Pleurat Armiri (1929 – 2008) | Një jetë për Teatrin e Kukullave!

0
2102

Pleurat Armiri (1929-2008)
Aktor, regjisor e libretist i Teatrit Qendror te Kukullave (tani Kombetar).

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.3454436374616206&type=3

Lindi ne Libohove ne 25 maj 1929, ne nje familje intelektuale.
Prinderit e tij, babai Enveri ishte gjykates dhe nena Emineja mesuese, diplomuar te dy ne Stamboll. Ishte djali i trete i familjes. Nga 4 djemte, Vedati, Perlati, Pleurati dhe Myftari, 2 me te vegjlit ai dhe Myftari, do ndiqnin rrugen e artit.

Vitet e para te jetes i kaloi ne levizjet qe familja beri per shkak te punes se babait gjykates, ne Delvine, ne Ballsh, e me pas ne Tirane ku u vendosen perfundimisht.
Ne familje dhe ne shkolle u mesua me edukaten e punes, me disiplinen e saj (ndoqi fillimisht nje shkolle teknike) dhe pavaresisht se gjithe jeten ia kushtoi artit, ishte gjithnje ishte i organizuar ne pune. Kur shkruante ulej e punonte per ore te tera, nderpriste vetem per pushimin e drekes ose darkes dhe kur dita e punes perfundonte, cdo flete letre ishte e sistemuar, stilografi po ashtu, gati per te nesermen.

Me koleget e Teatrit te Kukullave

Si shumica e te rinjve ne vitet e para te pasluftes, perfshihet ne aktivitetet atristike amatore ne Tirane. Edhe gjate sherbimit ushatrak ne Korce, vazhdon te jete pjese e aktivitetit artistik. Lirimi nga ushtria shenon edhe fillimin e punes ne nje institucion artistik. Ishte viti 1952, kur emerohet ne Teatrin Qendror te Kukullave ne Tirane. Teatri i sapoformuar ishte nje institucion jo thjesht i ri, por pervoja e pare e kesaj gjinie artistike ne Shqiperi. Ishin nje grup artistesh te pasionuar, qe hapen nje rruge te re, nje histori, qe vazhdon prej dekadash dhe qe perfshiu gjithe vendin. Gjate punes plotesoi studimet ne Liceun Artistik Jordan Misja, ne degen e drames qe u hap atje. Kur dega e drames ne Institutin e Larte te Arteve celi dyert, ne teater “kishin shume pune, prova” e nuk mund tu jepnin leje te gjitheve, te vazhdonin studime pa shkeputje nga puna.

Me kolegun dhe bashkepunetorin Nesti Uci (Foto by Ira Armiri)

Keshtu nisi nje karriere e gjate artistike. Ai gjeti vetveten ne kete gjini, dhe pavaresisht ofertes per te punuar ne Teatrin e Estrades, vendosi te qendroje aty ne boten e kukullave, ne boten e bukur te femijeve. Puna e aktorit, regisorit e autorit u nderthuren natyrshem. Ne fillim e nisi si aktor. Gjate gjithe karriesres deri sa doli ne pension do sillte ne skene role te shumta si te pjeset Shejtani me brire”, “Dhembi i ri”, “Pipiruqi genjeshtar”, “Froni i pergjakur”, “Kesulekuqja”, “Ivani i madh”, “Shvejku” “Don Kishoti”, “Borebardha”, “Llamba e Aladinit”, “Kozeta”, “Galloshja Magjike”, “Brumbulli me ngjyra”, “Grushti i hekurt”, “Guximtari i vogel”, “Prefekti”. Karaktere te ndryshme si vellain e vogel te “Pipiruqi genjeshtar”, Nallban Jarani te “Gjergj Eleza Alia”, Man Kukaleshi te “Prefekti”, sulltani te “Keshtjella dhe helmi”, prifti te “Ivani i Madh”, kuestori te “Dite lufte”e shume te tjere.

Me kolegun dhe shokun e tij te ngushte Xhavit Xhepa (Foto by Ira Armiri)

Duke hedhur nje hap tjeter ne veprimtarine e tij artistike, nisi karrieren e regjisorit ne vitin 1956, me pjesen “Bicikleta e postierit”, shkruar nga Pandi Stillu. Dhe po ate vit realizon edhe regjine e dyte, te pjeses “Dysh ne aritmetike”. Si regjisor pati nje aktivitet te pasur, pasi vuri ne skenen e teatrit te kukullave shume pjese, gjate gjithe viteve te punes ne teater por edhe me pas kur doli ne pension, per ta mbyllur vetem ne vitin 1999, me pjesen qe shkroi vete “Kacamisri dhe Shtatepellembemjekri”, per te cilen punoi bashke me Shegushe Bebetin. Vuri ne skene me cilesi pjese te ndryshme, u duartrokit, e u nderua edhe ne konkurimet qe bente teatri, si me Diplome ne Javen e Teatrit te Grupeve Profesioniste e Amatore te Tiranes ne vitin 1980, per shfaqjen me kukulla “Lepurushi Veshkaushi”.

 

Se bashku me mikun e tij aktorin e shquar Naim S. Frasheri. (Foto by Ira Armiri)
Me regjisorin Llazar Verria (Foto by Ira Armiri)

Po aktiviteti i tij perfshiu edhe ate si autor/libretist i Teatrit te Kukullave. Ne vitin 1964 me pjesen “Variete per Vitin e Ri” del para shikuesve te vegjel si autor e regjisor., per te vijuar me shume pjese te tjera nder vite, deri te “Princesha e Pallatit te Arte” ne 2001, bashkeautor me Luigj Gurakuqin Nga pjeset qe jane shquar me teper mund te permenden: “Guximtari i vogel” (çmim i pare ne konkursin kombetar, me rastin e 25 vjetorit te Çlirimit), “Shpella e kreshnikeve”, “Gracka”, “Gabimet e Lindes”, “Kush hyri ne thes”, “Kaposh kokeboshi”, “Veza e humbur”, “Artistet e cirkut”, Genjeshtra s’ka kembe fare”, “Tre gezimet”, Gishteza” etj., etj.

Me trupen e Ambulances Qendrore

Disa prej ketyre pjeseve jane botuar tek Skena e femijeve. Nje nga pjeset me te sukseshme qe realizoi ishte Kokekashta, qe e shkroi mbeshtetur ne motivet e romanit “Aventurat e Kokekashtes” te Stavri Pones, duke realizuar edhe regjine. Interpretimi i shkelqyer i Znj. Bakie Baboçi ne rolin e Kokekashtes, kukullat e krijuara me shume finese dhe metariale te reja nga skulptorja atehere nje e re shume e talentuar Znj. Majlinda Frasheri i dhane shfaqjes nje gjalleri dhe pritja nga femijet ishte entuziaste. Shfaqja u dha premiere ne maj 1993, dhe vazhdoi te shfaqej per vite me rradhe. U paraqit me dinjitet edhe ne nje festival nderkombetar, ne Graz te Austrise. E vecanta e saj ishte se per here te pare, ne zbatim te ligjit te sapomiratuar “Per te drejten e autorit” dhe te VKM “Per shperblimin e cilesise artistike”, ai u shperblye per gjithe periudhen qe shfaqja jepej ne skene. Kete kenaqesi te krijimit artistik, nuk e pati asnjehere sa ishte ne teater, por te pakten pati nje mundesi te provonte vleresimin per punen e cilesore te tij dhe gjithe artisteve qe e realizuan.

Drama “Gjergj Elez Alia”. Nga e majta: Zija Grapshi, Pleurat Armiri dhe Ibrahim Muco. (Foto by Ira Armiri)

I kthehem serish fjales se mbajtur nga Zef Kurti, ne ceremonine e daljes ne pension, ku nder te tjera thote: “Ne pjeset e shkruara nga Pleurati, veren me kenaqesi se batutat jane te shkurtra, gje qe femija arrin ta asimiloje. Dhe jo vetem kaq, por ne pjeset e tij predominon veprimi, aksioni eshte primar. Batutat ne pjese nuk jane te rendomta, por te pasura ne mendime, ne humor, me shije dhe bukuri shprehjesh”. Kjo menyre te shkruari, buronte nga njohja e thelle e botes se femijeve, e psikologjise se tyre, dhe nga vetedija se pjesa duhet te percillte mesazhe dhe te zgjonte ndjenja pozitive. Ishte perkushtim i tij i perhershem qe pjesa t’i pergjigjej interesit te femijeve, dhe jo kerkesave burokratike per tematiken.

Ne rolin e sulltanit tek “Keshtjella dhe helmi” (Foto by Ira Armiri)

Gjate gjithe jetes se tij ishte mbeshtetes i ekzistences dhe perparimit te teatrit te kukullave, si gjini e vecante. Teatri vetem me njerez, eshte gjini tjeter thoshte. Ai praktikoi vete pjesemarrjen e aktoreve dhe kukullave ne te njejten pjese, duke patur nje sukses te plote me Kokekashten, apo Gishtezen. Por kukulla duhet te ishte e pranishme ne cdo pjese.
Me punen e tij realizoi shfaqje dhe turne te suksesshme ne gjithe Shqiperine me numer te larte shikuesish te vegjel. Qindra ore transmetimi ne RTSH, per degjuesit e radios dhe shikuesit e ekranit te vogel, te pjeseve e shkruara, te vena ne skene nga ai, ne Teatrin Qendror te Kukullave, apo ne teatro te tjera. Vetem ne punen regjisoriale, ne teater, ai realizoi rregullisht 2 nga 5 premierat qe planifikoheshin cdo vit, qe nga fundvitet 70 deri sa doli ne pension ne 1984, pa u lodhur, me dashuri e pasion te vertete per artin.

Pati bashkepunime te frutshme me koleget shkrimtare, per bashkautoresine e disa veprave, me Gaqo Bushaken si per pjesen “Gracka” per te cilen beri edhe regjine, me Cezar Ruhin, me Bedri Dedjen, kur vuri ne skene dramatizimin nga ky i fundit te perralles se Andersenit “Ushtari trim prej plumbi”, apo Tonin Shiroken per pjesen shkruar prej tij“Daci i zi me dy kobure”, ku ishte regjisor etj. Po keshtu bashkepunoi me teatrot e kukullave ne gjithe Shqiperine, nga Korca me regjisoren Drita Kallamata, ne Sarande me regjisorin Taqo Lepuri, ne Erseke me regjisorin Anastas Rrushi, ne Fier me Arqile Licin, ne Durres me Halit Stojku (ne vitet ‘90) deri ne Burrel me Elmaz Osmanin e ne Bajram Curri. Keto bashkepunime vazhduan per sa kohe ai ishte ne aktivitet, kur punonte ne teater dhe me pas kur doli ne pension. Pjeset e shkruara prej tij u luajten dhe paten sukses edhe ne ato skena.

Nuk mund te le pa permendur ketu bashkepunimin e gjate e te frutshem me kompozitorin e fonistin e teatrit Z. Nesti Uçi dhe me piktorin e skenografin, dhe autorin Z. Tonin Shiroka, piktorin realizues Z. Hamdi Halluni. Sado te ndryshme te ishin profesionet apo natyrat, realizimi i nje shfaqje te suksesshme i bashkonte gjithnje. Une kujtoj me kenaqesi, se kur vinte nga puna, apo turnete, ai do te permendte gjithnje humorin e batutat me keta kolege, dhe besoj se puna e perbashket i dha mundesine te ishin edhe miq te mire. Nje bashkepunim te gjate e rezultativ pati me regjisorem Lavdie Toro, e cila ishte nga ato artiste, e cila iu perkushtua kesaj gjinie, duke dhene realizime pjesesh cilesore dhe duke krijuar emrin e saj te mire. Nje pjese te mire te pjeseve qe ai shkroi u vune ne skene nga Lavdia, duke provuar se bashkepunimi ishte i mirepritur nga te dy.

Ashtu si koleget e tjere, ka punuar edhe per pergatitjen e profesionisteve, ne kete gjini te artit, ne studiot qe oragizoheshin ne teater (pasi ne Shqiperi nuk kishte nje dege specifike per teatrin e kukullave, ne Institutin e atehershem te Arteve), me te rinj te talentuar, nga gjithe Shqiperia.
Ka shkruar edhe artikuj studimore, ne revistat profesionale, si “Perdorimi, levizja e sinkronizimi i kukulles” ne revisten Skena dhe Ekrani, nr. 4, viti 1981 dhe te Skena e Vogel dhe Kukulla.

Nuk ka munguar kontributi i tij edhe jashte teatrit te kukullave. Ka qene regjisor i trupes amatore te Ambulances Qendrore (sic njihej ne ate kohe Klinika e sotme e Specialiteteve). Me trupen e saj ka marre pjese edhe ne festivalet e teatrove amatore e profesioniste te Tiranes. Ne Olimpiaden e grupeve me te mira te Tiranes, ne 1978, ai ka marre flete lavderimi te olimpiades, per pune te mire regjisoriale ne pjesen “Sinjalet e nates”, me te cilen trupa e Ambulances Qendrore merrte pjese ne kete olimpiade.

Ne karrieren e gjate, talenti, puna e pasioni per artin ishin percaktues te suksesit dhe kenaqesise profesionale. Nuk ishte i pare me sy te mire, nga shteti monist. Problemet e biografise ishin ato qe do t’i permendeshin perhere dhe do te theksoheshin, sa here lufta e klasave forcohej dhe shoqeria shqiptare kalonte kriza artificiale te brendshme, te cilat duhet te hiqnin vemendjen nga problemet themelore (ekonomia ne rrenim dhe izolimi i frikshem), duke gjetur armiq. Veprat do te kritikoheshin, per gabime ideologjike, dhe do qendronin ne sirtar per vite te tera, si psh. “Veza e humbur”, apo “Kaposh kokeboshi”. Suksesi i pjeseve te shkruara, e te vena ne skene prej tij, do ishte i perhershem, por vleresimi qe i behej ishte gjysmak, “per pune te mire”, “per realizim te roleve me nivel te mire artistik”.

Zyrtaret kishin frike, se mos binin ne prehrin e “armikut” po te vleresonin ashtu sic i takonte punen e tij. Ndaj vleresimi zyrtar ishte nje mjerim i vertete. Ne nje kohe, kur e drejta e autorit ishte vetem nje percaktim ne kushtetuten e diktatures, por asnjehere nje e drejte ne zbatim qe do t’i jepte cdo krijuesi shperblimin e duhur, edhe vleresimi me fjale ishte i manget, i frikur.
Vleresimi zyrtar ne fund te nje karriere te gjate e te suksesshme, eshte nje Medalje pune, “per realizim te roleve me nivel te mire artistik”. Madje qe nga pervjetori i 65-te i teatrit, ai permendet si aktor, kur per nje periudhe te gjate, ne hollin e atij intitucioni (i vetmi Hall of Fame i artisteve te kesaj gjinie ne Shqiperi) fotografia e tij ishte krah atyre qe mbanin percaktimin e nderuar dhe plotesisht te merituar libretiste. Nderim qe vazhdoi deri ne vitin 2013!? Sic duket drejtuesit e mevonshem jane kujtuar per armikun e dikurshem, tani ai eshte vetem aktor, se keshtu e ka pasur emerimin. Po kontributin?! Per fat ai nuk jetoi te ballafaqohej me nje poshterim te tille. U largua nga kjo jete ne 20.12.2008.

Pavaresisht trajtimit zyrtar, arti ishte ai qe e shperblente perdite, ishin duratrokitjet e femijeve ne shfaqje. Ishte kenaqesia qe aktoret e bashkepunetoret e tij ne realizimin e premierave ndienin gjate punes me te. Sic kujton ne fjalen e tij z. Zef Kurti: “Pune, pune gjithmone pune!- ja, çfare te keshillonte Pleurati, qe te mund te arrije ate qe enderroje, te ndieje se edhe kukulla ashtu si roli i folur behej jotja”. Dhe i thoshte keto fjale, pasi si regjisor besonte, se nese artisti kishte talent, me pune e arrinte maksimumin. Atje ne skene i realizonte endrrat e tij.

Personazhe, pjese te shkruara, apo te drejtuara prej tij merrnin jete. Gjithnje i vleresonte koleget aktore qe aktronin bashke me te apo perbenin grupin qe punonte per nje shfaqje. I njihte telentin e perkushtimin e tyre, lodhjen dhe jo rralle sakrificat qe benin per te nxjerre personazhet e duhur. E dinte dhe e vleresonte figuren artistike qe ata krijonin. Ishin jo thjesht kolege por edhe miq, Xhavit Xhepa, shok qe nga feminija, (humbjen e parakohshme te te cilit e vuajti shume). Po edhe Zija Grapshi, Drita Kallamata, Rina Toro, Eleni Plasari, Bardhyle Nase Lin Noka, Ibrahim Braho, Meliha…, Bakie Baboci, Lorenc Pepa, Mirketa Cobani, Eva Pellumbi, Mira Minga, Florinda Mazreku, Marilda Furxhi, Shegushe Bebeti etj. Edhe familjen e ngriti me kolegen aktore Liri Dhimitri, me te cilen u lidh ne teater.

Nuk shkroi kurre kujtime per jeten e tij artistike, pak foto jane nga ditet e punes, shume me koleget, miqte, ne kohen e lire, mes shfaqjeve, ne turne, disa nga afishet e shfaqjeve. I mjaftonte kenaqesia qe skena ta jep drejtperdrejt dhe kur pjesa pelqehet, ta jep pa kursim. Nuk mendonte per perjetesine, jeten e shihte si rigjenerim te vazhdueshem, breza te tjere me pasionin dhe idete e tyre, vazhdojne punen e nisur.
Keshtu e ndjeva per detyre, te shkruaj keto rreshta per nje portret, per Pleurat Armirin (babane tim) nje nga krijuesit e rendesishem te artit shqiptar, ne nje gjini te bukur, te vecante dhe qe te jep kenaqesi jo te zakonshme, duartrokitjet e femijeve, shkelqimin e syve te tyre.

DISA NGA PJESET E SHKRUARA NGA PLEURAT ARMIRI PER TEATRIN E KUKULLAVE

1. Maçoku me çizme
2. Çadra e Lepurushit
3. Kacamisri dhe Shtatepellembemjekri
4. Mburraveci
5. Kendesi mendjelehte
6. Bushi dhe Veshkaushi
7. Rosaku mendje paku
8. Gezuar ditelindjen
9. Trazovaçi me dy fije mustaqe
10. Kokekashta
11. Veza e çuditshme
12. Çadra e lepurushit dhe reja e zeze
13. Endrra ne diell
14. Princesha e pallatit te arte
15. Gabimet e Lindes
16. Dhelpra qe desh te behej berbere
17. Dijetari i pyllit
18. Kush ma mori gezimin
19. Gabimi i Veshkaushit
20. Gara ne pyll
21. Nje shaka e vogel
22. Kush hyri ne thes
23. Ujku qe hante bar
24. Dhembi i semure
25. Pikaloshi
26. Endrra e Takut
27. Gishteza
28. Kemba e skifterit
29. Iriqi i zgjuar
30. Ariu artist
31. Mysafire te paftuar
32. Mbreti i pyllit
33. Cili nga te tre
34. Mos qeshni me mua
35. Biletat e kinemase
36. Guximtari i vogel
37. Ujku qe desh kembore
38. Kapposhi kokeboshi
39. Veza e humbur
40. Shpella e kreshnikeve
41. Gracka
42. Grushti i hekurt
43. Ariut i hahen goricat
44. Biri i farketarit (bashkeautor)
45. Pinoku dhe Kacamisri
46. Tre gezimet
47. Krismat e fitores

DISA NGA PJESET ME TE SPIKATURA TE SHKRUARA DHE VENE NE SKENE NGA PLEURAT ARMIRI

1. “Kush hyri ne thes” Autor – Regjisor
2. “Shpella e Kreshnikeve” Autor – Regjisor
3. “Gishteza” Autor – Regjisor
4. “Guximtari i vogel” Autor – Regjisor
5. “Gabimet e Lindes” Autor – Regjisor
6. “Ujku qe donte kembore” Autor
7. “Kaposhi kokeboshi” Autor – Regjisor
8. “Veza e humbur” Autor – Regjisor
9. “Veza e çuditshme” Autor
10. “Endrra ne diell” Autor
11. “Princesha e pallatit te arte” Autor
12. “Ariu artist” Autor
13. “Ushtari prej plumbi” Regjisor
14. “Gracka” Autor – Regjisor
15. “Grushti i hekurt” Autor
16. “Duar artet” Regjisor
17. “Kokekashta” Autor – Regjisor
18. “Maçoku me çizme” Autor – Regjisor
19. “Pinoku dhe kacamisri” Autor
20. “Krismat e fitores” Autor – Regjisor
21. “Gezuar ditelindjen” Autor

Me pjesen Guximtari i Vogel, mori Cmimin e Pare ne konkursin per 25 vjetorin e Clirimit.

_____________________________
U publikua me pare ne Facebook – Kinematografia Shqiptare .
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.3454436374616206&type=3
© Informacioni dhe te gjitha fotot nga zonja Ira Armiri (29.08.2020).

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here