Në kujtim të skenaristit të filmit Peçi Dado (1935-1981)

0
964

Peçi Dado (1935-1981)
Kinodramaturg i filmit shqiptar dhe gazetar.

Lindi me 27 mars 1935 në fshatin Ogren, të rrethit të Përmetit. Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në Tiranë, filloi punën si redaktor në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe mbas një viti u emërua shef sektori. Gjatë kësaj periudhe të karrierës në gazetari boton një numër të madh reportazhesh dhe tregimesh artistike që vlerësohen me çmime Kombëtare.

Në vitin 1960 fillon studimet e larta për kino-dramaturgji në Moskë të cilat për rrethanat e kohës pas prishjes se marredhenjeve me B.S i vazhdon në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë. Punimi i tij i Diplomës, i pari i këtij lloji në vend, do të jetë mbi dramaturgjinë e filmit.

Pas diplomimit fillon punën si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e re” ne byrone e skenareve ne vitin 1961.

Më vonë do të jetë edhe Drejtor i Drejtorisë së Skenarit pranë Kinostudios. Të shumtë kanë qenë filmat artistikë për të cilat ai ka shkruar skenarët. Disa nga këto janë vlerësuar edhe me çmimin e Republikës.

Filmi i tij i pare si redaktor ishte “Detyre e posacme” – 1963, ndersa skenari i tij i pare ishte filmi “Toka jone” (1964). Gradualisht ai u be skenaristi me prodhimtari me te madhe, me te larte dhe dinjitoze duke fituar perhere e me teper nje autoritet te padiskutueshem ne qarqet artistike , per mendimin e thelle, pjekuri profesionale dhe skenare te suksesshem.

Skenaret me te sukseshem ishin ato te filmave: “Ngadhenjim mbi vdekjen “ – 1967 / “Gjurma” – 1970 / “ABC…ZH – 1971 . Ne keto skenare ishte bashkeautore me regjisoret por ndihet dora e tij si kinodramaturg .

Skenarin e pare me subjekt te tij e shkroi per filmin “Ne fillim te veres” – 1975. Ky skenar fitoi Cmimin e Dyte ne konkursin letraro-artistik (1974) dhe autori u nderua gjithashtu me Cmimin e Rrepublikes te Shkalles se Pare, ndersa vete filmi fitoi Cmimin e Pare ne Festivalin e Pare te Filmit Artistik Shqiptar – 1976.

Skenari i tij me i goditur ishte “Udha e shkronjave” , nje film televiziv me bashkeautor Vladimir Priftin . Per stilin konciz dhe dialogun e kursyer e me kolorit, skenaristet u nderuan me Kupen e Festivalit te Trete te Filmit Shqiptar per komponentet dhe vete filmi fitoi Cmim te vecante (1979). Edhe filmi “Qortimet e vjeshtes” ku P. Dado eshte bashkeautor i skenarit me regjisorin K. Dhamo, u nderua me Cmimin e dyte ne Festivalin e Peste te Filmit Shqiptar.

Peci Dado eshte autor ose bashkeautor i mbi 12 skenareve te filmit artistik e televizive: si “Kryengrtije ne pallat” – 1972 / ‘Ilegalet” – 1976 / “Apasionata” – 1983 / “Kush eshte vrasesi” (titulli i origjinalit “Sekreti i paqetes Porti”) realizuar ne vitin 1989 (pas vdekjes).

Gjithashtu shkroi skenare edhe per filma dokumentar qe paten sukses si: “Ne rrjedhen e jetes” (1965) / “Kenga te bucase” (1966); “Ata nuk vdesin” (1966); “Rritje” (1967); “Vater dije, vater lirie” (1975) e te tjere.

Peci Dado ishte nje njeri dinjitoz me kurajo artistike dhe qytetare i cili, mbrojti me guxim pikepamjet per te mos lejuar censurimin ekstrem te skenareve te tij dhe te tjereve.
Fatkeqesisht pati nje jete te shkurter, ndahet nga ajo nga nje atak kardiak në 24 Maj 1981, ne kulmin e pjekurise se tij artistike gjatë përgatitjeve të xhirimit të filmit “Qortimet e vjeshtës” duke lënë disa dorëshkrime skenarësh që do të realizohen pas vdekjes së tij.

Kinematografia Shqiptare humbi keshtu njerin nga kinodramaturget me te afte i cili dha shembullin dhe celi rrugen per pergaditjen e nje numri skenaristesh te tjere se bashku me Kico Blushin, Natasha Lakon, Vath Koreshin, Nexhati Tafen etj. mbajti peshen me te madhe te kinodramaturgjise shqiptare.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 25 mars 2022
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 83-84

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here