Operatori i filmit vizatimor Tomi Vaso (1939 – ) !

0
874

Tomi Vaso (1939 – ?)
Operator i titujve dhe filmit vizatimor.

Lindi ne Tirane me 22 prill 1939. Mbaroi Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane. Me 1 shtator 1957 filloi pune ne repartin e titujve te filmave te Kinostudios “Shqiperia e re” ku punoi nen drejtimin e piktorit N. Prizreni. Pas largimit te ketij te fundit si piktor ne filmat artistike mori drejtimin e sektorit si operator dhe piktor duke realizuar nje numer te madh kopertinash te kinoditareve, filmave kronikale, dokumentare dhe artistike.

Ne vitin 1974 se bashku me piktorin Vlash Dubrovniku shkuan ne studion e filmave vizatimore ne Bukuresht ne Rumani ku u specializuan per xhirimin e filmave te animuar. Mbas kthimit xhiroi filmin e pare me vizatime si operator “Zana dhe miri” me regji dhe piktura te V. Dubrovnikut, 1975, qe eshte edhe filmi i pare shqiptar vizatimor.

Gradualisht ai e perfeksionoi mjeshtrine e tij dhe realizoi nje numer te madh filmash vizatimor si operator duke dhene njekohesisht nje ndihmese ne pergaditjen e kuadrit ne kete sektor. Deri me 1990-ten xhiroi si operator rreth 45 filma vizatimore nder te cilet:

“Oreksi i humbu”; “Shoferi i vogel” dhe “Shkarravinat” – 1977. Ky i fundit u xhirua me Cmim te Pare ne Festivalin e Dyte te Filmit Shqiptar, dhe me Cmim te Pare ne Festivalin e Trete te Filmit Ballkanik qe u mbaj ne Stamboll. Nder filma te tjere: “Kater fotografite” – 1978 / “Mullari qe vrapon” dhe “Arushi hap toke te re” – 1979 / “Kau dhe ujku” – 1980 / “Puna eshte flori” dhe “Zemerimi i shkronjave” – 1981; “Ndodhite e Cufos” dhe “Djaloshi i lirise” – 1982 / “Toci dhe Poci” – 1983 / “Gara e milingonave “ – 1984 / “Elkana dhe dallendyshja” – 1986 / “Enderra ne diell” – 1987 etj.

Filma te tjere: “Pika e ujit”; “Kalleza e grurit” dhe “Lisharesi” – 1976; “Shoferi i vogel” dhe “Festa e pranveres” – 1977; “Mirela”; “Shqiponja dhe Sokoli”; “Aksioni dhe lodrat”; “Ketri ndihmon shokun” – 1978 / “Agroni dhe nafta”; “Gishto trimi”; “Llustra, llustra” – 1979 / “Milingonat dhe fidani” – 1980 / “Vath ne vesh”; “Genjeshtra i ka kembet e shkurtera”; “Lufta per jeten” – 1981; “Maja e penes”; “Aeroplani” – 1982 / “Ilira” dhe “Zemerimi” – 1983 / “Nevoja te ndihmon” ; “Trimeri e cuditshme”; “Lulja magjike” – 1984 / “Kur te bien puplat” – 1985 / “Bletet dhe pellumbi”; “Tik taku i fundit” 1986.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here