Astrit Tota
Piktor filmi dhe kostumesh ne Kinostudion “Shqiperia e Re”
Lindi ne Tirane me 21 mars 1938. Ne kater filmat e pare punoi si butaforist: “Detyre e posacme” (1963); “Toka e jone” (1964); “Vitet e para” (1965); “Komisari i drites” (1966).
Pas kesaj eksperience, realizoi 6 filma si piktor kostumesh dhe ne kete kohe mbaron Institutin e Larte te Arteve e duke filluar pune si piktor ne Kinostudio me filmin e vitit 1970 “Krevati i perandorit”.
Nga viti 1967 e deri ne vitin 1993 ne total si piktor filmi dhe kostumesh realizoi rreth 31 filma nder te cilet:
“Ne fillim te veres” – 1975, qe u nderua me cmim per anen figurative; “Tinguj te luftes” – 1976; “Koncert ne vitin `36” – 1978; “Pertej mureve te gurta” – 1979; “Partizani i vogel Velo” – 1980; “Kercenimi” – 1981; “Rruga e lirise” – 1982; “Pranvere e hidhur” – 1985; “Bardhesi” – 1986; “Dy here mat” – 1986; “Flutura ne kabinen time” – 1988; “Kush eshte vrasesi” – 1989; “Kolonel bunker” – 1996 etj.
Eshte nje nga piktoret veterane qe ka dhene nje ndihmese ne zhvillimin e skenografise te filmit shqiptar si dhe piktor i filmit te pare vizatimore me kukulla “Vajza me patat” – 1979.
Pas vitit 1990 emigroi ne New York te Amerikes.
VINI RE:
Nuk kemi ndonje informacion pertej vitit 2002 per z. Tota.
Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje dhe te harroje artistet tane gjithmone brenda informacionit te disponueshem qe kane administratoret e kesaj faqe.
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha f. 393
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw