Piktori i popullit Agim Zajmi (1936-2013)!

0
1508

Agim Zajmi (1936-2013)
Skenograf, piktor, pedagog!
Piktor i Popullit dhe “Profesor”

Lindi ne Tirane me 28 nentor. Familja e tij u shperngul nga Peja e Kosoves, Shqiperi qysh me 1920. Ne vitin 1957, kryen Liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane e fill me pas nis studimet e larta per skenografi ne Akademine e Arteve ne Leningrad (sot Shen-Peterburg), ne ish Bashkimin Sovjetik, te cilat i mbaron ne v. 1961.

Fillimisht punon si skenograf ne Teatrin e Operes dhe Baletit , vazhdoi ne Teatrin Popullor, me tutje (1978) si pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve derisa doli ne pension ne v. 2003. Ne mbi 40 vjet pune te panderprere, me krijimtari te gjere, ai ka realizuar me teper se 250 projekte ne skenografi, nga dramaturgjia kombetare dhe ajo boterore, duke bashkepunuar me shume teatro ne hapsiren shqiptare (Shqiperi, Kosove, Maqedoni).

Bashkepunimin me te frytshem e ka patur me regjisorin Pirro Mani me mbi 40 projekte. Agim Zajmi eshte shquar edhe si nje nga kostumografet me ne ze te teatrit shqiptar me mbi 300 realizime, ku bie ne sy skicimi i kostumit perkitazi karakterit te personazhit, kohes, mjedisit deri tek trajtimet e lira simbolike e alegorike. Skenografia e tij shquhet per gjuhen e re qe solli ne vitet `60-te e me tutje, me fuqine e ideve, si mboliken e qarte, frymen epike permes nje realizimi te ashper (Qielli i kuq, Perkolgjinajt, Besa e madhe, Permbytja e madhe).

Ai ka perdorur elemente te formave ekspresive, te alegorive, te pasura nga nje semantike e begate e cila ka perfshire gjetjen skenografike, trajtimin e dekoreve , kostumografine, konceptin arkitektonik te hapsires teatrore, dritehijet dhe ngjyrat ne ndricim (Cuca e maleve, fytyra e dyte, Arturo Ui). Agim Zjami e cliroi skenen nga mbingarkesa e objekteve pershkrimore nga shfaqjet natyraliste sic beri me dramat “Keneta”, “Hije t e nates”, “Toka e jone”, “Familja e peshkatarit” ku i dha me shume dinamike dekoreve, perdori teknika bashkekohore si psh.

“Gjenerali i ushtrise se vdekur”, “Nata e 12”, “Romeo e Zhuljeta”, “Revizori”; vleresoi drejt aktorin ne hapsiren skenike si figura qendrore e shfaqjes duke e vene zgjidhjen skenografike sa me shume ne funksion te lojes sikurse u pa tek “Luiz Miller”, “Fytyra e dyte”, “Vdekja e nje komisioneri” etj.

Krahas skenografise e kostumografise A. Zajmi shquhet edhe si piktor kavaleti me shume peizazhe , tablo kompozicionale, portrete etj. Nga pikturat e tij mund te permendim: “Dede Gjoluli”, “Ganimet Terbeshi”, “Fushe Kosove” ,” Vasil Laci” etj.

          
       
      
      
           

Ai ka edhe nje ndihmese te vyer si profesor i skenografise ne Akademine e Arteve, duke mesuar e formuar qindra artiste te rinj. Ai ishte president i Shoqates Mbarekombetare te Artisteve Figurative me qender ne Tirane. Mban titullin “Piktor i Popullit”, dhe titullin universitar “Profesor”. Nderroi jete me 3 nentor 2013.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 553-554

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here