Operatori i zërit, Xhevat Behri (1929-2014)!

0
608

Xhevat Behri (1929-2014)
Operator zeri

Lindi ne Shkoder me 9 shkurt 1929. Kreu me korrespondence Liceun Artistik ne Tirane. Filloi pune ne Ndermarrjen Kinematografike me 2 dhjetor 1949. Ne vitin 1953 me nje grup shokesh u dergua per ne Moske, prane Studios Qendrore te Filmave Dokumentare, duke bere nje kurs specializimi per operator zeri. Qe nga viti 1954 ai punoi si operator zeri ne Kinostudio “Shqiperia e Re” ne filmat kronikale, dokumentare dhe ne disa dhjetra e qindra kinoditare.

Ne vitin 1957 ishte i pari operator zeri qe realizoi kolonen zanore ne filmin e pare artistik te metrazhit te shkurter, “Femijet e saj”, dhe nje vit me vone , 1958, operatori i pare i filmit me metrazh te gjate “Tana”.

Xhevat Behri ishte nje njeri i apasionuar pas profesionit, i palodhur dhe kembengules me perkushtim dhe seder profesionale, ndonese pa ndonje arsim te plote profesional (pervec kursit nje vjecar ne Moske), ai arriti te behej operatori i zerit me prodhimtar duke lene gjurmet e tij ne te gjitha gjinite e filmit shqiptar.

Pervec shume filmave kronikale, dokumentare dhe kinoditareve ne karrieren e tij profesionale realizoi si operator zeri edhe rreth 35 filma artistike. Nder keto filma bejne pjese: “Vitet e para” (1964), “Oshetime ne bregdet” (1966), “Ngadhenjim mbi vdekjen” (1967), “Kur zbardhi nje dite” (1970), “Kapedani” (1972), “Operacioni Zjarri” (1973), “Rrugica qe kerkonin diell (1975), “Pylli i lirise” (1976), “Koncert ne vitin `36” (1978), “Balle per balle” (1979), “Nje nate pa drite” (1981), “Kohe e larget” (1983), “Guri i beses” (1985); “Vrasje ne gjueti” (1987), “Sinjali i dashurise” (1985) etj. Nderroj jete ne vitin 2014
______
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook, ne shkurt 2020.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here