Piktori i filmit Bujar Luca!

0
1003

Bujar Luca
Piktor i filmit dhe kostumograf!

Lindi me 21 qershor 1954. Mbaroi Insitutin e Larte te Arteve ne degen e arteve figurative ne Tirane. Filloi si piktor kostumesh ne filmin me dy seri “Liri a vdekje”-1979. Deri ne vitin 1991 ka realizuar rreth 16 filma, nder te cilat vetem tre si piktor filmi: “Pas vdekjes” – 1980; “Si gjithe te tjeret” – 1981; “Bardhe e zi” – 1991. Nga 13 filmat e tjere si piktor kostumesh mund te permendim: “Njeriu i mire” – 1982; “Dora e ngrohte” – 1983; “Kush vdese ne kembe” – 1984; “Mondi dhe Diana” – 1985; “Dhe vjen nje dite” – 1986; “Rrethimi i vogel” – 1986; “Rrethi i kujteses” – 1987; “Misioni pertej detit” – 1988; “Njerez ne rryme” (1989) etj. Pas v.`90-te emigroi ne Paris te Frances.

Gjate viteve ne vazhdim ka hapur ekspozita individuale dhe te perbashketa: 1991 – Galerie « Gérard Rambaud », Paris; 1992 – Galerie « Cobra » Bruxelles, Belgique; 1993 Lucernaire, Centre d’art et d’Essai, Paris . La Caisse d’épargne, Le Mans; 2008- « Black Box » Espace Saint Louis, Bar Le Duc etj. dhe e fundit daton ne v. 2017 – « L’anello del mondo » Galleria Zabert, Torino, Italie.

Ndersa ekspozita te perbashketa, tre me te fundit jane: 2015
« Rrugëtim shqiptar », Parlement NRW- Düsseldorf, Allemagne
(Collection de la Galerie Nationale des Arts, Tirana, Albanie); 2016 « Arti dhe dizajni i filmit shqiptar », Galerie Nationale des Arts, Tirana, Albanie ; 2017 « My Venetian Gold », Spazio Thetis, Arsenale, Venezia.

Qershor 2020
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qene vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / Autore dhe Vepra / A. Hoxha / f. 239 si dhe “saatchiart.com”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply