Pandi Raidhi (1921-1999)
Artist i Popullit
Njeri nga veteranet e aktrimit shqiptar, aktor i shquar i teatrit “A. Z. Cajupi”, Korce dhe i kinematografise shqiptare.
U lind në 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës. Me plot goje eshte nje partizan i skenes sone, nje nder te paret ne teater dhe kinema. Me rolet e interpretuara ai tashme ndodhet ne panteonin e pavdeksise.
E nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale “Dasma Korcare” ku fitoi menjehere simpatin e publikut Korcar.
Gjat kohes se luftes ka mare pjese në radhët e Rinisë Antifashiste ku edhe u aktivizua ne grupet amatore teatrore te saj. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme i bashkohet trupes së Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpretoi perseri , pikerisht dramën “Dasma Korçare”. Ketu rolet qe interpretoj nuk arriten te shfaqnin tamam natyren aktorjale te tij, megjithate spikat ne rolin e Bobcinskit ne komedine “revizori” te Gogolit.
Pas dy viteve aktivitet ne TP në vitin 1950 kthehet ne Korce. Ishte si njeri nga aktoret themelues te Estrades se Korces me shfaqjen “Agimi” dhe aktor themelues i teatrit “A.Z Cajupi” qe me 1951.
Në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës do të interpretonte me dhjetëra role, duke u bere pjesa me e rendesishme e ketij institucioni artistik, kulturor per interpretimin e shume fugurave nga komediografia shqiptare por edhe ajo boterore si psh Argoni “I semuri per mend” (1953); Volpone ne “Volpone” (1957) te B. Xhonson; Sgamareli ne “Doktor Padashka” (1958) te Molierit’; Arlekini ne “Genjeshtari” (1959) te Gogolit; Ne vitet 60-te arrine edhe pjekshmerine e tij artistike.
Keshtu mbasi meret me pjese te shkurtra komike e humoristike ne estrade, ne fillim te viteve 60-te do te jete rregjisori Pirro Mani qe do e aktivizoje ne pjese dramatike me disa role te rednesishme sic ishte ai i Kasemit ne dramatizimin e romanit “Keneta” te F. Gjates ne v. 1963 dhe ne filmin “Vitet e para” ne v. 1965. Aktori Pandi Raidhi u meshon elementeve popullore, ne menyren e sjelljes, ne te foluren, veshjes, portretit deri ne hollesine e pirjes se duhanit.
Ne vitin 1976, misheron nje rol nga me mbreselenesit ne dramen “Hije te nates” te V. Kokones, ate te Thanasit, permes nje te folure dhe humori brilant, duke skalitur njeriun ne panik, finok e pa personalitet te qarte. Me rolin e xha Bakos ne komedine “Zonja nga qyteti” ne v. 1975 si dhe me filmin me te njejtin titull ne v. 1976, fiton medaljonin e Festivalit, duke gdhendur me mjeshteri tipin e nje fshatari babaxhan shqiptar te jugut, njeriut te mencur, shpotik e me ironi.
Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958.
Më tej interpretoi ne shume role të tjera të filmave Shqiptar duke ndertuar rreth 36 figura, karaktere ne keto filma. Roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin “Njerëz në rrymë” në vitin 1989. Per t`u permendur jane rolet si ai i xha Ymerit ne “Horizonte te hapura”; Agua ne “Yje te neteve te gjata”; Mekja ne filmin e shkurter “Krevati i perandorit” etj.
Në një karrierë artistike gjysëm shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.
Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët. Ikona Pandi Raidhi kujtohet me respekt për thjeshtesinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë. Karakterizohej nga serioziteti i madh për punën. Gjate xhirimit në rolet e tij, kamera dorëzohesh para portretit interesant që ai krijonte.
U nda nga jeta dhe familja e tij në Tiranë në 18 korrik të vitit 1999.
Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi u nderua në vitin 1975 me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Për nder të tij Bashkia e Tiranës i ka dhënë një prej rrugëve të kryeqytetit emrin e tij.
Kinematografi
1958 – Tana
1965 — Vitet e para…….Kasëmi
1967 — Ngadhënjim mbi vdekjen…..Teloja
1968 — Horizonte të hapura…….Ymeri
1970 — Montatorja……Mjeshtri
1970 — I teti në bronz…xha Asllani,mullixhiu i fshatit
1971 — Kur zbardhi një ditë…..xha Loni
1971 — Mëngjese lufte….Raqi,teneqexhiu
1972 — Yjet e netëve te gjata……Agoja
1973 — Krevati i Perandorit……….Partizani Meke
1974 — Shpërthimi…….Lamja
1974 — Shtigje lufte……Babai i Shabanit
1975 — Beni ecën vetë……..xha Thomai, gjyshi i Benit
1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)…..Jorgo, Pronari i kafenesë
1976 — Përballimi…….Pllaton Bubuqi
1976 — Tokë e përgjakur…..Vasili
1976 — Zonja nga qyteti……Bako
1977 — Flamur në dallgë (Film TV)…….Nostromi
1977 — Monumenti…….Llambro Leka,lulishtari
1977 — Streha e re…..Loni
1979 — Liri a vdekje……Çarçani
1979 — Ne vinim nga lufta…..Dulia
1980 — Partizani i vogël Velo….Komandanti partizan
1980 — Shoqja nga fshati…..Bako
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV)……….Sharko Sheqi
1982 — Nëntori i dytë…….Demir Arbana
1984 — Duaje emrin tënd……Thomai
1984 — Kush vdes në këmbë…Prifti i Fshatit
1984 — I paharruari….Koli
1985 — Vjeshtë e nxehtë e 41-së….Biçaku
1986 — Dasme e çuditshme…..Ganiu
1986 — Rrethimi i vogël…..Meti
1987 — Familja ime….Tasi
1987 — Përsëri Pranverë….Muratori
1989 — Njerëz në rrymë…..Babai i Sekretarit
Çmime e Tituj
26 Prill 1981
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Bakos në filmin “Zonja nga qyteti”
në Festivalin e IV-ët ë Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 20 deri në 26 Prill 1981.
11 Prill 1976
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Jorgos, pronarit të kafenesë në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell”
në Festivalin e I-rë ë Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 5 deri në 11 Prill 1976.
1975
Artist i Popullit
1955
Urdhërin e Punës të Klasi të III-të
_______________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni / f. 384-385 / Si dhe informacion i nxjerre nga gazeta dhe portale te ndryshme shqiptare (2014-2015-2916). Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes!
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw