Pluton Vasi | Profil!

0
473

Pluton Vasi
Regjisor, skenarist dhe aktor.

Lindi ne Durres me 10 qershor 1963. Mbaroi shkollen e mesme te pergjithshme “Gjergj Kastrioti” ne Durres e me pas studimet e larta per aktor ne Akademine e Arteve ne Tirane ne vitin 1986. Ne vitin 1990, ndjek nje kurs dyvjecar pasuniversitare per regjisor prane Kinostudios “Shqiperia e Re” organizuar ne bashkepunim me Akademine e Arteve ku diplomohet me filmin televiziv “Ketu ben ftohte” – 1992.

Megjithate me pare ne vitet 1986-1987 punon si aktor prane teatrit “A. Moisiu” ne Durres dhe mbas kesaj periudhe punon si regjisor ne Departamentin e Programeve per Femije ne Televizionin Publik Shqiptar. Ne vitin 1988 kalon ne Departamentin e filmit televiziv duke punuar si asistent regjisor ne filmat “Inxhinjeri i minieres” e “Flete te bardha” ku interpreton edhe nje rol.

Pervec telekomedise “Ketu ben ftohte” ku eshte njekohesisht edhe skenarist , ka realizuar edhe 9 filma te tjere dokumentare-artistik ne te cilet edhe skenarist :
“Kthim ne pafajesi” – 1993, realizuar me trupen e Teatrit Francez te Pantomimes; “Artistet pa kufij: Keshtjellat” cikel televiziv prej 8 pjesesh realizuar ne vitet 1994-1995; ”Ata ikin drejt qiellit” – 1995; “Kenga” – 1996 /Fitues i Cimimit te Pare Nderkombetar te Novacionit/FIAT / IFTA 1997; “How must go on” – 1988; “Rrathet” -1988; “Harrese” – 1998, Fitues i Cimit te Special te Jurise ne Circom Regional (1999); “Degjohen hapa ne apartamentin 210” – 1999; “Lojbotash” – 1999 fitues i Kupes per skenarin me te mire ne Festivalin e 11-te te Filmit Shqiptar qe u zhvillua ne Tirane nga 24-27 prill 2000

 

Publikuar per here te pare ne Facebook qe ne qershor 2020

___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 406-407.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here