Operatori i filmit Spartak Papadhimitri!

0
1223

Spartak Papadhimitri
Operator i filmave kronikale, dokumentare e artistike.

Lindi ne Tirane me 17 shkurt 1951. Kreu studimet ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes me 1972.
Gjate periudhes kohore 1975-1976 ndoqi kursin pasuniversitar per operator prne Kinostudios “Shqiperia e Re”. Fillon punen ne vitin 1976 duke u marre me xhirimin e suzheteve te kinoditareve si dhe me realizimin e 17 filmave kronikale e dokumentare si bashkeautore ose ne menyre te pavarur.

Puna e tij si operator u dallua sidomos ne filmat “Piktori Buza” – 1982 / “Vargmalet e eposit” dhe “Pranvera dy hapa prane” – 1984 . Xhiroi filmin e pare artistike si bashkeautore “ Mengjeze te reja” – 1980 dhe filmat e pare te pavarur gjithashtu si operator “Nje jete me shume” – 1985, “Dasme e cuditeshme” – 1986. Filmi i tij me vlera me te arritura per kameren ishte “Misioni pertej detit” – 1988. Eshte bashkeautore ne filmin “Balade e Kurbinit”- 1990. Po kete vit kryen nje kurs specializimi 5 – mujor per kinematografine ne Paris, France.

Eshte gjithashtu bashkeautore ne filmin “Zemra e nenes” – 1993, film i cili u nderua me Kupen e Festivalit te 10-te te Filmit Artistik Shqiptar ne v. 1995. Autore ne filmin “Ne vazhdojme me Bethovenin – 1994; “Tinguj te harreses” – 1996; “Dashuri me krisma” – 1997; “Butrinti i gjalle” – 1998; “Dora D`Istria” – 1998 – “Intervista” – 1998; Ai eshte bashkeautore ne regji me E. Gjata dhe drejtor i fotografise ne filmin “Une ti dhe Kasandra” – 1999.

Filma te tjere artistike:
“Kur ndahesh nga shoket” – 1987 / “Perseri pranvere” – 1987
“Vdekja e burrit” – 1992 / “Fatpreret” – 1999.

Dokumentare:
“Matematike dhe prodhimi” – 1977 / “Muzeu historik kombetar” , “Ne unitet te celikte” dhe “Kujtese minatori” – 1982 / “Duar dhe zemra bashkuar” – 1983 / “Tetori i kengeve” – 1983 / “Dite plot diell” , “40 vjet Pushtet Popullor”, “Gjithmone fitimtare”, “Drejt frymezimeve te reja” – 1984; “Mes njerezve te thjeshte”, “Tirana e kuqe e Enverit”, “Troku”, “Ne gjurmet e nje historie”, “Feste e gezim ne Beratin historik”, “Nje dite ne kantier” , “Rrenjet”, “Autopsia e nje diktature”, “Les peinters albanaise” , realizuar ne bashkepunim me kinematografine franceze.
Vazhdon me dokumentaret: “Kam nevoje per ju”, “Meso, degjo, jeto”, “Nena mbretereshe”, “Ne boten blu lufta vazhdon” etj.

Per cilesine e kameras eshte nderuar me cmime te dyta dhe te treta ne Festivalet e Filmit Shqiptar per filmat: “Pranvera dy hapa prane”; “Tirana e kuqe e Enverit” dhe “Vargmaket e eposit”; Eshte gjithashtu fitues i cmimit te imazhit me te mire te filmit artistike “Balada e Kurbinit” ne Festivalin e 9-te te Filmit Artistik Shqiptar.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here