Nexhmije Pagarusha (1933-2020), “Bilbili” i Kosovës!

0
1373

Nexhmije Pagarusha 1933-2020
Kengetare e shquar dhe aktore shqiptare.

“Primadona e Melosit Popullor” – “Bilbili i Kosoves”
Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: “Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e Këngës Shqipe”, “Primadona e Melosit Popullor”, “Ema Sumak Shqiptare”, “Madam Butterfly”, “Fyti i Kristalte”, etj.

Mori shumë çmime, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”.
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një.

Nexhimje Pagarusha ishte edhe aktore e talentuar pervecse kengetare, ku interpretoj me mjeshteri ne Filma dhe shfaqje Teatrale.
Qe nga 1967 kur debuton ne “Dasma e pergjakur” e deri ne v. 1997 ne “Vrasesit bejne dasme naten” i numerohen ne mbi 10 filma te interpretuar me sukses. Nderkohe ne muzike si kengetare, karriera e saj ka arritur majat me te larta te suksesit, si qofte ne zhanrin e muzikes se lehte, ne opera ashtu edhe ne ate popullore.

Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë. Ishte në jurinë e festivalit “Kënga Magjike 2005”. Ishte këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.
Veprat muzikore. Ndahet nga jeta me 7 shkurt 2020

Disa nga këngët e saj:
“Baresha“
”Ani mori nuse”
”Mora testin”
“Kur më shkon si zog n’hava”
“Kur më del në derë”
”Ke selvitë”
“Ç’u ngrit lulja në mëngjes”
“Çil njat zemër plot kujtime”
“Dallëndyshe”
“Një lule”
“Zambaku i Prizrenit”

Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore:
“Dasma e përgjakur”, (1967)
“Jugovizioni” (1973)
“Gëzuar viti i ri” (1976)
“E kafshoja terrin” (1977)
“I ikuri”. (1980)
“Tre vetë kapërcejnë malin” (1981)
“Lepuri me pesë këmbë”
“Fluturimi i Micakut”
“Daullet e të çmendurve”,
“Rexha i nënës në grazhd të kalit”
“Vrasësit bëjnë dasmë natën” (1997)

___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here