Bujar Kokonozi
Operator, mban titullin “Artist i merituar”
Lindi ne tirane me 19 dhjetor 1948 ku kreu edhe shkollen e pergjithshme dhe teknike ne degen e ndertimit.
Pasioni i tij per artin dhe fotografine beri qe ne vitin 1971 te filloi pune ne Radiotelevizionin Shqiptar. Pervetesoi shpejt mjeshtrine e operatorit duke filluar fillimisht ne kete pozicion me xhirimet ne studio.
Filmi i tij i pare dokumentar televiziv jashte studios ishin “Heronjte e vigut” i cili nuk u shfaq per censurimin qe u be nga organet e kohes. Vazhdoi me regjistrimin e emisioneve te ndryshme per femije, telereportazhe, koncerte, teledrama etj. ne te cilat u dallua per mjeshtri artistike dhe nivel profesional te kameras duke u bere nje nga operatoret me te suksesshem te televizionit. Xhiroi paralelsiht edhe filma artistike ne te cilat spikati niveli i larte i fotografise dhe kompozicionit per te cilat ne vitin 1991 iu dha titulli i nderit “Artist i merituar”.
Nga filmat mund te permendim: “E fshehta e nje nate” (1978) / “Gjyshi partizan” (1978) / “Agimet e stines se madhe” (1981), nje film me 5 seri i cili u nderua me diplome te vecante ne Festivalin e Filmit Shqiptar – 1983, ndersa vete operatori mori nje cmim per komponentet.
Filma te tjere televizive dhe telekomedi: “Shoke te nje skuadre” (1984) / “Kronike e atyre viteve” (1986) / “Rikonstruksioni” (1988) / “Inxhinjeri i minieres” (1988) / “Une e dua Eren” (1990) / “Revolja e humbur” (1995).
Me vone ai realizoi edhe dokumentare “Midis fames dhe fatalitetit” (1992) / “Arratisja” (1885) / “Pertej tingujve” (1996) / “Kadri Roshi ne fabul” (1998) / “Shqiptaret” (1999) .
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 201
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw