Piktori dhe regjisori i filmit të animuar Tonin Vuksani!

0
1330

Tonin Vuksani
Piktor dhe regjisor i filmit vizatimor te Kinostudios “Shqiperia e re”.
Mbahet mend si krijuesi i filmit te bukur vizatimor “Kau dhe ujku”

Lindi ne Shkoder me 23 gusht 1954. Mbaroi Insitutin e Larte te Arteve per pikture ne v. 1977 dhe filloi pune si piktor ne sektorin e filmit vizatimore ne Kinostudion “Shqiperia e re” duke u bere njeri nga kuadrot e pare te ketij sektori i cili dha nje ndihmese te konsiderueshme ne pergaditjen e kuadrove dhe rritjen e prodhimit te filmave vizatimore.

Filmin e pare si regjisor e piktor ai e realizoi ne v. 1978 “Ketri ndihmon shokun”. Deri ne vitin 1984 qe punoi ne kete sektor , realizoi 8 filma dhe nga viti ne vit pati rritje cilesore te filmave te tij nga te cilet mund te permendim: “Arushi hap toke te re”; “Llustra, llustra” ne v. 1979; “Milingonat dhe fidani”; Kau dhe ujku” ne v. 1980; “Arushi kerkon babane” – 1981; “Njeriu prej debore” dhe “Bishti” – 1982; “Ne pyllin e bredhave” – 1984.

Ne vitin 1981 nderohet me Cmimin Special te jurise ne Festivalin Ballkanik te Filmit te Animuar ne Ljubljane, Slloveni.

Pas kesaj veprimtarie kalon si pedagog ne Insitutin e Arteve (sot Akademia e Arteve). Pervec si regjisor-piktor i filmave vizatimore. Ai ka nje veprimtari te ngjeshur edhe ne artin e piktures. Grafikes, pllakatit, ilustrimit te kopertinave dhe librave per femije. Eshte fitues i Konkursit te pulles postare “Vizita e Papa Gjon Palit II ne Shqiperi (1993).

Si skenograf eshte angazhuar edhe ne disa shfaqje teatri si psh drama “Ne jete” – 1982, gjithashtu edhe ne spektakle te ndryshme (1985 skenografia e Festivalit Kombetar per Femije ne Shkoder).

Nga viti 1993 punoi paralelisht edhe si specialist per artet figurative , prane Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve. Nga viti 1999 emigroi ne SH.B.A duke punuar si disenjator arkitektural. Eshte bashkeautore i relievit te madh “Paramount” ne vitin 2002, vendosur ne Time Square te New York.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 412-413 . Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 541

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply