Operatori i filmit televiziv Stefan Gajo!

0
1381

Stefan Gajo
Operatori i Radio Televizionit Shqiptar, drejtor i fotografise ,
“Artist i merituar”!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi ne Tirane me 16 shtator 1942 ku kreu shkollen e mesme te pergjithshme. Ka mbaruar studimet e lart ne Insitutin pedagogjik dyvjecare per matematike-fizike.

Ne vitin 1969, fillon pune ne TVSH duke punuar fillimisht per rreth 2 vjet si operator direkt ne studio . Nga viti 1971, fillon xhirimet jashte televizionit neper rrethe te ndryshme te vendit duke realizuar si operator disa teledrama, teletregime programe te ndryshme artistike etj nder te cilat dallohet per anen figurative sidomos tek teledrama “Zekthi”.

Ka realizuar filmin e pare dokumentare si operatore mbi kengetaren lirike Tefta Tashko Koco, film qe i hapi rrugen drejt suksesit ne xhirimin e filmave artistike televizive. Filmi i tij i pare ishte njekohesisht edhe seriali i pare televiziv “I treti” (1978) si bashkeautore . Me vone realizoi edhe filmat “Goditja” (1980) si dhe “Nje telegram nje kenge” (1982), Canta e zeze” (1986).

Vitet me pas merret perseri me xhirimin e spektakleve televizive te cilat paten mjft sukses , jo vetem si organizim e regji , por edhe per nje nivel te larte cilesor te kameres. Te tilla ishin spektaklet “12 ne Hollivud” me 12 seri ; “Miss Europa `96” etj. Filmi i tij i fundit ishte dokumentari mbi kardinalin e pare shqiptar, Mikel Koliqi “Kardinali” – 1996, i cili u nderua me Cmim te pare ne Festivalin Nderkombetar te Filmave qe u zhvillua ne Palermo , per nivel te larte te fotografise.

Stefan Gajo ka xhiruar edhe disa filma dokumentare televizive nder te cilet “Njerez me bote te madhe”. Shpesh nuk ishte dakort me mënyrën sesi funksiononte televizioni, kronikat servile, emisionet mediokre, dembelizmin që kishte mbështjellë gjithçka. Përtej seriozitetit, ndonjëherë lëshonte romuze që shoqëroheshin me të qeshurën e tij karakteristike të zhurmshme.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 129-130

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.