Paulin Selimi (1947-2013) | Avokati i humorit shkodran dhe pena e artë e humorit shqiptar!

0
1224

Paulin Selimi (1947-2013)
Mesues, shkrimtar, njeri nga penat e arta te humorit shqiptar!

Mbeti një ndër shkrimtarët më të mirë të humorit, jo vetëm shkodran, por edhe atij shqiptar. Lindi në Shkodër (ne lagjen Giuhadol) më 19 nëntor 1947. Në Shkodër ka mbaruar 7 vjeçaren dhe gjimnazin, kurse studimet e larta i ka mbaruar në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë në 1969.

Kurrë nuk ka patur mendim se do të bëhet shkrimtar i humorit sepse ka patur aftesi shume me te mire ne gjuhe-letersi, qe kur ishte i ri eshte marrë me poezi.
Dy poetë te njohur, Xhevahir Spahiu dhe Spiro Dede, atehere studente (dy vjet me te medhnje se Paulini), e kane shtyre ne fushen e humorit duke i thene se pikerisht ne kete gjini “ai eshte njesh”. Kështu që ata u bënë sebep. Qe ne kete kohe, Paulini fillon të shkruaj humor, jo vetëm për qef.

Krijimet e para i ka në Kukës me regjizor Ndoc Cefën. Duhet theksuar se ne kete periudh kohore, ashtu sic e ka pohuar edhe ai vete, “filloj me shkrujtë” që njerëzit ta kuptonin për ta sjellë në qytet. Këtu fillon rruga e mjeshtrit e cila vazhdoi edhe me skenën, radion dhe televizionet në të gjithë Shqipërinë.

Nuk ka estradë në Shqipëri që Paulini nuk ka bashkëpunuar, por “pa emer” sepse në atë kohë nuk dilte kurrë emri i autorit. Prezantohej aktori, por regjisori ka qënë në mbrapaskenë, madje krijimin e para disa viteve, te quajtur “Mbas mullarit” askush nuk e dinte se ishte i P. Selimit dhe se regjinë e kishte bërë prof. Serafin Fanko.

Shumë kush kujton skeçin e famshëm të Zef Dedës “Kunati i shokut Xhemal” dhe pak kush është në dijeni se cili është autori i tij, përveçse në Shkodër, atje ku njihet si numri një i humorit shkodran. “Kunati i shokut Xhemal” (i njohur nga artedashesit shqiptare si “Xhemal katunari”), “Kola i dritave”, “Kushëriri nga Amerika”, “Jepi mami”, “Idrizi ne burg” , “Pensionisti”, “Coli dhe Loli”, “Tom Dushku” , “Erdhen ndihmat” etj etj mbajnë pikërisht firmen e të mirënjohurit Paulin Selimi.

 
 

Shkrimet e para i realizon kur ishte student, në vitin 1965, në gazetën “Studenti”. Ishin një sërë fejtonesh dhe pamfletesh, të cilat ishin si shkrime sporadike e jo se kishte krijuar bindjen se do të bëhej shkrimtar. Fillon me skicat, tregimet, novelat dhe më pas lidhet me estradat, duke shkruar skeçe, monologë, komedi, nga ku interpretimi me mjeshtëri i aktorëve profesionistë i sjell një kënaqësi të veçantë.

Librin e parë e ka shkruar më 1972-shin dhe për koincidencë pati recensent shkrimtarin e madh, Dritëro Agolli, i cili i bëri të mundur që libri të kalojë censurën e botimit. Prezantimi i parë i këtij libri u bë me 6000 kopje, të cilat u shitën shumë shpejt. Për këtë një meritë të veçantë pati edhe karikaturisti i madh Tef Palushi, që e ka ilustruar kopertinën e librit me një nivel të lartë artistik dhe tepër modern për kohën, sa që i futi në grackë lexuesit që nxituan për ta blerë atë.

Në shtypin e kohës si dhe në libra, numërohen të botuara rreth 300 tregime humoristike, ku një pjesë janë përkthyer edhe në gjuhë të huaj e veçanërisht në bullgarisht. Ai nuk ka reshtur asnjëherë së gjeturi subjekte të bukura për t’i vënë në skenë me trupa të ndryshme duke punuar me skenarët e filmave humoristike. Shpërblim i punës së tij krijuese ishte dhe dekorimi që iu bë në vitin 2002 nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë për krijimtarinë letrare. Kjo medalje e artë nuk është e vetmja e marrë gjatë karrierës së gjatë. Kështu, në vitet ‘81, ‘84, ‘87 dhe ‘89 merr çmime kombëtare dhe dekorime për librat e tij.

Paulini ka marrë edhe shumë çmime të tjera te ndryshme kombëtare për vëllimet me tregime, skeçe etj. Selimi është autor i disa librave me tregime humoristike ku ndër to janë: “Gati orkestra” të botuar më 1972, ”Një skeç për veten” të botuar më 1977, ”Banor i shkallës së lartë” i botuar më 1981, ”Nuk shihet fytyra vetëm te pasqyra” e nxjerrë në qarkullim më 1985, ”E drejta e natës së parë” (dy botime) 1994, ”Duel gjelash” 1997, e ribotuar më 1999, ”Vizita e ujkut plak”, krijime humoristike të botuara më 2004. Më së fundmi në vitin 2008, nga këshilli bashkiak i Shkodrës u nderua me titullin ”Mirënjohja e qytetit”.

    

Paulin Selimi për vite me rradhë ka punuar si mësues i letërsisë, kurse nga 2002–shi ka qene drejtori i shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër. Nga viti 1991- 2001 ka qënë Kryetari Lidhjes së Artistëve të Shkodrës.


Ndahet nga jeta më 23 janar 2013 në moshën 66 vjeçare.

Ekskluziviteti mban daten 18 mars 2013 ne faqen Kinematografia Shqiptare ne Facebook dhe u rishikua ne janar 2015.LINKU : https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1033554196704448&type=3

_______________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Intervista e artistit ne vitin 2005 & Paulin Selimi Facebook.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here