Pirro Qiqi | Aktorët e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokastër!

0
2180

Pirro Qiqi
Aktor i Teatrit “Zihni Sako” dhe Kinematografise Shqiptare

Lindi ne Gjirokaster. Ne vitin 1969 nis aktivizimin si aktor amator me Estraden Profesioniste te Gjirokastres, ku interpreton 10 role me regjisorin Dhimiter Dhima. Ne vitin 1970 fillon punen si aktor prane Teatrit Dramatik te Gjirokastres.

Studimet prane Institutit te Larte te Arteve i ka kryer gjate periudhes kohore 1972-1975 dhe nje vit me vone me 1976 emerohet si aktor profesionist duke u kthyer prane Teatrit “Zihni Sako”. Rradhitet nje nder aktoret me jeten me te gjate skenike ne kete institucion, duke qene i lidhur me te per 42 vite rresht.

Gjate karrieres se tij ai ka realizuar me sukses nje numer te konsiderueshem rolesh, ndersa ka lene gjurme njeherazi si regjisor dhe aktor filmash ne kinematografi.

Nga 100 role te interpretuara Pirro Qiqi realizoi 68 ne Teater, 25 ne Estraden Profesioniste te Qytetit dhe 7 ne filma artistik te “Kinostudios Shqiperia e Re”. 70% e roleve te tij ne Teatrin e Drames jane role kryesore, ndersa nje kontribut te cmuar Qiqi ka edhe ne fushen e regjise,duke vendosur ne skene 16 vepra dramatike me autore shqiptare apo te huaj.

Artisti i skenes Pirro Qiqi ka qene pjesemarres ne tre Festivale Kombetare Teatrore me:”Njeriu me top” , “Atje ne Ibro” dhe “Beselam pse me flijojne”. Per cilesite dhe meritat e tij ai eshte vleresuar me 2 cmime ne Takimet Kombetare Teatrore ne vitin 1976 dhe 1979 me titullin “Andon Zako Çajupi”, dhene nga Bashkia Gjirokaster ne rastin e 45 vjetorit te krijimit te Teatrit dhe me titullin “Naim Frasheri”akorduar nga Presidiumi Kuvendit Popullor ne vitin 1990.

Pirro Qiqi njihet nga publiku edhe per kontributin ne vendosjen ne skene te mjaft shfaqeve te tjera, si koncerte, komedi apo konferencier.
Gjate viteve 80-te ishte edhe radiokronist , komentator i emisionit te Futbollit “Nga njera ndeshje ne tjetren” , i derguari nga Gjirokastra per skuadren vendase “Luftetari”.

Filmografia:

1977 – “Njeriu me top”……Baftjari
1978 – “Koncert ne vitin 1936”…..Zaimi
1979 – “Liri a vdekje”…..Saruxhai
1979 – “Shtrengate ne mal”…..Dhimitri
1980 – “Sketerre 43”……Piktori
1989 – “Kthimi i ushtrise se vdekur”…..Ordinanca
1996 – “Mikres Meres”…..Leka

Rolet ne teater:
“Historia e nje nate”- Agroni
“Qielli i kuq”- Gramozi
“Shtepia ne boulevard”- Genci
“Permbledhje dramash”- Mekaniku
“Nje krisme ne erresire” – Agimi
“Plane ne shtepi”- Ahmeti
“Pushket e nenes” – Pedro
“Familja e peshkatarit” – Jonuzi
“Dasma e madhe e dritave” – Prifti
“Shtrengate ne mal”- Sekretari i partise
“Duke u gdhire 45”- Araniti
“Njeriu me top”- Augusti
‘Fundi i sinoreve”- Xhaferi
“Burrat e lirise”- Papalambrazi
“Aeroporti” – Emili
“Ne ngjitje”- Gjoka
“Atje ne Ebro” – Luftetari
“Operacioni”- Danieli
“Pabesia”- Viktori
“Pyesni malet”- Petriti
“Shqetesimet e Anes”- Aleksi
“Kthesa”- Nasi
“Fundi i botes”- Aureli
“Perballe vehtes” – Kalami
“Kerkoj shtepine time”- Mesuesi
“Per pak toke dhe nje grua”- Nevini
“Nuk duhet harruar”- Agron Shkaba
“Dashuri e vertete”- Ermiri
“Kenge djepi e shitur”- Fejllazi
“Ishte kohe lufte” – Nuredini
“Shtepia me dy porta”-Abazi
“Paqe e pergjakur”- Kajmekanit
“Erashka”- Konti
“Qyteti i akuzuar”- Hetuesi
“Pranvere e vonuar”- Djali me shishe
“Drame per fshatin”- Koco Xhevapi
“Beselam pse me flijojne” – Ixhlili
“I pazevendesueshmi” – Papafaqit
“Thikat”- Agroni
“Filistinet e vegjel”- Hotelxhiu
“Ushtari mburravec”- polestioni
“Transformimi i personalitetit”- Gjykatesi
“Leter e humbur”- Kacavenku
“Hani I hanxhiu te hatashem”- Hanxhiu
“Seksomanet”- Mustakapullos
“Koka e tjetrit”- Prokurori Bertolje
“Njeriu qe pa vdekjen me sy”- Leoni
“Bertet hajduti”- Komandanti i policise
“Filomena Marturano”- Gjykatesi
“Endrra e cuditshme e Vasilit”- Doktori

__________
Kinematografia Shqiptare – 2013-2021
Referenca: Faqja zyrtare e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster ne Facebook.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply