Operatori i mirënjohur i Kinostudios Lionel Konomi!

0
741

Lionel Konomi
Operator i filmit kronikal, dokumentare dhe artistik ne Kinostudion “Shqiperia e Re”.
Mban titullin “Artist i merituar”

Lindi ne Tirane me 16 shtator 1944. Kreu studimet e Larta ne Institutin Pedagogjik ne Tirane. Filloi ne kinematografi fillimisht duke u marre me xhirimin e kinoditareve e me vone alternatvisht me filma kronikale, dokumentare dhe artistik.

Xhiroi si operator rreth 26 filma dokumentare e kronikale nder te cilet u dalluan: “Nena partizane” (1973) / “Gjuha jone” (1973) / “Manumentet” (1974) / “Kater kenge per Partine” (1974) / “Ansambli yne ne Greqi” (1977) / “Manifestim i forces, shendetit dhe bukurise” (1979) / “Arbereshet” (1981) / “Roskide `83” (1983) / “Tetori i kengeve” (1983) etj. Veprimtarine me te madhe e pati ne filmin artistik duke xhiruar rreth 15 filma. E filloi me filmin e metrazhit te shkurter “Odiseja e tifozave” (1972);

       

Me vone xhiroi kryesisht nen drejtimin e regjisoreve Viktor Gjika, Dhimiter Anagnosti, Spartak Pecani filmat “Rruge te bardha” (1974) / “Perballimi” (1976) / “Njeriu me top” (1977) / “Nentori i dyte” (1982 / “Ne shtepine tone” (1979) / “Shirat e vjeshtes” etj.

Per nivelin e larte cilesor te filmave te xhiruar prej tij u nderua me titullin e nderit “Artist i Merituar” .

Ne vitin 1991 emigroi familjarisht ne Itali ku punoi madje edhe si telekronist ne nje stacion televiziv ne Italine jugore.

Filma te tjere – dokumentare:
“Uzine dhe shkolle” (1973) / “Prane jetes, prane njerezve” (1974); “Besniku i Partise” (1980) / “Arbereshet” (1981) / “Enver Hoxha, tungjatjeta” (1983).
Xhiroi edhe 20 filma te tjere kronikale e dokumentare ne bashkepunim me operatore te tjere.

Filma artistike:
“Kur hiqen maskat” (1975) / “Zonja nga qyteti” (1976) / “Nje udhetim i veshtire” (1977) / “Yje mbi drin” (1978) / “Ne vinim nga lufta” (1979) / “Nje gjeneral kapet rob” (1980) / “Plaku dhe hasmi” (1981) / “Gjurme ne kaltersi” (1981) / “Nata e pare e lirise” (1984).

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 25 qershor 2023
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T. Hoxha / f.207-208

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here