodik) ne filmin televiziv “Edhe ne luftuam”; Kater vjet me vone do interpretoje nje tjeter rol episodik ne “Hije qe mbeten pas”. Nje rol tjeter episodik ka edhe ne filmin “Apasionata” – 1983. 


Djali i shkrimtarit te mirenjohur Dhimiter Xhuvanit. Në vitin 1986 diplomohet në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në Kinostudion “Shqiperia e Re”.
Filmi i tij i pare si regjisor vjen në vitin 1991 , “Bardhë e zi” film me metrazh te shkurter.

Ne vitet `90-te do te punoje si regjizore edhe ne filmat “E diela e fundit” (1993); “Nje dite nga nje jete” (1994) dhe “Dashuria e fundit” (1995)
Me filmin “Funeral Business” qe edhe nderohet me Cmim te vecante ne festivalin e XI-te te Filmit Shqiptar, ben nje hap cilesor duke trajtuar vrazhdesine e jetes, krimit dhe cekuilibrit social te vitit 1997.

Me pas eshte regjisor i filmit “Parrullat” (Slogans) – 2001, filmi kritikon diktaturen dhe ideologjizmin e tejskajshem te shoqerise shqiptare. Pikersiht ky film arriti te hyje e te fitoje cmim ne seksionin e veprave te para te Festivalit te Kanes si dhe fitoj Cmimin e madh (Grand Prix) ne Festivalin Nderkombetar te Filmave ne Tokyo.
Vazhdon me tutje me filmat “I dashur armik” (2004) dhe “Lindje perendim, lindje” (2008).

Ne vitin 2011 realizon telefilmin me seri “ne kerkim te kujt”
Xhuvani me filmin “E diela e fundit” (1993) ka marre Cmimin e vecante te jurise per filmat me metrazh te shkurter ne Festivalin Mesdhetar te Filmave ne “Bastillie 93”. Ndersa me filmin “Dashuria e fundit” ka fituar cmimin regjia me e mire ne Festivalin e 10-te te Filmit Shqiptar.


Bashkeshortja, aktorja Luiza Xhuvani, ka qene protagoniste pothuajse ne te gjitha filmat me regji te tij. Ndahet nga jeta me 14 gusht te vitit 2019, mbas nje semundje te rende.

Skenarist i filmave
Bardh e zi – (1991)
E diela e fundit – (1993)
Një ditë nga një jetë – (1994)
Dashuria e fundit – (1995)
Funeral Business – (1999)
Parullat -(2001)
I dashur armik – (2004)
Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri

Producent i filmave
Një ditë nga një jetë – (1994)
Funeral Business – (1999)
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” / Papagjoni J. / Toena 2009 / f. 550, 551. Si dhe nje seleksionim i lajmeve te ndryshme te mbledhura on line.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here