Poeti Agim Doçi, mjeshtri i tekstit të këngëve shqiptare!

0
936

Agim Doçi
Poet, shkrimtar autore i shume teksteve te kenges ne Festival.
Nje mjeshter i vertete ne shkrimin e qindra kengeve, vecanerisht ato te Festivaleve ne RTSH, ku shume nga kengetaret me ne ze te kohes e nderuan me interpretimin e tyre.

Lindi ne Shkoder me 9 maj 1948. Prinderit e Agimit si Nena Shqiponja, ashtu edhe babai Mehilli ishin partizane, iu bashkuan Luftes Nacionalclirimtare. Mbasi kryen gjimnazin ne qytetin e lindjes vazhdon studimet ne Universitetin Shteteror ne Tiranë në Fakultetin e Inxhinierisë Dega Elektrike në të cilen Diplomohet me noten maksimale 10, ne vitin 1971. Po kete vit martohet me te zgjedhuren e tij te jetes, Tanen. Me pas fillon punën në Montimet Industriale duke marrë pjesë në të gjitha objektet e rendësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë. Me vone do te emerohet k/energjitik i Kombinatit te Drurit “M. Mame”.

Ne fillimin e viteve 80-te fillon te shkruaje dhe me 1982 shkruan kengen “Ne balle te brigades” per Festivalin e 21-te ne RTSH, te kenduar nga Bashkim Alibali (te dubluar nga dueti Pranvera Myftari dhe Nazmie Kasmi) e te kompozuar nga Tonin Rrota. E me pas vijon me Festivalet e tjera ne vijim, ate te 22-te, 24-te, 25-te me tre kenge, 26-te me dy kenge etj (shiko listen me poshte).

Kenget e shkruara nga ai i kane kenduar emra te medhenj, zera te arte si Bashkim Alibali, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku, Aferdita Laci-Zonja, Myfarete Laze, Irma Libohova etj.

Ne vitin 1989 , mbasi i shpeton mrekullisht arrestimit (ku kishte 15 anëtarë të familjes nga babaj në burg politik) dergohet per riedukim me 3 turrne në fabrikën e Letres. Me tej perfshihet ne levizjet e dhjetorit pranë PD-së. Qe ketu per dy vjet per Agimin do te jete nje periudhe e veshtire, duke bere pune te ndryshme per te perballuar jetesen, qe nga kepucari e deri tek peshkatari.

Fillon te ri-shkruaje kenge menjehere sapo fillon lufta në Kosovë ne nje Koncert Homazh së bashku me Edmond Zhulalin e madje i krijohet mundesia e nje turneu ne 22 shtete te Europes për të mbledhur ndihma për popullin e rrezikuar në Kosovë së bashku me 8 artistë të tjerë si Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Ledina Celo, Cun Lajçi, Ilir Shaqiri, Numon Mushkolaj, Liri Lushi, Arif Vladi e Leonora Jakupi .

Me tekstet e Agimit dhe muziken e Zhulalit krijon rreth 103 këngë nga të cilat mund te permendim: “Marrshin e UCK-së”, “A vritet pafajsia”, “Ali Ajetit”, “Adem Jasharit”, “Zahir Pajazitit” etj etj.

Qendron ne Zvicer ne Lugano ku edhe banon e jeton me te bijën, e diplomuar ne Universitetin për Shkenca Komunikative, dhe bashkeshorten e tij si inxhiniere konstruktore dhe efektive ne Arkivin Teknik Shkencor.
Agimi nuk ka qene pjese e asnje politike dhe asnjehere me pas 90-tes anetar i ndonje Partie , edhe pse prinderit e tij ishin anetar te PPSH-se. Gjithsesi poetin Agim Doci e kemi pare kohet e fundit edhe ne disa panele te debateve ne studiot e disa televizioneve. Njihet si nje apasionuar i futbollit brazilian dhe i Peles, lojtarit te madh `60-`70.

KENGET E TIJ TE SHKRUARA PER FESTIVALET NE RTSH:
21-te / 1982 – “Ne balle te brigades” / muzika: Tonin Rrota
22-te / 1983 – “Ne blerimin e brezave” / muzika: Rudak Ismaili
24-te / 1985 – “Mijera yje” / muzika: Demokrat Shahini
25-te / 1986 – “Shoke jete” / muzika: Gjergj Leka
25-te / 1986 – “Nje mengjez” / muzika: Spartak Tili
25-te / 1986 – “Jemi perkrah” / muzika: Demokrat Shahini
26-te / 1987 – “Zemer nene” / muzika: Enver Shengjergji
26-te / 1987 – “A do vish” / muzika: Osman Mula
27-te / 1988 – “Uje nga bjeshka do te sjell” / muzika: Luan Zhegu
27-te / 1988 – “Kur vallezojme tok” / muzika: Avni Mula
27-te / 1988 – “Eduam lumturine” / muzika: Pirro Cako
28-te / 1989 – “Jemi zemra te cdo moshe / muzika: Pirro Cako
29-te / 1990 – “Do trokas” / muzika: Avni Mula
29-te / 1990 – “Vec njehere jetojme” / muzika: Pirro Cako
30-te / 1991 – “Kosovares qe ma prishi gjumin” / muzika: Avni Mula
30-te / 1991 – “Horoskopi” / muzika: Pirro Cako
dhe te tjera ne vitet `90-te e 2000.

U publikua per here te pare ne Kinematografia shqiptare , Facebook – maj 2020

_______________________
Teksti u formulua nga nje seleksionim i informacionit “on line” / lista e kengeve ne festivale nga administratoret e faqes si dhe nga autobiografia e vete autorit.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here