Artan Marku
Piktor, regjisor i filmit te animuar
U lind me 11 gusht 1954. Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve ne vitin 1980. Ne vitin 1981 emerohet piktor ne sektorin e filmave vizatimore ne Kinostudio “Shqiperia e Re”.
Po kete vit realizon filmin e pare si piktor dhe regjisor “Dhelpra dhe iriqi”. Deri ne vitin 1987, realizon 8 filma : “Ah, lepurusha, lepurusha” – 1982, “Bredhi midis nesh” – 1983; “Jo keshtu piku” – 1985; “Lulja magjike” – 1985 qe u nderua me Cmimin III ne Festivalin e 6-shte te Filmit Dokumentare dhe Vizatimore Shqiptar, “Piku ne gjah” – 1986, “Piku me lekure dhelpre” – 1987, mori çmimin Desiderio në Festivalin e Fëmijëve, Itali 1989 , “Portret” – 1988, “Dy vellezerit”, “Kenga e fundit”, “Dashuri ne kater stinet” – 1996, “Fotografite” – 1999 etj.
Ne vitin 1992 emigron ne Gjermani duke punuar atje si piktor per nje vit. Ne vitin 1994 shkon ne Greqi dhe punon ne tre studio te Athines si piktor animator.
Me 1996 u rikthye prane Kinostudios “AlbaFilm Animacion” ne Tirane duke punuar deri ne mbyllje te saj.
Që nga viti 2005 Artan Maku i është kushtuar produksionit të filmit krahas punës krijuese në fushën e animacionit. Ka prodhuar një sërë titujsh veprash të reja të gjinisë së animacionit dhe të filmit me metrazh të shkurtër, duke u prezantuar me to në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Filmi “Koha moderne” vlerësohet me Best Animation në Festivalin Ndërkombëtar Nine Eleven, Prishtinë 2007.
Në vitin 2010 merr jetë projekti i tij “AnifestRozafa”, festivali ndërkombëtar i filmit të animuar, i pari i këtij lloji në Shqipëri.
2010 and 2018 eshte drejtor i pergjithshem i Festivalit Nderkombetar te Filmit , “A-FestFilm ROZAFA“ SHKODRA!
_________________________
Kinematografia Shqiptaer ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. Hoxha / f. 247.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw