Përfundon java e 17të e Superiores

0
466

#VizionSportivOraKampioneve

Kjo javë e kampionatit u mbyll me kryendeshjen Partizani – Vllaznia, 0-0. Në fakt, gjërat mbeten siç ishin përpara kësaj ndeshjeje. Vllaznia nuk humbet gjë  ruan distancën prej nëntë pikësh dhe Partizani mbetet i dyti. Ringjallet Kukësi pas fitores së thellë ndaj Skënderbeut me 4-0 dhe ndjek i treti ( me pikëtë barabarta me Laçin dhe teutën) me 11 pikë më pak se Vllaznia dhe dy më pak se Partizani. Frymëmarrje për Tiranës pas fitores me shumë vlera për të ndaj Apollonisë 0-1. Fitore në debutim për trainerin Orges Shehu dhe goli i parë për Taulant Seferin. Laçi i Shpëtim Duros korr një fitore ndaj një kundërshtari direkt në luftën për Europë, Teutës. 1-0 dhe një penallti e humbur nga Nuabueze. Kastrioti fiton 1-0 ndaj Bylis, kundërshtarit të tij në luftën për mbijetesë. Pas humbjes të rëndë ndaj Kukësit 0-4, Skënderbeu duket i pajtuar me fatin për të rënë nga Kategoria. Kjo, në bazë të rezultateve të fundit. Në të vërtetë, mundësitë matematikore ekzistojnë akoma. kampionati ka rrugë dhe Skënderbeu duhet të ndryshojë menjëherë, që tani situatën e disfavorshme për të.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here