Flora Uka
Operatore zeri dhe inxhiniere e filmit shqiptar te Kinostudios
“Shqiperia e re”
Lindi ne Durres me 20 shkurt 1950. Mbaroi studimet ne Universitetin e Tiranes ne degen e inxhinierise elektrike per rrymat e dobeta dhe nga 9 tetori i vitit 1972 filloi te punoi ne repartin e zerit ne Kinostudio “Shqiperia e re”.
Filmi i saj i pare si operatore zeri ishte: Ata ishin kater, 1977. Me vone punoi si operatore zeri edhe ne 16 filma te tjere artistike si: Njeriu me top, 1977 / Pas gjurmeve, 1978 / Partizani i vogel Velo, 1981 / Militanti, 1984 / Tela per violine, 1987 / Djali elastik, 1989 / Shpella e pirateve , 1990 / Gjuetia e fundit, 1993 / Nata, 1998 / Dasma e Sakos, 1998 etj.
Gjithashtu punoi si operatore zeri edhe ne disa filma vizatimor: Dhelpra dhe iriqi (1981) / Kecat dhe Ujku (1982) / Omeri i ri (1983) / Kampioni (1989) etj.
Vini re: Nuk disponojme asnje informacion pertej vitit 2002 dhe s`kemi mundur gjithashtu te gjejme ndonje foto per zonjen Flora Uka. Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese asnje emer nga artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar. Nese ndokush disponon informacion perkates si dhe deshiron t`i bashkohet kauzes sone, duke na ndihmuar ne kete drejtim, do te jete mese i/e mirepritur dhe me shume falenderime te perzemerta.
___________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 401
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw