Operatori dhe fotografi Bashkim Asllani!

0
1535

Bashkim Asllani
Operator dhe fotograf i Kinostudios “Shqiperia e re”

Lindi ne Tirane me 26 prill 1944. Mbaroi shkollen e mesme te pergjithshme “Sami Frasheri” si dhe ndoqi per kater vjet Insitutin e Larte per gjuhe-letersi. Punoi nje vit korrektor ne gazeten “Zeri i Popullit” dhe ne vitin 1968 emerohet ne Kinostudion “Shqiperia e Re” . Me 1972-1973 kryen nje kurs teorik per asisten operator . Nga viti 1972 deri ne v. 1980 punon si asistent operator ne rreth 15 filma artistike.

Fillon xhirimet e para si kinooperatore ne kinoditare dhe filma kronikale. Nga viti 1973 xhiron filmin e pare dokumentare si operatore i pavaruar “Fierze `73”. Realizoi gjithsej si operatore rreth 20 filma dokumentare. Nder filmat e tij me te suksesshem bejne pjese “Drite ne tunel” (1976); “Bilbili i laberise” (1977); “Thesare nen pisha” (1977); “Shkrimtari militant” (1997); “Perse keshtu “(1997); “Te zhdukurit” (1997) i cili fitoi nje cmim per filmat arkivore ne SH.B.A;

Ne te njejten kohe, merret me xhirimin e subjekteve te kinoditareve dhe filmave kronikale si autore ose bashkeautore.
Ne vitin 1980 xhiroi filmat e pare artistike: “Vellezer dhe shoke”; “Pas vdekjes”; duke vazhduar me vone edhe me 14 filma te tjere, nder te cilet jane: “Qortimet e vjeshtes” (1981), film qe fitoi cmim te dyte ne Festivalin e Filmave Shqiptar; “Nje emer midis njerezve” (1983); “Zemra e nenes” (1993) si bashkeautore, fitues i cmimit te pare ne Festivalin e 10-te te Filmit Shqiptare etj.
Eshte vleresuar si nje nder operatoret me te mire me rastin e 40 vjetorit te Kinematografise Shqiptare.

Si fotograf ai ka celur nje ekspozite fotografike vetja me 1997 , foto b/z nga ngjarjet kryesore te vitit `97 si dhe nje album me fotografi per Qendren Kombetare te Fotografise. Eshte perfaqesuar me fotografine artistike “Djepi” ne Ekspoziten Fotografike Nderkombetare “Marubi 2000” . Mbas vitit 2000, punon si operator ne stacionin privat televiziv Top Channel ne Tirane.
__________________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013 
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T, Hoxha / f. 27-28.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply