Pjeter Gjoka (1912-1982) | Apoloni i skenes shqiptare!

0
2287

Pjeter Gjoka (3 gusht 1912 – 2 maj 1982)
Njeri nga ikonat e aktrimit shqiptar ne skenen e teatrit dhe kinematografi.
Mban titullin me te larte: Artist i Popullit

Lindi me 3 gusht 1912. Rridhte nga një familje e njohur nga Dukagjini, e cila vlerësohej më tepër në opinion për përpunimin e qymyrit, mjeshtrinë e hapjes së puseve dhe të furrave. Problemet e gjakmarrjes e patën detyruar familjen e tij të linte trojet dhe të shtegtonte sa në Maqedoni dhe në Ulqin të Malit të Zi, aty ku dhe lindi Pjetri duke u pagëzuar në kishën e Shestanit të asaj zone.

Në atë ambient, Pjetri do të bëhej 3 vjeç, për t’u vendosur së bashku me familjen në Shkodër. Cilësohet si një nga artistët e parë që kapërceu teatrin deklamatik për të sjellë me mjeshtëri figura të afërta komunikuese. Rolet e tij tek ‘Kthimi i Skënderbeut për liri të Shqipërisë’, ‘Halili dhe Hajria’, ‘Shtatë shaljanët’, ‘Trimi i mirë me shokë shumë’, ‘Cuca e maleve’, ‘Besa e madhe’, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ‘Shënomëni dhe mua’, ‘Epoka para gjyqit’, japin tiparet e njeriut të asaj kohe nëpër histori, luftra e halle, tiparet e malësorit, të burrave të pushkës e të mençurisë.

Duke veshtruar materialet arkivore mëson se Pjetër Gjoka ka qenë aktori i personazheve të veprave të dramaturgëve të mëdhenj botërorë, si Shekspirit, Molierit, Gogolit, Ibsenit, Shilerit, Brehtit, Gorkit, etj, dhe arriti të krijojë figura të afërta komunikuese me spektatorin e asaj kohe.
Përmendet këtu personazhi Shtokman tek ‘Armiku i Popullit’, Bubinov tek ‘Bujtina e të varfëve’, Hartinov tek ‘Për ato që janë në det’, Luljakov tek ‘Revizori’, Gracianai tek ‘Otello’, Zanelini tek ‘Orët e Kremlinit’, Mileri tek ‘Intrigë e dashuri’, Klajdi tek ‘Hamleti’, Doranti tek ‘Borgjezi fisnik’, Liri tek ‘Mbreti Lir’, Dogsborgu tek ‘Arturo Ui’, e të tjera role që i dhanë mundësi Pjetër Gjokës që të shfaqte talentin e tij të jashtëzakonshëm për të arritur kulmet e tij artistike.

Niveli i tij si artist u shfaq dhe në fushën e regjisurës, por edhe si pedagog i mjeshtrisë së aktrimit, përçues i fjalës artistike në skenë dhe ekran, i dashuruar pas artit poetik, përkrahës dhe edukator i talenteve të reja, shok dhe mik i dashur për kolegët dhe spektatorët. Aktivitetin ne teater ne levizjen amatore e filloi qe vitet 30 ne Shkoder. Ne vitin 1947 vjen si aktor ne Teatrin Popullor, pasi kishte debutuar me Teatrin e Ushtrisë Ka interpretuar rreth 90 role ne kete teater, dhjetera kryerole nga dramaturgjia boterore, ndersa ne skene qendroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verber krejtesisht. Ne vitin 1961 ai eshte nder kater aktoret që u nderu me titullin e larte “Artist i Popullit”. Ka interpretuar edhe ne disa filma artistike, duke krijuar figura te arrira. Krahas punes si aktor, ka vene ne skene edhe disa pjese, si regjisor.

Rolet e tij më të spikatura janë; Shpendi tek “Halili dhe Hajria” e Fatmir Gjatës, Mileri te “Intrigë e dashuri” e Shilerit, Kardinali te “Komploti i të dënuarve” i Virtes, Haritonovi te “Për ata që janë në det” e Llavrentjevit. Pjetër Gjoka si regjisor ka vënë në skenë dramat kombëtare “Përleshja” e Xhemal Brojës dhe “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës.

Ai ka lënë gjurmë të pashlyera në kinematografinë shqiptare. E nisi karrierën filmike në vitin 1953 me filmin “Skënderbeu”, që ka merituar çmimin e Festivalit të Kanës më 1954, për të vazhduar me filmat “Fëmijët e saj”, “Tana”, “Furtuna”, “Njësiti gueril”, “Gjurma”, “I treti”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e “Yjet mbi Drin”.

Pjetër Gjoka ishte një ndër bashkëpunëtorët më të vjetër të mikrofonit të Radio Tiranës. U largua nga jeta ne 2 Maj te vitit 1982.

_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar me pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook – Gusht 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues. 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply