Pellumb Kulla. Regjisor / dramaturg / publicist dhe perkthyes
Lindi me 10 janar 1940 ne Zemblak te rrethit te Korces. Ndoqi mesimet e shkolles se mesme ne Tirane. Mbaroj shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu” ne vitin 1964. Me pas emerohet ne Teatrin “Petro Marko” te Vlores ku punoj aty me shume se dy vjet. Per motive politike u largua nga puna dhe u denua te punoje ne guroren e Kanines dhe ne Ndermarrjen e Ndertimit per nje periudhe kohore rreth 5 vjet. Me vone ai do te emerohet ne Teatrin e Fierit, vendi ku punoj dhe krijoj per rreth 18 vjet.
Me kete Institucion ka vene ne skene shume drama dhe variete` , mjaft te suksesshme , ne pjesen me te madhe te te cilave eshte edhe autore i skenarit.
Nga viti 1990 deri ne vitin 1992 eshte pedagog i mjeshterise se aktorit ne Fakultetin e Artit Skenik duke mbajt edhe detyren e dekanit ne kete fakultet.
Ne vitet `90-te u perfshi ne levizjen per rrezimin e diktatures ne perkrahje te forcave demokratike. Pas vitit 1992 angazhohet ne perfaqesite diplomatike te vendit, per pak kohe ne Bon te Gjermanise dhe me pas u caktua si perfaqesues i Shqiperise prane Organizates se Kombeve te Bashkuara, detyre qe e mbajti deri ne v. 1997 . Nga 1997 – 1998 punon si kryeredaktor i gazetes se emigratve shqiptare ne Nju Jork “Iliria”. Gjithsesi aktiviteti artistik me i suksesshem i tij mbetet ai ne Teatrin “Bylis” Te Fierit, ku ne repertorin e ketij teatri dhe ne televizorin shteteror TVSH, u jetesuan nje sere dramash e komedish te tij, si : “Shoku Niqifor”, “Dy krisma ne Paris”, “E bukur shtepi e vjeter”, “Keshtu te dua”, “Cobo Rrapushi me shoke”, “Kercuri” dhe sidomos komedite te shkurtera, ku me te shumtat me Estraden e Fierit.
Pellumb Kulla ka botuar gjithashtu edhe 5 vellime me skica , komedi nje-akteshe, dhe tregime liriko-humoristike, monografine kushtuar aktorit Skender Sallaku, nje permbledhje me krijimtarine e tij dramaturgjike ne tre vellime “Teatri, kjo loje magjepse” ne v. 2007. Firmen e tij mbajne edhe kinokomedite “Tela per violin” (1987), “Stola ne park” (1988), “Rrufeja nga mali” .
Si krijues i njohur i humorit dhe si regjisor , ai shquhet per shije te holle, kulture e mprehtesi. Regjizura e tij krahas dramacitetit (Gjemimi i atij dimri) , frymes epiko-heroike (Dy krisma ne Paris), dallohet vecanerisht per humorin e tij te holle dhe elegant plot befasime te kendeshem.
Ne dramaturgji, shfaqja “Dy krisma ne Paris” vleresohet si vepra me e mire e tij, sado qe ishte nje drame heroike dhe me patose te forta politike , ajo shquhet per dramacitetin dhe konfliktin e saj te forte.
Eshte bashkeshorti i aktores Xhuljeta Kulla. Aktualisht jetojne prej shume kohesh ne New York.
__________________________
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – J. Papagjoni (f. 250-251) / “Enciklopedia e Kinematografise” A. Hoxha (f. 217). Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook ne janar 2020 dhe rishikuar ne vitet vijues
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw