Profil i regjisorit Pali Kuke, “Artist i merituar”!

0
2609

Pali Kuke
Operator dhe regjisor
Artist i Merituar

Lindi ne Erseke me 17 prill 1947. Kreu studimet e larta per gjuhe letersi ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Ne vitin 1969 filloj si operator ne Televizionin shqiptar duke u marre fillimisht me xhirimin e kronikave duke u dalluar per aftesi dhe pervetesim te shpejte te profesionit. Ne vitin 1975, realizoj filmin e pare artistik “Zani partizani” duke qene njekohesisht edhe regjisor;

Ai gjithsejt xhiroj si operatore 7 filma televizive ne 11 seri ku u dallua per nje nivel te larte te kameres dhe mjeshtri profesionale. Per nivelin e larte te kameres u nderua me Cmimin e Republikes se Shkalles se pare per filmin “Udha e shkronjave” 1978. Po keshtu u vleresua me cmim per komponentet ne Festivalin e 4-te te Filmit Shqiptar per filmin me dy seri “Plumba perandorit” 1980.

Nder filma te tjere te realizuar prej tij jane, filmi i pare serial televiziv “I treti” – 1978, bashke me Stefan Gajo; “I paharruari” – 1980; “Te shoh ne sy” – 1986; “Gjuetia e fundit” – 1993 dhe te tjere.

Me vone ai realizoj me vete si regjisor edhe disa filma te tjere te shkurter televizive per figura te shquara nder te cilet u dallua “Enderr ne Paris” per kengetaren e madhe shqiptare Inva Mula e cila interpretoj perkrah Placido Domingos. Pali Kuke xhiroj edhe nje film tjeter per te njejten kengetare, “Tek engjejt” qe u xhirua ne Los Angeles. Per tu permendur edhe : “Kusheriri i engjejve” – 1995; “Po vjken ai” – 1998.

Per nivelin e larte te anes figurative te filmave qe ai xhiroj u nderua me titullin “Artist i merituar”

_______________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – A. Hoxha / Toena – 2002.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here