Operatori i zërit Lavdi Fortuzi!

0
425

Lavdi Fortuzi
Operator zeri / as. operator i Kinostudios “Shqiperia e Re”

Lindi ne Tirane me 1 korrik 1935. Kreu nje klase shkolle te mesme te pergjithshme.
Me 16 prill 1951 fillon punen ne Kinostudio “Shqiperia e Re” si shofer e me vone si shofer i Tongvagenit (studio levizese e zerit)

Ne kontakte te vazhdueshme me operatoret e zerit pervetesoi kete profesion fillimisht mbajtes mikrofoni, teknik shkrimi, e me pas operator zeri ne filmat kronikale, dokumentare dhe artistike.

Ne filmin “Toka e jone” (1963) dhe ne disa filma te tjere artistike punoi si teknik rregjistrimi / shkrimi. Filmi i tij i pare i pavarur si operator zeri eshte “Lugina e pushkatareve” (1970).

Nga 10 filma artistike qe realizoi deri ne vitin 1985 mund te permenden “Ilegalet” (1976); “Keshilltaret” (1979); “Mysafiri” (1979); “Nusja” (1980); “Tre njerez me guna” (1985) etj. Paralelisht punoi edhe ne disa filma dokumentare dhe vizatimore dhe u nderua me medaljon per kolonen zanore te filmit vizatimor “Robinsoni dhe shpetimtaret”.

 

Shenim: Fatkeqesisht nuk disponojme ndonje informacion te fundit per zotin Fortuzi. Qellimi i kesaj faqe eshte qe te kujtoje dhe te nderoje te gjitha artistet shqiptare te artit skenik natyrisht ne baze te informacionit te vlefshem qe kemi.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 30 qershor 2022.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / Abaz T. Hoxha / f. 126

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here