Artur Dauti
Regjisor dhe piktor i filmit te animuar ne Kinostudio.
Lindi me 27 nentor 1957 ne Tirane. Mbasi mbaroi studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne degen e piktures filloi punen ne sektorin e filmave vizatimore prane Kinostudios “Shqiperia e re” / Albafilm-Animacion / me 10 shtator 1976.
Realizoi filmin e pare vizatimor “Genjeshtra i ka kembet e shkurtra” ne vitin 1981 duke qene njekohesisht bashkeautor i skenarit, piktor dhe regjisor.
Me vone realizoi si regjisor dhe piktor filmat: “Kecat dhe ujku” – 1982 / “Toci dhe Poci” – 1983 / “Bilbili mendjelehte” – 1984 / “Zeri i gjakut , zeri i tokes” – 1985 / “Tik-taku i fundit” – 1986 / “Busti” – 1987 / “Lisi” – 1988 / “Mustaqet e mbretit” – 1990 / “Ujku, ujku” – 1992 / “Gjigandi i vetmuar” – 1993 / “Marioneta” – 1995 / “Bashke me perendimin e diellit” -1997 etj.
Filmi “Gjigandi i vetmuar” u nderua me Cmimin e pare ne Festivalin e 10-te Te filmit Shqiptar qe u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane nga 10-13 maj 1995.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 86-87.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw