“Plasi në Kucovë”! | Naftëtari – Dinamo, ndeshja vendimtare që shënoi fundin e një epoke.

0
99

NGJARJE NGA FUTBOLLI, PA NGJASHMERI NJERA ME TJETREN!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nje batute e filmit “Gjeneral Gramafoni” do te thote, “Plasi ne Kucove”!
10 vjet me vone nga dalja e atij filmi, batuta do te marre permasat e nje ngjarje reale e krijuar pikerisht nga nje ndeshje futbolli.

Kjo eshte rubrika : Ngjarje nga futbolli, histori te ndryshme pa ngjashmeri njera me tjetren!

I
Atmosfera ne pragndeshjen e mbijeteses!

Do te jete data 5 Qershor 1988 ne ish Qytetin Stalin, ne nje ndeshje per te “mbijetuar” ne kategorine e 1-re , nje ndeshje vendimtare qe do te shenoje fundin e nje epoke, mbylljen e nje dekade, ndofta me e shkelqyera e futbollit shqiptar, ate te viteve `80-te

Padyshim!
Gjate atij 10-te vjecari , u deshmua nje Kampionat Kombetar me shume konkurrence, rivalitet por edhe cilesor, ndonese ne arenen nderkombetare , Perfaqesuesja apo Klubet calonin ne rrezultate.

Gjate atij 10-te vjecari, u pane lojtare cilesor pothuajse ne cdo skuader, u pane skuadra cilesore, duke dale jashte grupit te 4-shes qe ishin pothuajse ngahere pretendente dhe fitues te titullit kampion. Pertej Partizanit, Dinamos, Vllaznise e 17 Nentorit, grupi i konkurrenteve per titull u zgjerua me Labinotin, Flamurtarin, Besen, Luftetarin e Lokomotiven. Gjithnje duke mos lene ne harrese skuadra qe qendronin dicka me pas, ku fushat e tyre ishin teper te veshtire per t`u kalur, si Apolonia e Fierit, Beselidhja e Lezhes, Skenderbeu i Korces, Tomorri i Beratit apo edhe Traktorin e Naftetarin.

Tamam, Naftetari, skuadra e cila ne ate sezon (1987-1988) vinte nga kategoria e dyte dhe pergaditej te zhvillonte nje ndeshje suplementare kunder……

…….e pabesueshme.

Dinamo !!!

Jo, nuk eshte gabim shtypi, ka qene pikerisht kjo skuader qe vetem emri Dinamo te kujtonte permasat deri atehere te ketij ekipi , perfaqesuese e denjte e futbollit shqiptar.

E paimagjinueshme !!

Deri ne ate dite te nxehte Qershori te vitit 1988, 14 here kampionia e shqiperise, 11 here fituesja e kupes se rrepublikes , Dinamo e madhe te kete rene kaq poshte, aty sa te diskutoje pranine e saj, pjesemarjen e saj ne kategorine e pare ?

E vertete , me se e vertete aq sa batuta “Plasi ne Kucove” do te behej realitet, do te kthehej ne nje revolte ne Kucove menjehere pas ndeshjes. Nje revolte e paimagjinueshme per kohen e atehershme.

A ishte ajo nje shkendije kunder sistemit qeveritar apo kunder padrejtesise qe po i behej Naftetarit?

Lexues i nderuar, duhet sqaruar se shkrimi yne, eshte i vecuar dhe shkeputur nga cdo ngjyrim a nuance politike, e trajtuar vetem nga pikepamja sportive, megjithate pa injoruar edhe deshmite e te pranishmeve dhe burimit te gazetarit italian Xhovani Armilota.

Duhet theksuar pikerisht se nuk ishte nje ndeshje dosido, por nje ndeshje qe dashur padashur do te mbahet mend jo vetem si pjese e historise se futbollit tone por edhe si fundi i nje epoke.

Naftetari skuadra qe perfaqesonte nje qytez si Kucova te ciles i ishte dhene emri Stalin, kishte rene ne kategorine e dyte ne sezonin 1986/1987.

Ne mbarim te sezonit 1987/1988 ne kat. 2-te ajo doli e dyta dhe duke u nisur nga rregullorja duhej qe te beheshin ndeshjet “Play Off”.
Naftetari duhet te perballet me Traktorin ne stadiumin “Dinamo” ne Tirane , te cilen e humbet 0-3 , dhe si humbes do te ndeshej me pas ne nje ndeshje suplementare me skuadren qe ishte rradhitur e katerta nga fundi i tabeles te klasifikimit per kategorine e pare.

Dhe kjo skuader ishte Dinamo !!!
Skuadra e ministrise se brendeshme dhe e policise se shtetit.

Ate sezon djemte qe “u kishte mbetur ne dore” te perfaqesonin kete emer te madh dhe te rende te futbollit shqiptar, ishin paraqitur teper dobet.

E pra, pak a shume emrat ishin po ato te degjuar qe kishin dhene tonin kampionateve, Abazi, Bozhiqi, Kove, Stafa, Vata, Briza, Ferko, Ibro, Noga, Jance, Vila, Zenuni, Canaj deri tek ai me virtuozi Sulejman Demollari .

(Lart majtas) IBRO, VATA, DEMOLLARI, BOZHIQI, ALKU, TAHIRI, BRIZA, ABAZI (Rreshti i dyte nga e majta) BOROVINA (mesazhisti), STAFA, CANAJ, LUARASI (zv. trainer), BIRCE (trainer), ZERI (zv. trainer), FERKO, KOVE, MECE (doktor), (Poshte nga e majta) MILORI, JANCE, DAJA, NOGA, XHAFA, GJERGJI, SILLO

Po cfare kishte ndodhur atehere me keta djem ?

Rezultatet do te ishin tejet te dobeta per nje ekip si Dinamo e cila ne 26 ndeshje te zhvilluara ne kampionat do te rreshtohej ne mbarim te sezonit ne vendin e 11-te me 25 Pike. 7 fitore, 11 barazime dhe 8 humbje duke shenuar 33 gola dhe pesuar 32 (+1) gje qe nuk kishte ndodhur ndonjehere ne historine e lavdishme te ketij ekipi.

Dinamo kishte arritur t`ja kalonte ate sezon vetem skuadrave si Tomorri i Beratit dhe 31 Korriku i Burrelit qe kishin rene direkt ne te dyten, ndersa fanellave blu tashti u takonte te perballeshin « per jete a vdekje » me Naftetarin qe donte te rikthehej ne kategorine e pare.

II
Dinamo ne sezonin 1987/1988

E pra, Dinamo do te fillonte jo keq sezonin.
Do te startonte me 30 gusht 1987 me nje barazim 1-1 ne Korce. Nderkohe ne javen e dyte te luajtur te shtunen me 5 shtator do t`i shenonte plot 4 gola Beselidhjes (4-0). Kjo fitore do e rreshtonte ate ne vendin e dyte fill pas Vllaznise qe kryesonte me pike te plota.
Me 12 shtator, ne javen e trete Dinamo do humbase 2-1 ne Durres ndaj Lokomotives, nderkohe qe Tomorri i Beratit, mbas fitores 3-2 ndaj Vllaznise behet
kryesues i kampionatit !!!

Dinamo humbet perseri , kesaj radhe ne Tirane kunder Vllaznise 1-3. Ja ne javen e 5-te ne Berat merr nje barazim 0-0. E me pas ne javet ne vijim, humbet ndaj Partizanit 3-1, barazon me Flamurtarin ne Tirane 2-2 ; fiton ne Burrel 4-0 ; mund ne Tirane Luftetarin 1-0, por humbet ne Kavaje ndaj Beses nje jave me pas 1-0 ;

Ne javen e 11-te , me 22 nentor 1987, Dinamo humbet ne Tirane ndaj Apolonise 1-3 ; Mundet ne Elbasan 2-1 dhe mbyll fazen e pare me nje barazim 0-0 ndaj rivalit te saj
17 Nentori, me 6 dhjetor 1987.

Me 12 dhjetor ajo e nis fazen e dyte me nje tjeter barazim ndaj Skenderbeut ne Tirane
(1-1) ; nje jave me vone, perseri barazim ne Lezhe (0-0); megjithate kthehet tek fitorja qe i mungonte fill pas javes se 9-te, duke mundur 1-0 ne Tirane Lokomotiven me 27 dhjetor 1987.

Pas nje nderprerje pothuajse 1 muaji te kampionatit, me 27 janar 1988, Dinamo udheton ne Shkoder ku i merr nje barazim Vllaznise (1-1) ; tani ne javen e 18-te ne Tirane mund Tomorrin 4-3 ne nje ndeshje plot emocione dhe gola. Duket se tani pas dy fitoreve dhe barazimit, ajo po fillon te ngjitet duke iu larguar zones se nxehte te fundit te tabeles.

Eshte 7 shkurt 1988. Ne javen e 19-te, perballja historike Dinamo-Partizani perfundon 4-3 per te blute. Tjeter ndeshje per zemra te forta dhe emocione deri ne fund.

Bukur, ngjitja ka filluar dhe kjo deshmohet nje jave me pas kur arrin nje barazim 0-0 ne Vlore kunder nje Flamurtari te forte ne kete sezon. Ne vijim fiton ne Tirane ndaj 31 Korrikut 2-0. Por ja nje humbje e thelle ne Gjirokaster 3-0 ndaj Luftetarit me 28 shkurt 1988 ne javen 22-te, duke deshmuar se Dinamo nuk ka qendrueshmeri.
Megjithate, Dinamo kishte kohe qe nuk humbiste, qe nga java e 12-te ne Elbasan (1-2).
Por…..tjeter humbje nje jave me pas ndaj Beses ne Tirane (0-1). Barazon ne Fier ndaj Apolonise 1-1 duke deshmuar se eshte nje skuader e paparashikueshme, me ulje e ngritje, dhe pa ekuiliber;

Me 20 mars 1988, ne javen e 25-te ne Tirane, nuk shkon me larg se 1-1 me Labinotin.
E mbyll kampionatin me nje tjeter barazim identik ndaj rivaleve te 17 Nentorit (1-1).
Por skuadra tani radhitet ne vendin e 12-te qe do te thote se i duhet te beje ndeshje suplementare per te mbijetuar ne kategorine e pare.

III
Artikulli i Armilotes

Dhe ja tek vjen edhe data 2 qershor 1988, e cila eshte caktuar per ndeshjen e pare te mbijeteses, Dinamo – Naftetari

Ndeshja e pare e luajtur ne stadiumin “Dinamo” do te perfundoje 1-0 per Dinamon.
Pas fitores, megjithate do te perflitej sikur u ndihmua nga gjyqtaret.

Ne ndeshjn e kthimit ne nje artikull ne nje gazete “Rilindja”, e përditshme e Romës e shkruar nga gazetari italian Giovanni Armillota, nder te tjera do te thuhej :
” Dinamon e shoqeronin per ne Qytet Stalin një kamion ushtarak të forcave të policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë”……

Jemi ne vitin 1988.
Ne Shqiperi, sistemi socialist dhe tezat e komunizmit jane akoma ne pushtet. Diktatura e proletariatit, dhe dora e hekurt vazhdonin te diktonin jeten shqiptare, ndonese e “zbutur” disi mbas vdekjes se liderit Enver Hoxha, edhe pse ishte ne gramat e fundit, ajo perseri ndihej.

Qe ketu te lind vetvetiu pyetja: “Perse, Dinamon e shoqeronin forca te policise dhe nderhyrja e shpejte ? Nuk ishte pare as degjuar, dhe nuk ishte ndodhur asnjehere qe ekipet e vendit te udhetonin brenda territorit shqiptar, te “armatosura” per mbrojtje ne rast te ndonje sulmi dhe agresioni……

Cfare agresioni? Kunder kujt?
Atehere perse Dinamo shoqerohej e tille ? Mos valle ndihej ne prapaskene se dicka e dhuneshme do te ndodhte ?
Edhe po te ishte keshtu, sistemi qeverises nuk do te lejonte kurrsesi te ndodhnin ngjarje te tilla, ashtu sic nuk kishte ndodhur asnjehere me pare ne stadiumet shqiptare.

Faktikisht, situata ekonomike në Qytetin Stalin, dhe në qytete të tjera shqiptare, kishte filluar te rendohej.

Qe nga ky detaj, gazetari Armillotta ne shkrimin e tij i ben me vetedije nje lidhje te futbollit me politiken dhe situaten ne Shqiperi.

Armillotta do te shkruaje : “Arbitri bëri një drejtim të njëanshëm, specifike për ndeshje të Dinamos. Menjëherë protestuan futbollistët dhe pastaj, në mënyre fragmentare, publiku. Forcat e policisë u shpërndanë në dhomat e zhveshjes në mbrojtje të futbollistëve të Dinamos (!!!).

Lajmi doli jashtë stadiumit dhe pati përleshje nëpër rrugë. Qytetarët e Qytetit Stalin (jo vetëm tifozët e Naftëtarit) me pretekstin për të kundërshtuar drejtimin e ndeshjes, për herë të parë në historinë e Shqipërise komuniste inskenuan një protestë të madhe kundër regjimit në Tiranë (!!!)

Arritën deri aty sa i vunë zjarrin një makine të policisë. Ndërkohë, forcat e rendit protestuan dhe morën në mbrojtje lojtarët e Dinamos dhe treshen e gjyqëtarëve. Në të njëjtën kohë, agjentët e Qytetit Stalin bënë shumë arrestime, që sollën ditën tjetër procese, madje edhe kryebashkiaku pati
probleme.

Armillotta vazhdon me tej:
“Federata Shqiptare e Futbollit ra dakort me Komitetin Qendror të Partisë së Punës dhe skualifikoi Naftëtarin, si përgjegjës për sezonin 1988-89, duke e lënë të rifillonte nga kategoria e dytë në 1989-90. Qyteti Stalin, qendër e nxjerrjes së naftës dhe qytete të tjera të vogla të Shqipërise, ishin lënë në një gjendje varfërie totale, ndërkohë që Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, etj., trajtoheshin më së miri (!!!)

Prandaj, Partia e dinte që ndodhej para një dileme: ose ta linte Dinamon në fatin e saj, duke pranuar paaftësinë e vet, ose ndoshta një fitore e Naftëtarit do të prezantonte shpërblimin e atyre që vlenin disi. Zgjodhi të dytën, ndërkohë që në rastin e parë promocioni i Naftëtarit, ndryshe nga shumë çështje shqiptare, nuk mund t’u fshihej qytetarëve.

Ne fund e Armilotta e “vulos” keshtu: “Incidentet nuk ishin sigurisht fryt i një rrjeti, apo i nje ndeshje te arbitruar njeaneshmerisht por shprehja e një gjendjeje të keqe, të përgjithshme, që ishte shpërndarë në gjithë vendin”

Gjithnje sipas Armilotes: “Ministria e Brendshme, përveç të tjerash, gaboi në shpërndarjen e forcave speciale. Në fakt, ato nuk ishin shpërndarë me kujdes para ndeshjes, prandaj qytetarët pritën paraprakisht një ndërhyrje të ushtrisë. Një makinë e policisë u vendos midis Lushnjës e Beratit, një tjetër midis Fierit dhe Beratit, gjithashtu një tjetër kamionçinë, me 30 veta, u vendos tek Ura Vajgurore, 3 kilometra nga Qyteti Stalin, dhe kryqëzimin midis 3 qyteteve të sipërpërmendura.” – perfundon gazetari italian.

* * *
Por çfarë ndodhi realisht në Kuçovë? A u shfrytëzua futbolli, për politikë? Si ishte situata para ndeshjes dhe çfarë u bë brenda dhe jashtë fushe?

Gjithsesi, sic e cituam edhe me lart, ngjarjen e ndodhur do e trajtojme te distancuar nga situata politike e asaj kohe, natyrisht duke respektuar protesten e tifozerise vendase dhe pakenaqesine e tyre qe mori drejtim tjeter, kapercimin e vijes imagjinare qe ndan sportin me dhunen dhe politiken ku kjo e fundit, pa asnje ngjyrim e nuance, ka ditur te nxehe gjakrat, te perfitoje nga ngjarje te tilla shpesh here, duke shfrytezuar situaten ne favor te saj. Gjithmone nese ajo proteste ishte e skenuar me pare te kthehej ne revolte masive popullore kunder gjendjes se renduar ekonomike.

IV.
Sfida e madhe!

Le t`i kthehemi ndeshjes se zhvilluar ne fushen sportive te Kucoves me 5 qershor 1988. Interesimi eshte i jashtezakonshem. Ato pak shkalle te ketij impjanti jane te mbushura plot e perplot ne perkrahje te skuadres se tyre, Naftetari
Ora 17;00

Te dyja formacionet zbresin ne fushe me keto lojtare

Naftetari: Ylli Vrusho, Astrit Haxhia, Dashnor Dume, Roland Makashi, Mihallaq Bonjaku, Sokol Meta, Gëzim Gega, Bam Fraholli, Edmond Voda, Aleksandër Koçi dhe Agim Meta

Dinamo: Ilir Bozhiqi, Edmond Kela, Stafa, Kove, Pjerin Noga, Rudi Vata, Agim Canaj, Ndreu, Ibro, Sul Demollari, Jançe, Topçiu, Ermal Tahiri, Eduart Abazi. 

Gjyqtar: Besnik Kaimi me dy anësorët Hajro Leskaj dhe Fatmir Damo.

Eshte normale te theksohet se ne ate kohe FSHF, caktonte gjyqtaret per ndeshjet e javes si dhe cdo ndeshje tjeter kampionati a kupe. Keshtu qe per drejtimin e ketij takimi u caktua nga FSHF, arbitri me i mire i kohes, gjyqtari i kategorise nderkombetare, Arsen Hoxha.

Cuditerisht me vone, cdo gje ndryshoi. Treshja e gjyqtareve te ketij takimi tejet te rendesishem u caktua nga Ministria e Brendeshme, e cila mbasi kishte thirrur ne zyre kryesorin B. Kaimi, i kishte komunikuar ketij te fundit te ndikonte me cdo kusht ne fitoren e Dinamos.

Cfare u tha, dhe cfare u vendos ate dite ne zyren e Ministrise, nuk do te merret vesh ndofta asnjehere, por kohe me vone, pas asaj ngjarje, vete z. Kaimi do te deshmoje se nuk pranoi qe te favorizonte Dinamon, por nese 90 minuteshi i rregullt do perfundonte 1-0 për Naftëtarin, ndeshjen ai do e çonte tek penalltitë.

Ai vazhdon te deshmoje se: “Për të qenë i sinqertë, këtë do e bëja, sepse doja të ruaja kokën time”. Megjithatë, kjo nuk u realizua, pasi shënoi Dinamo dhe u mbyll gjithçka. Për të shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë, Naftëtarit i duheshin për të shënuar edhe tre gola, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për Dinamon.” “Lojën e mbylla pa dhënë kohën shtesë…”

* * *
Situata ishte mbarsur gjatë gjithë javës, ku njerëzia flisnin për favorizime të mundshme të Dinamos dhe sjelljen e tyre nëse kjo gjë ndodhte.
Është për t’u theksuar se deri atë ditë, tifozët kucovare kishin duartrokitur gjyqtarë të shumtë për arbitrim korrekt edhe kur Naftëtari humbiste, duke u rreshtuar kështu në lartësinë e tifozëve shkodranë apo të ndonjë qyteti tjetër.
Por atë 5 Qershor…

Ndeshja filloi e forte dhe e shpejte me nje pjese te parë te bukur. Naftetari luan shpejt dhe shtyn perpara. Kembengul dhe krijon raste te shumta shenimi, por nuk arrin t`i finalizoje ato. Dinamo, mbrohet mire e organizuar, me disipline taktike, dhe mbi te gjithe dallohen nderhyrjet vendimtare te portierit Bozhiqi, pikerisht djaloshit qe si per ironi eshte nga Kucova, i cili vjen nga shkolla e Naftetarit. Ja tek eshte nje rast ideal per shenim, por te gjithe habiten se si nje sulmues “rrace” dhe golashenues si Aleksander Koci e humbet ate.
Perseri , rrjeta te paprekura, 0-0, rezultat qe mbyll edhe 45 minutat e para, te nje beteje sportive te karakterizuara me emocione dhe me rrahje zemre te forta. Nuk ka tension, nuk ka asnje shkendije apo shenje per nje revolte.

E njejta tabllo vazhdon edhe ne pjesen e dyte.
Lufte sportive, me nje Naftetar qe sulmon e sulmon por qe ndeshet ne murin e pakalueshem te Dinamos.

Edhe situata paraqitet mese normale, megjithese gjyqtari Kaimi do te fershelleje disa here per faulla te cilat nuk i bindin lojtaret e Naftetarit dhe as publikun qe fillon te dyshoje te keto nderhyrje per te ulur vrullin dhe ritmin e skuadres se tyre.

Eshte minuta e 65-te. Rivenie ne loje per dinamasit. Mesfushori Tahiri ia hedh topin Viles qe ishte futur ne loje duke zevendesuar Topciun. I ndodhur ne nje distance prej 40 metrash, Vila nuk mendohet dy here por leshon nje predhe te vertete. Topi si me telekomande shkon ne trekendeshin e djathte te portierit Vrusho duke shkaktuar nje heshtje te pergjitheshme te pranishemve.

Gol!

Ishte shenuar nje gol i madh, goli fatal per vendasit qe tani i kane humbur shpresat.
Tani lojtareve vendas u duhet t`i shenojne tre gola kesaj Dinamo, bunker ne mbrojtje dhe vrastare ne kundersulm. Si i mund te arrihet kjo kur Naftetari nuk ishte ne gjendje te shenoje qofte nje here deri atehere ne minuten e 65-te ?

Nga momenti i pesimit te golit, loja merr agresivitet. Vendasit nuk pelqehen me rezultatin, ato e kishin dominuar lojen deri ne ate moment….
Edhe publiku ofendon ne kor duke hedhur gur dhe sende te forta ne fushe. Nje nga keto sende fatkeqesisht godet nje lojtare te Naftetarit.
Nga minuta ne minute e me pas acarimi vjen duke u rritur.

Tensioni arrin kulmin kur gjyqtari Kaimi sinjalizon fundin e sfides pak para kohe!

Perse ?

Vete gjyqtari do te shprehet se:
“Për të shmangur incidentet, nuk ia vlente të respektoje minutat shtesë”!!!

Turma tani eshte tejet e acaruar duke uleritur me sa fuqi qe ka. Duket sikur gjendja do te dale jashte kontrolli. Policia, nderhyn dhe shoqeron te dyja skuadrat per ne dhomat e zhveshjes.

Pjesa tjeter nuk eshte futboll, por duke u nisur nga deshmite i perket nje ngjarje qe u shfrytezua nga ky sport ne favor te politikes.

E pra, ne tere boten, sporti duhet te ndertoje ura bashkimi tek cdo shoqeri.

Nga shume deshmi, thuhet se Dinamo qendroj aty mbyllur deri ne oren 12 te nates.
Me pas, forca te policise, qe kishin ardhur nga Tirana, e shoqerojne ekipin ne kthim ne IFA-t e kohes , mbasi autobuzit te saj i kishin thyer xhamat dhe demtuar duke e nxjerre jashte perdorimi……

prit nje minute:

Pak me siper, cituam gazetarin italian Armilotta, qe kishte shkruar se Dinamo rruges per ne Kucove, para ndeshjes, shoqerohej nga forca te shumta te policise…..(!!!).

Ka shume detaje qe nuk perkojne me njera-tjetren, anomali dhe ngjyrime folklori.

Megjithate te vazhdojme me tutje:

Flitet per dy-tre te vdekur, ku ishte edhe nje femije!!! Kacafytje me forcat e rendit…… por me vone u vertetua se nuk ishin te verteta!!!

Disa nga deshmite kishin marre ngjyrime folklori, por natyrisht gjendja ne stadium dhe jashte ne rruge ishte tejet e renduar, jo me kot Dinamo u largua nga Kucova ne oret e vona te nates.

Flitej gjithashtu se forca te shumta policie kishin mberritur nga Berati, Lushja dhe Fieri per te kontrolluar gjendjen qe mesa duket kishte dale jashte kontrolli.

Mbase!

Po, eshte fakt qe kishin ndodhur perleshje dhe arrestime me vone. Njerez te plagosur bashke me forca te rendit, rruge te mbushur me gure te hedhur, xhama dyqanesh te thyer , nje makine policie e djegur.

Te gjithe shenjat e nje revolte te gjere, por te vdekur nuk kishte.

Pmaje nga Qyteti Stalin i kohes

V.

Deshmija e Besnik Dulit.

Duli ishte njeri nga lojtaret baze te skuadres se Naftetarit, por ne ndeshjen kunder Dinamos figuronte i denuar me karton te kuq qe ne sfiden preliminare ndaj Traktorit (te humbur 0-3).

 

Dhe pikerisht Duli do te deshmoje per ngjarjen e Kucoves:

“Për vete rëndësinë që kishte kjo sfide ishte planifikuar arbitrimi nga treshja më e mirë për atë kohë, Arsen Hoxha, Plarent Kotherja dhe Dhori Prifti.
Por çuditërisht, cdo gje u ndryshua kur te gjithe vendasit pane gjyqtarin Kaimi ne ditën e ndeshjes. Ironikisht z Besnik ish lojtar i Naftëtarit vite më parë. Mbase dikush u gezua nga ky ri-emerim i gjyqtarit, por ne fakt nuk do te rezultoje keshtu

Futbollisti kucovar Duli do te vazhdoje keshtu deshmine e tij:
“Besniku e kishte harruar “bukën që kishte ngrënë” dhe për më tepër u soll gjatë ndeshjes si lojtari i dymbëdhjetë i Dinamos. Dinamo erdhi me sambistë me vete, thua se po shkonte në luftë. Forcat e rendit, të përforcuara me të ardhur nga Berati, Fieri dhe Lushnja, ishin siguria që gjithçka do të shkonte vaj. Por llogaritë ishin bërë pa hanxhinë, kuçovarët e kishin treguar veten përballë padrejtësisë qysh në ’36-ën. Situata ishte mbarsur gjatë gjithë javës, ku njerëzia flisnin për favorizime të mundshme të Dinamos dhe sjelljen e tyre nëse kjo gjë ndodhte”.

“Atë ndeshje unë nuk luajta. Isha i pezulluar me tre ndeshje pas marrjes së kartonit të kuq në ndeshjen finale me Traktorin. Protestova fort per nje penallti te mohuar nga gjyqtari Plarent Kotherja ne favorin tone kur rezultati ishte 1 – 0 për Traktorin, dhe karton i kuq. Nuk luajta, por ndeshjen e pashë, biles nga stoli, veprim qe ne ate kohe lejohej. Po qendroja pas portës së Dinamos që në atë ndeshje mbrohej nga ish portieri ynë, Ilir Bozhiqi. Ishim miq dhe nuk bënte vaki t’i zëmëroheshim njëri – tjetrit. E ngacmoja Ilirin që në atë ndeshje po bënte heroin, tre – katër raste flagrante për gol të shpëtuara prej tij”

“Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim 0 – 0. Në pjesën e dytë Naftëtari e rriti edhe më presionin. Këtu hyri në lojë “Besniku i partisë”, gjyqtari kamikaz Besnik Kaimi. I uli tempin Naftëtarit me faulla të shpeshtë, të qëna e të paqëna. Kësisoj Dinamo arrinte të merte frymë dhe me një kujdes të shtuar kontrollonte furinë naftëtarase. Minutat kalonin dhe ndeshja po shkonte tamam siç e kishin parashikuar Besniku me shokë. Pikërisht në këto momente tifozët reagojnë dhe tensioni rritet. Policët kalojnë nga rrethimi i fushës në shkallët e stadiumit, mes tifozëve. Ndeshja ndërpritet dy – tre herë dhe në një moment hapet lajmi se ishte plagosur një tifoz”

“Dhe ashtu ishte. Tifozin e plagosur e morën para duarsh dhe e shëtitën përgjatë stadiumit. Një pamje e tillë e rriti edhe më tensionin. Pak minuta para përfundimit të ndeshjes Vila i Dinamos, i sapo futur në lojë, shënon një Eurogol nga distanca. Këtu gjithçka përfundoi dhe vdiq për Naftëtarin”

“Gjyqtari Kaimi, duke parë se situata po i dilte duarsh nga momenti në moment, e mbylli ndeshjen 5 minuta para. Sambistat e marrin në mbrojtje dhe me shpejtësi e drejtojnë te dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë tifozët hyjnë në fushë dhe bëhen zotër të saj. Me futjen e lojtarëve dhe gjyqtarëve në dhomat e zhveshjes situata jashtë ishte në dorë të popullatës.
Tashmë nuk kishte më rëndësi rezultati, “lufta” bëhej për dinjitet e drejtësi. Fytyra e gjakosur e të plagosurit ishte nxitje për më shumë dhunë.
Godina e ekipit “Naftëtari” u mbajt e rrethuar për orë të tëra nga tifozët e irrituar”.

Situatën brenda dhomave të zhveshjes e përshkruan Duli si më poshtë:

“ Mbaj mend që isha pranë Agim Canajt, Topçiut, Rudi Vatës. Brenda dhomave kishte shumë frikë, dëgjuam që tifozët do t’i vinin zjarrin ndërtesës. Ankthi dhe irritimi na kishte pushtuar të gjithëve. Sidomos mua që fiks pas një jave martohesha…nuk e imagjinoja këtë pamje…isha përgatitur për festë, biles me vete kisha edhe ftesat për shokët. Mendime të shumta më kalonin në kokë. Rreth orës 11 dalim nga godina, kur ç’të shohim…jashtë ishte bërë nami…rrugë të mbushura plot me gurë, makina me xhama të thyer e të përmbysura.”

Perfundon z. Duli ne ate cfare ka deshmuar ate dite.

* * *
Por, 5 Qershori nuk do te mbyllet me kaq. Në mesnatë e në vijim policia arrestoi 120 persona dhe i shoqëroi në Degën e Punëve të Brendshme në Berat, ku prej ketyre u ndaluan 16 persona, 9 me burg dhe 7 për t’u gjykuar në gjendje të lirë.

Në datën 9 qershor zhvillohet gjyqi në kinemane e qytetit ku u dhanë dënimet për secilin. Mes tyre ishte edhe ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe në atë kohë sekretar i Komitetit të Partisë, Naun Halilaj.

Ndërkaq Naftëtari shkatërrohet, vritet për të mos u ngjallur akoma edhe sot. Kështu, shkarkohet nga detyra dhe dënohet me gjashtë muaj punë korrektuese në Fabrikën e Tullave, i mirënjohuri Fatmir Ismaili. Trajnerit de jure, Pandi Angjeli, i hiqet e drejta e trajnimit në të gjitha kategoritë. Futbollistët Roland Makashi dhe Sokol Meta përjashtohen përgjithmonë nga të gjitha veprimtaritë sportive.

Largohen nga futbolli Aleksander Koçi, Besnik Duli, Fatmir Xhyberi, Kaço Haxhiaj. Pjesa tjeter e lojtareve te Naftetarit largohen për të luajtur në ekipe të tjerë. Ben Iljazi dhe Barjam Fraholli i bashkohen Yllit te Kuq te Pogradecit, ndërsa Gëzim Gega, Mihallaq Boshnjaku, Edmond Voda dhe Ylli Vrusho kalojnë me Tomorrin. Po ashtu me Tomorrin kalojnë Nole Dume, Artan. Koçani, Sokol Meta dhe Vasillaq Masari. Do te behen keshtu 15 lojtare të larguar.

Ja cfare do te thote ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv në ish Q.Stalin dhe ish drejtor i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës, Daut Nonaj, për 5 Qershorin:
“Nga viti 1972, kur u emërova Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Kuçovës dhe deri në këtë ditë që po flitet, asnjëherë nuk jam ndarë nga kontributi për ekipin e Naftëtarit, fillimisht në detyrën e mësipërme dhe më pas si Kryetar i Komisionit të Futbollit, për ta mbyllur në ditën e ndodhjes së asaj që nuk pritej në Qershor 1988 si komisar ekipi i ndodhur në stolin e rezervave të “Naftëtarit”.
Një skenë që nuk ishte parë ndonjëherë në Shqipëri në ato vite. Shteti ishte ngritur kundër të revoltuarve që kishin të drejtë të acaroheshin. Ajo ngjarje për mendimin tim ishte një sinjal i luftës së hapur kundër padrejtësive të sistemit, i cili kishte filluar të degradonte dhe nuk kam qënë asnjëherë dakort që revoltë kundër padrejtësive u muar vetëm ajo e Kavajës gati dy vjet më vonë”.

Nga Pjerin Bj

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 5 korrik 2024
_________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Materiali i perdorur: Koleksioni personal i gazetes “Sporti Popullor” / Giovanni Armillotta / Deshmite e gjyqtarit Besnik Kaimi dhe ish futbollistit te Naftetarit, Besnik Duli.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.