Pedagogu dhe veterani i teatrit shqiptar | Xhemal Broja (1918-1976)

0
978

Xhemal Broja (1918-1976)
Regjisor, aktor, dramaturg, kritik, pedagog!
Ish anetar i Grupit Komunist te Shkodres.
Nje emer historik i teatrit shqiptar dhe institucioneve te artit tone.

Lindi në Shkodër me 24 mars 1918, në gjirin e një familjeje qytetare, i biri i juristit dhe deputetit Zenel Broja.

Në vendlindje ndoqi kolegjin saverian, por pasi shkollat fetare u mbyllën me ligjin Ivanaj, kaloi në Gjimnazin e Shkodrës së bashku me Qemal Stafën. Së bashku me Stafën, Pipën, Gjeçin dhe Radin, morën kontrollin e shoqërisë “Besa shqiptare”, e cila qe formuar më 1931 nën drejtimin e Ernest Koliqit.

Ata u dhanë pas organizimit të shfaqjeve teatrale amatore, si dhe botimit të revistës “Shkëndija”, ku shkruante edhe Broja. Me prurjen e literaturës në gjuhën serbe nga Vasil Llazari dhe takimet në shtëpinë e Selim Shpuzës, edhe Broja u bë pjesë e celulave të para të Grupit Komunist të Shkodrës.
Vijoi studimet e larta me bursë shtetërore në Fakultetin e Jurisprudencës në Grenobël të Francës. Atje ndiqte njëherësh kursin e letërsisë dhe dramaturgjisë. Në këtë periudhë aktivizohet në lëvizjen e Partisë Komuniste Franceze.

Kur u pushtua Shqipëria më 7 prill 1939 të rinjtë antifashistë shqiptarë me studime në Francë protestuan bashkë me ata francezë përballë konsullatës italiane. Aty Xhemal Broja hartoi dhe mbajti fjalimin e rastit. Për arsye financiare ndërpret studimet në Grenobël për t’i vazhduar në Itali përkrah shoqes së tij Selfixhe Ciu dhe Qemal Stafës. Edhe këtu vijon angazhimi antifashist sa vendos të ndërpresë studimet dhe të kthehet në Shkodër ku çifti hap një librari që rrezaton kulturë dhe patriotizëm mes të rinjve.

Mbas demonstratës së 22 shkurtit 1942, të akuzuar si organizatorët kryesorë, i arrestojnë të shoqen, ndërsa Xhemal Broja kaloi në ilegalitet dhe hidhet në zonën e Postribës ku krijohet një bërthamë partizane e cila më vonë bëhet batalioni “Perlat Rexhepi”.

Në gusht 1944 e deri në çlirimin e vendit ai drejtoi teknikën e shtypit ilegal. Ndërkohë që ishte anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacional Çlirimtar të qarkut.

Ne vitin 1947 internohet ne Gusmar te Kurveleshit dhe serish ne vitin 1966 ne baltat e Myzeqese ne Lushnje.
Teatri ishte nje nga pasionet dhe talentet e tij qe ne gjimnaz kur edhe shkroi pjese skenike si “Spiuni”, “Bajram Curri”. Gjate viteve `30 luajti si aktor dhe kreu edhe rolin e regjisorit ne disa nga ato shfaqje te atyre viteve.

Ishte i pari drejtor i Teatrit te Shtetit (me pas Teatri Popullor, i njejti institucion qe do emerohej Teatri Kombetar), duke e mbajtur kete detyre ne mbi 20 vjet.

Dramaturgu Kole Jakova dhe drejtori ie Teatrit Xhemal Broja

Xhemal Broja ka dhene nje ndihmese te vyer edhe ne ndertimin e Teatrit te Operas dhe Baletit , Teatrit te Kukullave si dhe Estrades se Shtetit (e Tiranes me vone), te cilat fillimisht organizoheshin brenda te njejtes strukture administrative e drejtori , madje edhe ne te njejten godine ate te Teatrit Popullor. (sot godina e prishur e T.K-se).

Eshte nder nismetaret e krijimit te shkolles se larte per aktore “Aleksander Moisiu” prane Teatrit Popullor, me 1959.

Vitet e fundit pas degradimit te shumta punoi si administratore ne Kinostudion “Shqiperia e Re” per t`u debuar serish ne nje ferme bujqesore ne Lushnje.

Shkroi mjaft pjese skenike, skece, komedi me nje akt , ese dhe artikuj te ndryshem per teatrin. Ne mesin e tyre jane dramat: “Nen okupacion” (1947); “Perleshja” (1956); “Dragoi i Dragobise” (1957); “Majlinda”; “Rrenje te thella”; “Hije dhe drite”; “Linda” , disa syresh te vena ne skenen e Teatrit Popullor , duke qendruar relativisht gjate ne repertorin e ketij teatri.

Ka përkthyer vepra si “Shkolla e burrave”, “Zëvendësi”, “Valsi i Titanikut”, “Qeni i kopshtarit” vepër e përkthyer në bashkëpunim me të shoqen, një pjesë e të cilave kanë mbetur në sirtarët e institucioneve ose në arkivën familjare.

Do te jete vete Xhemal Broja qe do te shkruaje tekstet e para universitare per Historine e teatrit boteror , Historine e artit dramatik, Metodikat e artit teatral dhe Fjalorin teatral.
Pervec aktrimit ne disa shfaqje teatrale interpretoi edhe ne kinematografi ne vitin 1963 ne filmin “Detyre e posacme” ndonese nje rol episodik.

Foto e shkeputur nga filmi i kinostudios “Detyre e posacme” – 1963 ne nje rol episodik.

Nderroi jete me 17 shtator 1976 pas nje semundje te rende.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Shkrimi i bazuar ne keto referenca: Andon Pano “20 vjet ne Teatrin Popullor” – mbresa dhe kujtime – doreshkrim, 1977. | Mexhit Premci “Kritika 1 – drame, regjisure, aktrim OMSCA, 2008 / f. 17-25. | Wikipedia, Enciklopedia e lire.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here