Nikolla Zoraqi (1929 – 1991) | Përkujtimore!

0
2361

Nikolla Zoraqi (1929-1991)
Kompozitor, Artist i popullit!

#KinematografiaShqiptare  #MuzikaShqiptare   #Kompozitoret

Lindi ne Tirane me 24 janar 1929.
Eshte ndër kompozitorët që kanë dhënë një ndihmesë të madhe gjate karrieres se tij dhe me shumë vlera në zhvillimin e muzikes sone shqiptare.

Kompozitor i njohur, autor i mjaft pjesëve dramatike për solist, kor e orkestër, shumë baladave, operetave për fëmijë, bashkë me 6 uvertura, 6 koncerte për violinë dhe orkestër, 4 balete, 30 opera etj. Provoi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, që nga kënga tek opera, nga miniatura instrumentale tek koncerti, baleti e simfonia. Në të gjitha këto gjini pati arritje të rëndësishme.

Veprat e tij janë luajtur nga formacione të rëndësishme të muzikës shqiptare, nga Orkestra e TOB, Orkestra e RTSH etj.
Krijimtaria e tij muzikore përfshin shumë fusha njëherësh, pothuajse në të gjitha gjinitë muzikore, sic u tha pak a shume edhe me lart qe nga përpunimi i këngës popullore, këngë të lehta për fëmijë, muzikë simfonike që nga pjesët e vogla instrumentale e deri në rapsoditë, koncertet e poema simfonike. Është autor i vepra të mëdha skenike, opera e balete si: Baleti “Cuca e maleve”, “Ritme e ndjenja punëtore”, “Historia e një kënge”, “Tokë e pamposhtur”, “Shota dhe Azem Galica”, “Joniada”, operat “Komisari”, “Paja”.

Ashtu si ndodhi rëndom në periudhën kur ai krijoi, një vëmendje të veçantë Zoraqi i kushtoi krijimit të një muzike me karakter të theksuar kombëtar, në krijimin e karaktereve shqiptare e të figurave të rëndësishme kombëtare.

Këtu mund të përmendim vepra të tilla si “Komisari”, “Shota e Azem Galica”, “Cuca e maleve”, “Gjorg Golemi”.

Pervec veprimtarise tjeter muzikore , ka kompozuar edhe muziken e filmave artistike: “Vitet e para” – 1965; “Duel i heshtur” – 1967; “ Cuca e maleve” – 1974; “Pas gjurme ve” – 1978.

Ai gjithashtu dha nje kontribut edhe ne Festivalet ne RTSH duke marre pjese per here te pare si kompozitor ne festivalin e 3-te te vitit 1964 (shih skeden si me poshte).

Eshte fitues i cmimit te pare te ketij festivali ne v. 1969 me kompozimin e kenges “Dhurate per ditelindje”, dhe ne vitin 1970 me “Shtepia ku lindi Partia”. Nderroi jete me 9 nentor 1991.

Ne Festivalet e Kenges ne RTSH kompozoi kenget si me poshte:
1964 / Fest. 3-te – E thur sot këngën time
1966 / Fest. 5-te – Kenga jone e re dhe Nenave shqiptare.
1967 / Fest. 6-te – Me e reja komuniste shqiptare
1969 / Fest. 8-te – Dhurate per ditelindje (fitues) dhe Me lart frymen rrevolucionare (cmimin e trete)
1970 – Fest. 9-te – Te pres ne tetor dhe Shtepia ku lindi Partia (fitues)
1973 – Fest. 12-te – Marshon Shqiperia
1976 – Fest. 15-te – Kenge per Tiranen (cmim i trete)
1978 – Fest. 17-te – Me Partine ne cdo shterngate
1980 – Fest. 19-te – Nen yje prisnim vitin e ri.

____________
Kinematografia Shqiptare  qe ne vitin 2013
Seleksionim i lajmeve te nxjera online si dhe shenime per festivalet e kenges. Fotot jane “courtesy of google”

 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here