Piktori i kostumeve Vangjel Gjikondi!

0
425

Niveli artistik i filmave ka rënë, nuk kemi më skenaristë, regjisorë as artistë (V. Gjikondi – 2019)

Lindi ne Tirane me 20 gusht 1958. Kreu pa shkeputje nga puna Liceun artistik “Jordan Misja” . Punoi paralelisht ne Ndermarrjen Artistike “Migjeni” ne gdhendjen e drurit.
Me 1978 u regjistrua ne Insitutin e Larte te Arteve te cilin e mbaron ne vitin 1982 duke u diplomuar ne degen Kavalete Monumentale. Ne vitin 1983 fillon pune ne Kinostudio “Shqiperia e Re” , fillimisht ne repartin e filmave vizatimore per disa muaj e me vone si piktor kostumesh ne filmat artistik.

Ka realizuar kostumet e filmit artistik “Nxenesit e klases sime” – 1983. Deri ne vitin 1992 realizon kostumet e 10 filmave te tjere artistike si “Duaje emrin tend”; “Vjeshte e nxehte `41”; “Gjurme ne debore”; “Pranvere e hidhur”; “Asgje nuk harrohet”; “Gabimi”; “Kur ndahesh nga shoket”; “Treni niset ne shtate pa pese”; “Pas fasades”.

Ne fillim te viteve `90-te emigron per disa muaj ne Greqi ku punoi si piktor me porosi . Rikthehet ne Shqiperi dhe cel nje galeri te perbashket arti me disa shoke te tij. Ne vitin 1998 celi galerine personale te artit “Gjikondi”;

Duke filluar qe ne vitin 1985 ka marre pjese ne disa ekspozita te arteve figurative . Ne vitin 1991 u paraqit me punet e tij ne Galerine Kombetare te Arteve si edhe ne bienalen e Aleksandrise ne Egjypt. Ne vitin 1998 , hapi ne Paris nje ekspozite personale nen kujdesin e Ambasades Shqiptare atje , si edhe nje tjeter , po ne Paris ne “Majson de Pirenej” .


Ne vitin 2018, ne kuader te Vitit Mbarekombetar te Gjergj Kastriot – Skenderbeut, solli figuren e Heroit tone Kombetar nepermjet 55 tablove, nje pune e perkryer qe i mori atij 10 vjet per realizimin e kesaj ekspozite.
Si hobi te tij, ushtron edhe poezine duke botuar vjersha ne organe te ndryshme te shtypit.
____________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / A. T. Hoxha / Toena 2002 / f. 138-139.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here