Në kujtim të regjisorit Qerim Mata (1934-2019)!

0
953

Qerim Mata (1934 – 2019)
Regjisor, i filmave kronikale dhe dokumentare!

Lindi në Tiranë, më 20 tetor 1934. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve për aktor, filloi punë në kinostudion “Shqipëria e re”. Punoi si asistent regjisor ne filmat “Guximtaret” (1971) dhe “I teti ne bronx” (1979), ne kete te dytin interpretoi edhe si aktor rolin e spiunit Lefter Lefteri.

Si regjisor i pavarur realizoi filmin muzikor “Udhetim ne pranvere” (1975), falë një strukture të lehtë subjektore-rrugëtimit të një çifti të dashuruarish nëpër peizazhet industrial, bujqësore e mjedisore të vendit solli disa nga këngët më të bukura të kohës.

Në vitin 1972 xhiroi po ashtu si regjisor i pavarur filmin dokumentar “Motive dibrane”, i cili u pasua nga 45 të tillë me tema, subjekte e motive të larmishme , derisa doli ne pension ne vitin 1986.

Nder te tjere bejne pjese: “Neper rruget e nje qyteti” – 1974 / Spartakiada e trete kombetare – 1979 / “Nje det i hapur” – 1975 / “Lufton djali, lufton plaku, lufton Mujo Ulqinaku” – 1979 / “Vreshtaria” – 1981 / “Teatri partizan” – 1981 / “Porti i Durresit” – 1982 / “Shtypi yne i luftes” – 1982 / “Nje dite ne trase” – 1984 / “Spartakiada” – 1984 / “Lumi i jetes” – 1984 / “Tregim per njeriun e punes” – 1985 / “Me detaret e linjave te largeta” – 1988.

Ajo që krijon profilin e tij është lëvrimi i filmit dokumentar, ku vendin kryesor e zënë shqetësimet dhe problemet që lidhen me jetën e përditshme të njeriut të kohës.

Në vëmendjen e tij janë afruar edhe tema të tjera, qoftë ato nga historia dhe heronjtë e saj, nga shkolla dhe mësimdhënia, fizkultura dhe sportet, arti dhe bukuria e tij e deri te mjediset dhe peizazhet joshëse të vendit. Një mori reportazhesh bëjnë pjesë në ndihmesën e tij ndaj këtij lloji të filmimeve televizive ku mund të përmenden: “Reportazh në zonat e dëmtuara nga tërmeti” – 1979, “Tërmeti u mposht” – 1979.

Filma te tjere: “Kujdes, kujdes” – 1972 / “Dekadat e majit” – 1973 / “Fierze” – 1973 / “Pushteti qe lind nga gryka e pushkes” – 1974 / Neper unazen e metalurgjikut” – 1974 / “Sulmon kudo me furi” – 1974 / “Gjithmone ne rreshta” – 1974 / “Shoku Enver Hoxha, viziton ekspoziten Shqiperia sot” – 1974 / “Laci, qyteti industrial” – 1975 / “Mesojme dhe punojme” – 1976 / “Fshati Llukaj” – 1976 / “Orkestra Instrumentale Popullore e RP Kines” – 1977 / “Fierza” – 1978 / “Koncertet e majit” – 1978 / “Ekspozita Shqiperia sot” – 1979 / “Zbatoni me rreptesi rregullat e sigurimit teknik” – 1980 / “Rruga e lavdishme” – 1981 / “Udheve te hekurta” – 1982 / “Ne rruge te reja “ – 1983 / “Manifestim i madh” – 1984 / “Ne Permetin historik” – 1984 / “Me driten e Enverit” – 1985 / “40 vjetori i B. Profesionale te Shqiperise” – 1985 / “Mbledhja e KP te Frontit Demokratik” – 1986 / “Me Enverin ne Kongrese” – 1986 / “Delegacioni tregtar grek” – 1986 / “Nje jete, nje epoke” – 1986 / “Gadishmeri, vendosmeri, unitet” – 1986.
Ndahet nga jeta me 20 mars 2019.
___________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin  2013
Referenca: Enciklopedia e Filmit Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 258-259.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here