Piktori i filmit Azis Karalliu.

0
785

Azis Karalliu
Piktor filmi / Karikaturist

Ka lindur ne Gjirokaster me 23 shtator 1936. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” ne degen e dekoracionit dhe skenografi qe ne vitin 1958.
Me pas fillon pune ne Kinostudio “Shqiperia e Re” ne sktorin e rreklamacionit te filmit e me vone ne vitin 1961 ne filmin artistik si piktor ekzekutues.

Filmi “Gjurma” (1970) eshte filmi i pare i tij si piktor krijues.
Ka realizuar dekoret e 25 filmave , prej te cileve: “Kur zbardhi nje dite”; “Yje te neteve te gjata”; “Ilegalet”; “Vellezer dhe shoke”; “Tre njerez me guna”; “Zevendesi i grave”; “Pas fasades”;

Ka realizuar gjithashtu shume pllakata te nje cilesie te larte, ku disa prej tyre jane vleresuar edhe me cmime. “Vullkani Kosove” ne vitin 1999 , ka nje zgjidhje kuptimplote, ku simbolika dhe ideja frymezuese e vullnetit per liri, vijne lirisht tek shikuesi. Ashtu si ne pllakat, ai ka nje krijimtari te bollshme edhe ne karikature, ku bie ne sy begatia e ideve dhe zgjidhjeve, gjetjet e mprehta dhe detajet me ngarkese metaforike e simbolike.

Cikli “Zakonet prapanike” u cmua si cikli me i mire ne ekszpoziten e hapur nen kujdesin e revistes “HOSTENI” ne vitin 1975, ndersa “Portreti i pijanecit” fitoj cmime ne nje ekspozite nderkombetare ne Krakove te Polonise.

Si skenograf i filmit “Perballimi” u vleresua me cmim per “Skenografine me te mire” ne Festivalin e II-te te Filmit Shqiptar ne vitin 1977.

Filma te tjere: “Qyteti me i ri ne bote”; “Guna permbi tela”; “Ne kufi te dy legjendave”; “Shoket”; “Gabimi”; “Keshilltaret”; “Dasem e cuditshme”; “Eja”;
Filma dokumentare: “Kufitari”; “Mihal Grameno”; “Kater kenge per Partine” etj
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne shtator 2017 & rishikuar ne vitet vijues
Referenca: “Enciklopedi, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papapagjoni/ f. 213.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here