Petrit Ruka (1954-2021) | Homazh!

0
1015

Petrit Ruka (1954-2021)
Redaktor, skenarist e regjisor!

Lindi me 21 gusht 1954. Kreu studimet e larta per gjuhe-letersi. Me 1986 fillon pune si redaktor ne Kinostudio “Shqiperia e Re” .
Prirja dhe pasioni e shpuri ate te shkruante vete disa skenare cilesia e te cileve shkoi vazhdimisht ne rritje. Brenda 7 vjeteve shkroi 6 skenare te filmave artistike ne menyre autonome ose si bashkeautore. Skenari i pare ishte per filmin “Eja” – 1987 qe trajton nje teme te pashkelur nga filmi shqiptar.

Ne vitin 1988, shkruan skenrin e filmit te shkurter “Nje i trete”, qe terhoqi vemendjen e kineasteve e kritikeve. Skenari i tij me i suksesshem mbetet ai i filmit ”Nje djale dhe nje vajze” – 1990 bashkeautore me Vreto, Muco e Mitro.

Ne vitet 1994-95 realizoi si bashkeautore ne skenare dhe regji me Artan Minarollin filmat “Qind per qind” dhe “Plumbi prej plasteline”. Ky i fundit u nderua me Cmimin e Presidentit te Festivalit Nderkombetar te Filmave qe u zhvillua ne Rrepubliken Ceke ne v. 1997.

Po keshtu shkruan edhe skenarin e filmit tjeter “Vazhdojme me Bethovenin” – 1995 I cili u vleresua ne Festivalin e 10-te te Filmit Shqiptar qe u zhvillua me 10-13 maj 1995. Ka realizuar gjithashtu si skenarist e regjisor edhe filmat dokumentare “Butrinti i gjalle” (mbi aktorin Kadri Roshi) – 1998 dhe “Ne fillim ishte Adami” – 1999.

Eshte edhe autori i disa skenareve per filma vizatimore nder te cilet: “I gjalli dhe i vdekuri”, qe u nderua me Kupen e Festivalit te 10-te per skenarin.
Filma te tjere artistik: “Lumi qe nuk shteron” – 1989 ; “Te burgosurit e galerise” – 1994, “Une jam Ismail Qemali” – 1997; “Arratia” – 2001, si dhe bashkeautore ne skenarin e filmit vizatimore “Ekuiliber”.

Ne dhjetor te vitit 2002 u emerua Kryetar i Qendres Kombetare te Kinematografise. I eshte akorduar titulli “Mjeshter i madh”
Nderron jete me 6 korrik 2021
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 346-347

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here