“Pionieri” i skenĂ«s Andon Pano (1921 – 1993) | Homazh!

0
2182

Andon Pano
23 prill 1921 – 24 prill 1993
Aktor / regjisor / publicist dhe “Artist i Merituar”!

Nje nder rastet e rralla eshte ky i artistit Andon Pano i cili mund te jete i vetem qe ka nderruar jete nje date mbas dites se lindjes!
Si sot ne kete date, me 23 prill te ketij viti shenohet 100 vjetori i lindjes dhe nje dite me pas, pra neser me 24 prill, behen 28 vjet qe ai ka nderruar jete!
Respekt per “pionerin” e skenes dhe kontributin e dhene nga ai ne artin skenik!

Aktori shqiptar u lind ne Stamboll me 23 prill 1921. Femijerine e kalon ne fshatin Selce ne Polican te Gjirokasters. Mbasi mbaroi shkollen fillore, kryen normalen e Elbasanit me prof. Aleksander Xhuvanin. Gjate luftes mer pjese ne rradhet e rezistences. Ka qene nje nga veprimtaret me te shquar te Teatrit Partizan ne zonen e Shqiperise se Jugut. Drejoi gruoin teatror qendror te Ushtrise Nacionalclirimtare, i cili dha shfaqjen “Pleqte dhe lufta” , me 24 maj 1944, para delegateve te Kongresit te Permetit, date e cila vleresohet si dita e themelimit te Teatrit Kombetar. U aktivizua si aktor ne Tirane dhe ne dhjetor 1944 hyri ne Shkollen Dramatike te drejtuar nga regjisori Sokrat Mio. Mbas clirimit te vendit, qe ne vitin 1945, ai ishte nje nder te paret qe ka marre pjese ne komisionin per krjimin e Teatrit te Shtetit.
Specializohet ne Bashkimin Sovjetik si aktor dhe regjisor ne Moske. U martua me regjisoren ruse Zina Andri, me vone edhe ajo nje regjisore e njohur e Teatrit Popullor.

Inagurimi i shkolles se larte per aktor “Aleksander Moisiu”. Nga e majta: Albert Verria, Pandi Stillu, (ne kembe) Pipi Mitrojotgji, Andon Pano, Cefranina, Andrea Malo, Kujtim Spahivogli
(Nga e majta) – Ne tribune Pipi Mitrojorgji. Ne presidium: 1) ??? ;2) Kole Paparisto; 3) Gjen. Spiro Moisiu 4) Manush Myftiu; 5) Andon Pano; 6) Dhimiter Shuteriqi; 7) Jorgjia Trenja; 8) Violeta Manushi; 9) Vangjel Moisiu; 10) ??? ; 11) Lazer Filipi
“Revizori” i Gogol ne Teatrin Popullor | Akti i IV Nga e majta aktoret: Gjon Karma; Besim Levonja; Pandi Stillu; Andon Pano; V. Gjarra; Behije Cela; L. Krroi; Mihal Popi

Andon Pano dha nje ndihmese te vyer ne ngritjen e nivelit artistik e kulturor te artisteve te ketij teatri. Ishte nje aktor me te dhena ne lemin e komedise.
Per per disa vite rresht interpretoj me mjeshteri ne shume role, qe ishin jo vetem kulmimet e tij, por edhe te vete Teatrit tone. Keshtu mund te permendim: “Topazi”; “Martesa”; “Invadimi”; “Gjergj Dimitrov”; “Halili dhe Hajria”; “Tartufi”; “Prefekti”; “Revizori”; “Shtate shaljanet” etj.

Ne presidiumin e Kuvendit Popullor, ne shtepine e Omer Nishanit. 1949! Nga e djathta ne te majte: Kricko, Andrej Ivanovic`, Andon Pa no, Kole Jakova, Behije Cela, Besa Imami, Mihal Popi, Violeta Manushi
Ne filmin “Tana” , aktoret Andon Pano dhe Tinka Kurti!

Ka interpretuar gjithsejt 42 role nga viti 1945 deri ne vitin 1962. Ne pjesen “Dasma e madhe” luajti rolin e Esat P. Toptanit; ne dramen “Halili dhe Hajria” te K. Jakoves, 1950, krijoi nje figure interesante ate te Sulejman Pashes; role me identitet artistik ishin edhe ato te drames “Mikroborgjezet” e M. Gorkit, ne komedine “14 vjec dhenderr” te A.Z Cajupit. Ne vitet 1958-1960 ka qene drejtor i Teatrit Popullor. Ne vitin 1965 u emerua drejtor i Teatrit Qendror te Kukullave ne Tirane. Ka vene ne skene si regjisor komedine “Tartufi” te Molier me 1947 (ku luajti ai vete rolin e Tartufit).

Nga shfaqja “Vajza me prike” P. Gjata dhe A. Pano
Nga e majta ne te djathte: Sabri Cani – Flronda Manushi – Ilir Nikolla – Andon pano – Xhavit Xhepa – Shaban Villogjini. (ulur) Veli Uranici – Shkurt 1975, kursi i II-te i regjisoreve!
Nga shfaqja “Revizori” Nga e majta ne te djathte: Gjon Karma; Besim Levonja; Mihal Stefa; Andon Pano; Mihal Popi; Pjeter Gjoka.

Gjithashtu, arriti sukeses ne venien ne skene te disa dramave shqiptare si : “Besa e Sami Frasherit“ (1951); “Heronjte e Kasem Trebeshines” (1951);”Vajza nga fshati” (1954”;
La pershtypje te thella sidmos venia ne skene e komedise “Prefekti” te B. Levonjes, nen udheheqjen regjisorjale te rusit A. Krico, ku shkelqeu loja e Mihal Popit ne rolin e Qazm Mulletes, sikurse edhe kujdesi per te krijuar nje atmosfere komike e sarkastike.

Kavaje – 1957 Andon Pano me aktorin shkodran te Teatrit “Migjeni” Adem Kastrati
Shfaqja: “Oret e Kremlinit” Behije Cela; Andon Pano (ulur) dhe Sander Prosi
Shfaqja “Platon Krecet” A. Kcira – A. Pano
Shfaqja “Platon Krecet”

Nga pjeset e autoreve te huaj, u mirepriten drama “Mikroborgjezet” e M. Gorkit (1948), “Ne kopshtin e jargavaneve” te C. Solodar (1955), “Ceshtja familjare e Ezhin Ljutevskit” (1956); ishte asistent regjisor i V.V Bortkos ne venien ne skene te tragjedise “Hamleti” te Shekspirit me 1960.

Andon Pano ne “Tartufi”
1942 – “Triumfi i lirise” Andon Pano ne qender (prane portretit)
Nga shfaqja “Halili dhe Hajria”

Andon Pano ka qene edhe nje kritik e publicist, nje nga njerezit e ditur te teatrit, qe ka shkurar gjere per te, per artistet dhe shfaqjet e ndryshme, sikurse edhe tekstin ne doreshkrim te historise se Teatrit Popullor, 20 vjet ne Teatrin Popullor, periudhe qe perfshin vitet qe nga themelimi dei me 1964.
Laureant i Cmimit te Republikes ne vitin 1955 si dhe eshte nderuar edhe me cmime te tjera. Mbante titullin “Artist i Merituar”
U nda nga jeta me 24 prill 1993, nje dite mbas dates se lindjes!

Publikuar per here te pare ne faqen Facebook – Kinematografia Shqiptare – qershor 2020

_____
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013  
Referenca: “60 vjet Teatri Kombetar (1945 – 2005) nga F. Slatina / faqe: 25
“Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 340

VINI RE: Te gjitha fotot mbajne autoresine e familjes Pano. Falenderojme perzemersisht te bijen e artisti, zonjen Vasilika Pano – Kaloshi per mundesine e publikimit te fotove. Materiali i rezervuar © Copyright 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here