Panajot Kolo (1928-2006) | Jeta artistike prej dy dekadash!

0
737

Panajot Kolo (1928-2006)
Pioner i regjisures se teatrit shqiptar. Regjisori i pare i dilpomuar me arsim te larte.

Lindi ne Gjirokaster me 12 tetor 1928, ne lagjen Varosh. Jeta e tij pati diversionet e veta.
Talenti i tij per nga arti shfaqet qe ne moshe te njome, rreth 14 vjec, e me pas me teatrin partizan, ne Kiev kur shkoi per studime e sidomos ne Durres me Teatrin “A. Moisiu” per me shume se 30 vite ne krye te ketij teatri.

Fillon aktivitetin e tij me grupet amatore te shkolles dhe me Shtepine e Kultures ne Gjirokaster. Emri i profesorit te tij Injac Zamputi do te ndikoje se tepermi tek ai, do te jete pikerisht profesori qe do e nxise artistin ne rrugen e tij te metejshme drejt teatrit, pasionin e perjetshem i P. Kolos.

Ne vitin 1948, ne moshen 20 vjec shkon per studime ne Kiev, Ukraine, ne Bashkimin Sovjetik aso kohe, ne degen e mjeshtrise se aktorit dhe regjisorit.
Mbron diplomen me tre pjese nga veprat ruse, Maksim Gorki me “Familja e Zhukovskit”, nje drame te N. Ostrovskit “Nusja pa prike” dhe nje pjese kontemporane sovjetike e kohes.

      
      
      
      
      
      
      

Pas mbarimit te studimeve gjate periudhes kohore 1948-1953, emerohet ne teatrin “A. Moisiu”, Durres me 8 gusht 1953. Duke qene se teatri shqiptar ne pergjithesi ishte amator, ketu ai hap nje studio ku se bashku me aktoret qe gjeti aty punon rreth mjeshtrise se aktorit, per diksionin duke futur gradualisht profesionalizmin ne teatrin durrsak.
14 jane aktorët e parë të krijimit qe regjisori P. Kolo gjeti ne teatrin durresak, si Nikolin Xhoja, Meropi Xhoja, Athanas Xhimitiku, Spiro Urumi, Teodor Rupi, Vlash Kalavaci, Semiha Ishmi, Bernardina Qerraxhia, Kolë Tafili, Dhimitër Spiru, Sotir Afezolli, Ferial Alibali, Llazar Murati dhe Kost Lezhja.

Vendos ne skene per here te pare komedine “Martesa” me rolin kryesor te interpretuar nga aktori i madh Nikolin Xhoja. Premira e kesaj komedie pati shume sukses. Me pas vihen ne skene drama dhe komedi nga autoret shqiptar dhe te huaj.

Do te mbeteshin te paharruara dramat e komedite si: “Familja e peshkatarit”. “Prefekti”, “Toka jone”, “Bileta e llotarise” (1964) te Dionis Bubanit si dhe ato muzikore, opera “Skenderbeu” nga autoret shqiptare. Ndersa nga te huajt, “Martesa” e Gogolit, “Fejesa” e Cehov, “Shkolla e grave” dhe “Dredhite e Satenit “ te Molierit, te gjitha keto pjese kane regjisuren e Pano Kolos.

       
      
      
      
      
      
      
      
      

Nje kujdes te vazhdueshem ai i ka kushtuar edhe perpunimeve teorike te mjeshtrise se aktorit, per menyren e interpretimit dhe zbatimit e personazheve, si dhe ka shkruar nje monografi historike per levizjen teatrore te qytetit te Durresit e cila i ka fillimet e veta qe ne venien ne skene te dramave , komedive te klasikeve greke e romake. Te gjitha keto te lidhura me Durrahin e lashte.

Nje merite te vecante per regjisorin veteran te teatrit P. Kolo, eshte edhe afirmimi i aktoreve si Todi Thanasi, Spiro Urumin, Dhorke Ndini, Nikolin Xhoja, Vangjel Heba, Lutfi Hoxha, Fadil Hasa, Haxhi Rama, Lumturi Dashi e plote tjere ne vijim .

Ka vene ne skene 60 premiera me trupen e teatrit “A. Moisiu” , numer qe flet shume per kontributin e tij te dhene ne kete intitucion artistik. Ne keto 60 premiera jane vene ne skene pjeset me te mira te dramaturgjise shqiptare dhe boterore , nje fakt domethenes e kuptimplote.

Pas 17-18 vitesh punë, në krijimin e fytyrës dhe origjinalitetet të teatrit, P. Kolo dërgohet pranë pallatit “Rinia”, që kishte 3 vite që ishte krijuar. Bëhej e qartë, të forcohej dhe të merrte një fytyrë edhe arti amator i klasës së fuqishme punëtore të Durrësit, nga institucioni i saj kryesor pallati “Rinia”, e deri në skenat e ndërmarrjeve. Edhe këtu po ai njeri i palodhur dhe kërkues në gjetjet e reja të artit skenik.

Zbuloi aktorë dhe aktore. Bashkëpunoi ngushtësisht me kompozitorin historik të qytetit Agron Xhunga, duke patur edhe një mbështetje nga intuita artistike e shkrimtarit dhe masovikut Bardhyl Agasi dhe krijoi të famshmet anketa muzikore. Loja e humoristëve Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, Gani Kalaja, Myftar Kurti, Vera Xhemali, Kiço Veshi, e ndërthurur me këngët të interpretuar nga Zija Saraçi, Jolanda Dhamo, Miga Hysi, Rajmonda Kamberi, Petrit Dobjani etj. sollën një dyndje të paparë në dyert e pallatit Rinia.

Regjisori dhe artisti Panajot Kolo nderroi jete ne Tirane ne v. 2006.

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 18 prill 2022
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Fotot u nxoren nga nje video dokumentar per artistin me rastin e 70-vjetorit te lindjes – TVSH

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here