Poema “Heronjtë e Vigut” nga Kolë Jakova!

0
1107

“Heronjtë e Vigut”
Kole Jakova

Me 21 gusht 1944 u vrane tradhetisht nga bashibozuket e tradhtaret e Gjon Marka Gjonit, ne Vig te Mirdites, partizanet Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu dhe Hydajet Lezha. Per qendrimin heroik te tyre, Kuvendi popullor u dha titullin e larte Heronj te popullit.

Kjo poeme e shkruar nga Kole Jakova dhe botuar ne vitin 1953, eshte e gjate, por po ju sjellim ketu vetem pjeset me te bukura te saj. Aty ku shihni pikat, jane vendet ku jane bere shkurtimet e kesaj poeme.

Heronjte e Vigut

Ngjitet Veles varg perpjete
Ceta e vogel me pes vete
Gjith petrita djem te lehte.
Djelm te lehte, djem te ri,
Ndoc Ded Marku u ka pri,
Shtatin gjat porsi selvi,
Synin pishe, turrin duhi.
……………

Djal i zoti Ahmet Haxhija
Si zamabak perkah hijeshia
Syni i tij flake e shkendija.


………
Djal i gojes, djal me koke
Fjala e tij nuk bie ne toke
……..
Hydajeti djal lezhjan
Rrit jetim pa bab, pa nane
Strehve te hueja flej pa ngrane
Mori malin per te lehte
Bab e nan i gjeti ne çete…
Vlla e moter nga cdo ane
Gjet nder shoke partizane.
Naim Gjylbegu e Ndoci i vogel
Lind e rrit te dy ne Shkoder.
Ndoci i vogel fukara
Rrit me zor neper dynja.


…………….
I than Shkodres : “lamtumire
Vec kur te shifna ne Shqipni te lire.”

Ngjitet Veles varg perpjete
Çeta e vogel me pes vete
Gjithe petrita djem te lehte.
– Kah po shkoni o partizane?
– Duem me i dale Mirdites mbane
Shpi per shpi e stan per stan
Sihariqin me ja cue
Madh e i vogel me u shtrengue.


………..
Hjeksi i Gjonit fjal po bjen:
-Ndoc Ded Marku po na vjen
Ne t’dalme te Vigut per mb’at ane
Vete i pesti partizane.
Kerkund shtegun mos t’ja lame
Mos ti vrasim por t’i zame.
T’i turpnojme neper Mirdite,
Lidhur varg porsi bagtite.

Erz e nder tjua marrim fare,
Mos t’ju baje ma lekura nji pare
Do ti varim n’pik te dites
Ti hyje tmerri gjith Mirdites
……..

Pasi kane ardhur ne Mirdite pese heronjte, i shkon fjala Gjonit dhe shokeve te tij dhe i bajne prite. Pese heronjte e ndjejne se s’kane me dal ma gjalle prej ku kane hi prandaj vendosin me luftu deri ne fund, pavaresisht si vjen fundi:

Ceta e vogel po kendon
Gjithe pusia e degjon
E degjon e ban cudi:
A jan njerz a jan xhindi…??!!!

C’ka do te jet kjo fare e re
Qe s’e tremb vdekja n’ket fe’?
……………
Sapo kanga ka mbarue
Ndoci i vogel ne kambe a cue
Shikon malet ane per ane
Nji amanet don me ua lane:

“Amanet o mori male
Kur ushtria ktu te ket dale
Shokve tone ju me m’ju fale,
Me u tregue si kem luftue,
Si jem vra si jem coptue
Rreth e rreth prit’ ngujue.


……………

N’t’dalme te Vigut, n’rrahe te shkret
Tmerrshem bomba po pelcet.
Valon pushka per gjithe ane,
Cpo luftojne mes partizane.
Dyqind vete i kane rrethue,
S’vdesin burrat pa u pague.


Mbas nji bungu atje ne breg
Ndoc Ded Marku rrall po qet…
Se lan plagt me shpejtue,
Se len gjaku me synue…
Njiqind tyta po e qellojne,
Varrt ma eger ia acarojne
Acarohet Ndoci vete
Zjarr i ndizet zemra shkrete.


……..
Hydajet o Hydajet
Pushka jote drejt po qet
“qilloi vendi rrahe shkret
Pa nje stom e pa nje shkrep
Kurre nuk binja kaqe shpejt.”

Met Haxhija po sulmon,
E merr plumbja e nuk ndalon,
Bie perdhe pushken se l’shon
Edhe vdek me shti kerkon.

– Bini shok e merrni hak
Thrret Ndoc Mazi la me gjak
S’mundem ma me iu ndihmue
Kater plumba m’kan pershkue.

Bukur shtin’qenat mbi mue
Ndoc Ded Marku rrxue perdhe
Mezi koken po e ngre
Shikon logun rreth e qark
Ra si burrat shoket varg.

Vac Naimi ka teprue
Plague rande e tue rrexue,
Po i afrohet prites s’zeze
Edhe nji her zjermin e ndez…

Ku i ka forcat i permbledh,
Nje granat mbrenda ju hedh.
Shungullon Vigu gjam e tym,
Bie Naimi porsi trim.

Buzqesh Ndoci ka e shikon
Syt i err e kryet e leshon.
Gjithnji Vigu shungullon
Burrat vdek, gjama vazhdon.
………………..

Pas shperthimit qe ndodhi, tremben tane vendi aty rrotull. I shkon fjala te atit te Ndocit se i asht vra djali:

Atje ne Vig, atje n’Mirdite
Na u vra Ndoci ngujue ne prite
Shtat sahat me shok rrethue
Bukur trimat kane qindrue
………
Baba i Ndocit thot kto fjale:
“Gjini i nans i qoft hallall
Mpaska le per s’dytit her
Se m’ka deke djali me nder!”

I ati i Ndocit, tashme plak, bashkohet me partizanet:

Sillma pushken o baxhi,
Merrni bombat ne franxhi.
U ngjall Ndoci e shokt e tij
Rane pes’, linden njimij.

Pasi jane vra pese heronjte e siperpermendur, pjesa tjeter e partizaneve qe vazhduan serish perleshjen, jane ul me pushu, gjithashtu edhe i ati i Ndocit. Poema vazhdon keshtu:

Baba i Ndocit ec ngadale
Me te birin don mu fale…
Sdon mu fale si babe e djal
Por si trima luftetare.

Para vorrit po rri shtange
Shikon gurt mbledhun murane,
Shikon trimat partizane…
Buza i dridhet zemra i vlon
Ndocin gjalle po e kujton.

E pat dashtun permbi tjere
Se s’ja prishi kurrnjihere
……….
Ato vorre kur i shikon
Porsi si shkambi n’mal qendron
“Cou Ndoc-thot- nuk ka hije
Para burrash me ndej shtrie,
Para burrash n’arm shtrengue
Qe njimi lufta kan kalue
Dhe njimi lufta kane fitue.

Cou Naim e cou Ahmet
Ndoci i vogel, Hydajet
Shifni ushtrine po ju pret…

Cohniu djem falniu me ne,
Na uroni ditn’ e re
…………
Foli Deda e duel n’njen ane
Shoket trimat partizane
Per nder armet i shtrengojne
Po perpiqen te qendrojne
Fjalt e plakut kah i degjojne…

Hesht natyra dal’ngadale
Vec nji flamur vale-vale
Po rreh palen nga njihere
Perbri vorresh, ngjitun n’ere.


Kinematografia Shqiptare 2013 – 2021
Referenca: “Heronjte e Vigut” poeme e Kole Jakoves . Ilustrimi me foto nga filmi “Besa e kuqe”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here