Novantesimo minuto!
Minuta e 90-te!
Jemi duke shkuar drejt 90-es. Ne futboll, jane ato dhjete minutat,
ato dhjete hapat e fundit, nga 80′ deri ne 90′. Ato qe tifozin, e cojne “ne parajse ose ne ferr”. Shqiperia sapo ka hyre ne dhjetevjecarin e fundit te ferrit komunist. Jane ato dhjete vitet, nga 1980 deri ne 1990. Pare pak me ndryshe, jane ato dhjete hapat e fundit drejt. demokracise.
Italia ka hyre ne kete dhjetevjecar si Kampione Bote ne futboll.
Eshte vetem fillimi i me shume se nje dekade glamur te kampionatit italian te futbollit, Serie A. Thuajse tere yjet e botes gjenden aty per ti dhene atij kampionati nje ndricim si kurre e askund deri me sot. Sokrates, Falkao, Alemao, Elkjaer, Brigel, Pasarela, Platini, Bonjek, Rrumenige, Ziko, Maradona, Gulit, Marko van Basten…tere yjet e botes jane aty, cdo te diele.
Stadiumet jane tera te mbushura plot. Ne cdo televizor, te dielave, menjehere pas mbarimit te ndeshjeve, ndiqet vetem emisioni “Novantesimo minuto”. I qeshur si gjithnje, Paolo Valenti, ne menyren e tija te vecante, me zerin e sidomos me buzeqeshjen karakteristike, hyn ne cdo familje duke i hequr njerezve merzitjen per humbjen apo shtuar gezimin per fitoren.
Shqiperia, 1981, 1982, 1983…1986, 1987,…1989, 1990.
Italia aty prane eshte Kampionia e Botes. Eshte aq prane sa te ben te mendosh se, po te hapesh dritaren mund ta shohesh!
Ndricimi i futbollit te Serie A eshte aq i fuqishem sa penetron pertej dritareve te mbyllura hermetikisht. Ne ekranet e televizoreve te pakte, shirita e zhurmuesve te vendosur ne cdo lagje, sa vijne e dobesohen. Jane ato dhjete hapat e fundit drejt 90s. Si ne futboll. Dhjete minuta akoma drejt 90′.
Njerezit ngjiten me shpesh drejt tarracave. Konstruktojne e montojne fshehurazi antena. Kudo qarkullojne ne dore skica te ndryshme antenash. Cdo te diele, ne Tirane, Shkoder, Durres, Vlore etj qytete, Paolo Valenti, me zerin e buzeqeshjen e tij karakteristike, sjell nepermjet R.A.I. pamje e komente nga cdo ndeshje ne Itali sapo ato kane perfunduar. Televizoret ne Shqiperi jane akoma te pakte.
Njerezit tashme sa vijne e shtohen perballe tyre. Sokrates, Alemao, Falkao, Ziko, Pasarela, Brigel, Elkjaer, Rrumenige, Maradona, Gulit, Marco van Basten, te tere jane aty. Femija ne Itali, blen rregullisht revisten “Pannini”.
Femija ne Shqiperi, kalon cdo pasdite te javes ne tarace, per te ndjekur yjet e futbollit.
Femije, adoleshente e te rritur ne dy shtete por realitete krejt te ndryshme, ndjekin te njejtin kampionat. Tashme cdo ekip ne Itali ka tifozet e tij edhe ne Shqiperi. Te tere se bashku, ne dy shtete, ne te njejten ore gjenden perballe ekranit…dhe Paolo Valenti aty, gjithnje aty dhe i qeshur. Cdo te diele. Prej vitit 1970!
21 Tetor 1990.
Fundi i dhjetevjecarit. Paolo Valenti, i qeshur por shume i dobesuar e me ze te dobet, transmeton per here te fundit “Il novantesimo minuto” – Minuta e 90te.
Askush nuk e di qe eshte hera e fundit. Mbase as ai vete…
18 Nentor 1990.
Tre dite me pare, me 15 nentor, Paolo Valenti, pas nje semundjeje te rende u nda pergjithnje nga publiku italian por edhe ai shqiptar. Teper i suksesshem ne Itali dhe tejet i admiruar fshehurazi ne Shqiperi. Po aq sa Luccio Dalla, Battisti, Adriano Celentano, Pipo Baudo etj.
Femija i tarraces ne Shqiperi, tashme eshte bere burre.
Tashme, perpara televizorit, pothuaj i lire dhe fale “grupit” – shpikjes shqiptare qe eliminonte “zhurmuesin”, ndjek si gjithnje “Novantesimo minuto”.
Kesaj radhe eshte Nando Martellini qe drejton emisionin me nje minutazh dedikuar “babait” te ketij transmetimi, Paolo Valenti.
Sepse donte te ishte krejt i paanshem ne emisionin e tij, Paolo Valenti, i kishte premtuar telespektatorit qe, diten qe do te shfaqej per here te fundit ne tv, veshja e tija do permbante ngjyrat e skuadres te se ciles ishte tifoz. Kjo nuk ndodhi. Paolo Valenti nuk besonte se 21 tetori do te ishte hera e fundit qe drejtonte emisionin. Keshtu qe, Nando Martellini ne nderim por edhe si nje deshire e paplotesuar e Paolo Valentes, u shprehet “Paolo ishte tifoz i Fiorentines”!
25 nentor 1990.
Nje jave me pas, ne stadiumin e Firences, para ndeshjes Fiorentina – Lazio, tifozet e Fiorentines kane ngritur nje banderole te madhe. Ne te shkruhet “Paolo! E mesuam ne minuten e nentedhjete!”
Femijes, tashme burre pothuajse ne Shqiperi, i rreshkasin lote. Emocione qe i perkasin anes njerezore te futbollit. Ato lote te cilet ne menyren e vecante, me humorin, e buzeqeshjen e tij karakteristike, vetem Paolo Valenti dinte ti thante pa i u njomur akoma syte, eh…ato lote tani, nuk mund ti permbante me per njeriun qe nepermjet televizionit e shoqeroi qe femije deri ne burrerim.
Ishte viti 1990.
Ndeshja pati arritur ne minuten e nentedhjete…
Ky eshte nje homazh per Paolo Valenti prej brezit shqiptar futbolldashes te viteve 80te.
Nga Arjan Muraj