Operatori i filmit Niko Treni.

0
1096

Niko Treni
Operator i filmave kronikale, dokumentare dhe artistik.

U lind ne Tirane me 9 tetor 1947. Ka mbaruar studimet ne Universitetin Shteteror te Tiranes per histori-gjeografi.
Qe ne fillim te viteve `70-te , fillon te punoje ne Kinostudio duke xhiruar fillimisht kinoditaret e me vone ju kushtua pothuajse krejtesisht filmit kronikale dhe dokumentare ku dha nje kontribut te cmuar ne realizmin e rreth 25 filmave deri ne v. 1990, ku mund te permendim:
“Drejt mjeshterise” – 1979; “Ku burojne melodite” – 1980; “Banesat popullore” – 1981; “Volejbollistet kooperativiste” – 1981; “Novatoret e drurit” -1982; “Helmes 84” – 1984; “Dite ne trase” – 1984; “Lumi i jetes” – 1984; “Brigjeve te Prespes” – 1985; “kur nis nje kenge rinie” – 1985 ; “Fanfara e te vegjelve” – 1985; “Dritat e diturise” – 1987; “Me detaret e linjave te largeta” – 1987; “Novatoret e portit” – 1987; “Muzika ne Arberi” – 1988 nderuar me Cmim te Dyte; “Keshtjella e kengeve” bashkeautore nderuar me Cmim te Pare ne Festivalin e Filmit Dokumentare etj.

Nderkohe xhiroi si bashkeautore edhe filma artistike si “Kryengritje ne pallat” – 1972 / “Itendenti” – 1980 / “Gezhoja e vjeter” – 1980 / “Dritat e qytezes” – 1982 / dhe filmin e fundit te xhiruar prej tij, “Shembja e idhujve” – 1985.

Filma te tjere: “Cermenika” – 1973; “1 maj 1973”; “Ansambli Marinela ne Shqiperi” – 1979; si dhe rreth 10 filmave te tjere . Eshte marre gjithashtu edhe me xhirimin e disa subjekteve dhe personaliteteve te ndryshme per qellime arkivore.
Vazhdon te ushtroje profesionin e kameramanit dhe aktualisht punon ne stafin drejtues te “Nilor- Film Production”
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013 
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 396

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply