Pedagogu Gëzim Sulaj | Operator i zërit të filmit në Kinostudio!

0
458

Gezim Sulaj
Operator Zeri / Pedagog i Akademise se Arteve / Producent / Themeluesi i “Teater Tv Studio”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi në Tiranë më 1 shkurt 1954.
Eshte diplomuar në vitin 1978 në Fakultetin e inxhinierisë dega Radio Elektronikë.
Në shtator të po këtij vitit, fillon punë në ndërmarjen e Riparim Shërbimeve si përgjegjës i repartit te riparimeve radio-televizorë (pranë kinemasë Agimi).

Në maj te viti 1979 behet pjese e Kinostudios “Shqipëria e Re” me detyrën “Operator Zëri”, duke realizuar me sukses kolonat zanore të 16 filmave artistikë dhe disa filmave dokumentarë e vizatimorë nga te cilet mund te permendim:
“Mesonjetorja” (1979) / “Sketerre 43’” (1980) / “Kur gjirohej nje film” (1981) / “Dita e pare e emerimit” (1981) / “Nentori i dyte” (1982) / “Dora e ngrohte” (1983) / “Nje emer midis njerezve” (1983) / “Fushe e kuqe, fushe e blerte” (1984) / “Guret e shtepise sime”(i pari film me sinkrone direkte,1985) / “Fillim i veshtire” (1986) / “Nje jete me shume” (1986) / “Eja” (1987) / “Nje djale dhe nje vajze” (1990) / “Vitet e pritjes” (1990) /  “Enigma” (1991) / “Zemra e nenes” (1993).

Ne vitet 1990-91 punon si përgjegjes i repartit të zërit po në Kinostudio.
Në tetor të vitit 1994, do të shkëputet nga Kinostudio per te filluar punë në Akademinë e Arteve, Fakultetin e Artit Skenik si pedagog i teknikës së skenës dhe shef i Seksionit të Teknikës ne Departamentin e Menaxhimit.

Nje vit me vone , pikerisht në maj 1995-s do te shkoje për një kurs trainimi 1 mujor pranë Akademisë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër (RADA), në kuadrin e projektit për ngritjen e një teatri eksperimental, pranë Fakultetit të Artit Skenik.

Pas tre vjeteve në tetor të v. 1998 përfundon instalimin e rrjetit elektrik dhe montimin e aparaturave digitale të ndriçimit në skenën kryesore të Akademisë së Arteve. Duhet theksuar se kjo ishte skena e parë teatrore në vend ku u fut kjo teknollogji e perparuar.

Në dhjetor 1999, perfundon instalimin e rrjetit elektrik dhe montimin e aparaturave digitale të ndriçimit kesaj radhe në studion teatrore eksperimentale-Black Box, pranë Fakultetit të Artit Skenik, si dhe montimin e aparaturave të fonisë në këtë sallë.

Në maj 2000 realizon projektin dhe instalimin e sistemit të ndriçimit në televizionin publik të Korçes.

Ne vitin 2006 do licensohet nga Qendra Kombetare e Kinematografise (QNK) si Shtepi Prodhimi Filmi dhe me logon “GED Film Production” ka realizuar me sukses ne cilesine e producentit (me financimet e QKK) disa filma aristike me metrazh te shkurter si dhe dokumentare.

Ne veren e vitit 2006 do te shkeputet nga Akademia e Arteve per te nisur biznesin e tij privat te quajtur “Teater TV Studio”! Do te vazhdoje keshtu deri ne vitin 2019 , koha kur del ne pension. Gjate kesaj periushe u angazhua ne realizimin e shume projekteve në fushën e instalimeve dhe montimit te paisjeve te ndricimit dhe te audios si dhe montimit të aparaturave ne objekte private (klube apo diskoteka) dhe ne salla te ndryshme teatrore, lektoriume universitetesh dhe auditore ne mbare vendin.

SKEDA

Filmat artistike

Prodhim i Kinostudios “Shqiperia e Re” 

1979 – “MËSONJËTORJA”

     
Regjia: Muharrem Fejzo; Skenari: Natasha Lako; Muzika: Limos Dizdari; Operator: Ilia Terpini, Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Shyqyri Sako; Regjisore montazhi: Krisanthi Kotmilo.

1980 – “SKËTERRË 43’”

       
Regjia: Rikard Ljarja; Skenari: Bashkim Shehu; Muzika: Zef Çoba; Operator: Saim Kokona Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Namik Prizereni.

1981 – “KUR XHIROHEJ NJË FILM”
Regjisore: Xhanfise Keko; Skenari: Xhanfise Keko & Shpresa Vreto; Muzika: Aleksandër Peçi; Operator: Petraq Lubonja; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Kleo Nini; Regjisore montazhi: Shpresa Papapavllo.

1981 – “DITA E PARË E EMËRIMIT”

Regjia: Rikard Ljarja; Skenari: Kiço Blushi; Muzika: Robert Radoja; Operator: Saim Kokona; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Arben Basha.

1982 – “NËNTORI I DYTË”

Regjia: Viktor Gjika; Skenari: Dh.Shuteriqi & Kiço Blushi ; Muzika: Kujtim Laro; Operator: Lionel Konomi; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Arben Basha,

1983 – “DORA E NGROHTE”

Skenari: Neshat Tozaj; Muzika: Hajg Zaharjan; Operator: Bardhyl Martiniani; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Sali Allmuça.

1983 – “NJË EMËR MIDIS NJERËZVE”

Regjia: Muharrem Fejzo; Skenari: Natasha Lako; Muzika: Aleksandër Lalo; Operator: Bashkim Asllani; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Ilia Xhokaxhi.

1984- “FUSHË E KUQE FUSHË E BLERTË”
Regjia: Gëzim Erebara; Skenari: Skifter Këlliçi & G.Erebara; Muzika: Aleksandër Lalo; Operator: Gavrosh Haxhihyseni & Mihal Rama; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Astrit Tota; Regjisore montazhi: Atalanta Pasko.

1985 – “GURËT E SHTËPISË SIME”
Regjia: Dhimitër Anagnosti; Skenari: Dhimitër Anagnosti; Muzika: Kujtim Laro; Operator: Pëllumb Kallfa; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Kleo Nini; Regjisore montazhi: Shpresa Papapavllo.

1986 – “FILLIM I VËSHTIRË”

Regjia: Albert Xholi; Skenari: Shpresa Vreto; Muzika: Aleksandër Peçi; Operator: Faruk Basha; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Kleo Nini; Regjisore montazhi: Marika Kallamata.

1986 – “NJË JETË MË SHUMË”

Regjia: Gëzim Erebara & Gavrosh Haxhihyseni;Skenari: Luan Rama; Muzika: Thoma Simaku; Operator: Spartak Papadhimitri; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Kleo Nini.

1987 – “EJA”
Skenari: Petrit Ruka; Muzika: Ardit Gjebrea; Operator: Saim Kokona; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Ilia Xhokaxhi.

1990 – “NJË DJALË DHE NJË VAJZË”
Regjia: Kristaq Mitro & Ibrahim Muçaj; Skenari: Petrit Ruka & Shpresa Vreto; Muzika: Gjon Simoni; Operator: Pëllumb Panariti; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1990 – “VITET E PRITJES”
Regjia: Esat Musliu ; Skenari: Teodor Laço & Esat Musliu; Muzika: Limos Dizdari ; Operator: Pëllumb Kallfa; Operator zëri: Gëzim Sulaj; Piktor: Ilia Xhokaxhi.

1991 – “ENIGMA” sipas tregimit te I.Kadarese “E krehura”
Regjia: Spartak Pecani; Skenari: Nexhati Tafa; Operator: Gavrosh Haxhihyseni; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1993 – “ZEMRA E NËNËS”
Regjia: Besnik Bisha; Skenari: Nexhat Tafa;Operator: Leonard Qendro; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

Filma te animuar – Vizatimore 

1980 – “Kau dhe ujku”
Regjia: Tonini Vuksani, Skenari: Luan Rama, Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1985 – “Merimanga dhe brumbulli”
Regjia: Boris Ikonomi; Skenari: Luan Rama; Operator: Vangjush Valla; Montazhi: Atalanta Pasko; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1983 – “Zogu pushëbardhë”
Regjia: Vlash Dobroniku; Operator: Faruk Basha; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1985 – “Kur të bien puplat”
Regjia: Robert Qafëzezi; Skenari: Robert Qafëzezi & Stavri Pone; Operator: Diana Diamanti & Jovan Kondakçi; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1986 – “Robinsoni dhe shpëtimtarët”
Regjia: Sokol Xhahysa; Skenari: Bardhyl Fico; Operator: Beqir Vaqarri & Jovan Kondakçi; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1989 – “Lëkura e luanit”
Regjia: Gjin Varfi; Skenari: Vllasova Musta; Operator: Diana Diamanti; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1990 – “Talenti i babit”
Regjia: Esperanca Konomi; Skenari: Robert Qafëzezi; Operator: Jovan Kondakci & Leonard Dori; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

Filmi dokumentar

1982 -“Eposi i Kreshnikëve”
Skenari: Luan Rama; Regjia: Gavrosh Haxhihyseni; Operator zëri: Gëzim Sulaj.

1988 – “Shqipëria”
Regjia: Pol Zheji Kanada dhe ekipi i tijë; Zëri: Gëzim Sulaj.

 

Shtepia Filmike Teater TV Studio & GED Film Production

2007 – Dokumentari “Iso polifonia”,financuar nga QKK, Regjisor Ibrahim Mucaj; Producent Gezim Sulaj. Perfunduar ne Qershor 2008.

2007 – Cikli i filmave dokumentare “Exile in paradiso” te kompanise Angleze “Lear Production”, Producent ekzekutiv per Shqiperine Gezim Sulaj.

2007 – Serial dokumentaresh te Telvizionit Shteteror Irlandez RTE “No place like home”, Producent ekzekutiv per Shqiperine Gezim Sulaj.

2008 – Filmi artistik me metrazh te shkurter “Ne pervjetorin e marteses”,financuar nga QKK. Regjisor Artan Malaj; Producent Gezim Sulaj. Perfunduar ne Nentor 2008.

2008 – Financuar filmi artistik me metrazh te shkurter “Ngjarje ne traget”, Regjisor Keldi Karuni; Producent Gezim Sulaj. Perfunduar ne Shkurt 2009.

2008 – Zhvillim projekti per film artistik me metrazh te gjate”Fundi i nje iluzioni”,financuar nga QKK. Skenarist Ibrahim & Irvin Mucaj; Producent Gezim Sulaj. 9Dokumentat per perfundimin e kesaj faze te ketij projekti jane dorezuar prane QKK ne Prill 2009).

     
    

© Material i rezervuar me te drejtat e mbrojtura nga vete z. Gezim Sulaj dhe Kinematografia Shqiptare | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 6 nentor 2023

______________________________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca ne ndertimin e tekstit: Sipas nje informacioni (se bashku me fotot) te derguar ne redaksine e faqes nga vete z. Gezim Sulaj te cilin e falenderojme perzemersisht.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.