Portret artisti | Dhimitër Gjoka “Mjeshtër i madh”!

0
1315

“Mjeshtri i madh” Dhimiter Gjoka
Regjisor, gazetar dhe moderator televiziv . Mbetet nje nder figurat simbol si drejtues i Revistes Televizive ne TVSH si dhe i Edicionit te Lajmeve ne televizionet e ndryshme pas 90-tes.
Nje karriere e gjate ne mbi 45 vite me radhe ne televizione qe nga 10 nentori i 1974 tek 10 nentori i 2019-tes para mikrofonit te Radio e te Televizionit. Ka spikatur në artikulimin e fjales dhe pastërtisë së gjuhës shqipe. Gjate ketyre 45 viteve zeri i kulluar dhe mjeshtëria e të folurit artistik kanë qenë gjithnje shenjat dalluese te Dhimiter Gjokes qe e terhiqnin spekatorin tek ekrani i vogel i televizionit ose me veshin tek aparati i radios

Lindi ne Himare me 6 nentor 1955.
Qe ne vogli do te jene prindët dhe gjyshërt e tij që u munduan ta fusnin në rrjedhën e artit. Shpesh here e ushqenin me pasionin e leximit, tregimeve, i mesonin poezi të autorëve të ndryshëm, përveç atyre që ai bënte në shkollë. Shpesh herë qe në fillore dhe ne 8-vjeçare i jepet mundësia që të recitonte nëpër evente të ndryshme. Në shkollë të mesme gjithashtu interpreton në teatër. Deri në vitet e gjimnazit pati një aktivitet të gjallë artistik.

Ne kundershtim me deshiren per vazhduar studimet ne shkollen e larte, niset per te kryer sherbimin ushtarak ne Farke ne regjimentin e helikoptereve. Edhe ketu do te aktivizohet si aktor ne festivalet e teatrove ne mes regjimenteve te ushtrise.

Njihet dhe vihet ne kontakt me shume figura te njohura te artit skenik , punon me Artisten e Popullit Marie Logoreci si regjisore. Gjate kesaj kohe fiton me maksimumin e votave nje konkurs ne Radio Tirana per spiker. Edhe pse ushtar behet bashkepunetor i jashtem i Radios.

Gjate tre viteve te sherbimit ushtarak i besohet mikrofoni i shume emisioneve, revista radiofonike e lajmeve. Njihet me shume me mjeshtrit e mikrofonit te Radios, profesionistet e vertete nga Piro Noti, Elsa Xhaji, Meropi Mathia, Liljana Meçani, Vera Zheji, e deri tek gazetarë e regjisore si Agron Çobanin apo Xhelil Aliu. Kjo eksperience do te krijoi tek ai bazen e nje profili qe me vone do te kthehet ne njerin nga simbolet e mikrofonit dhe artin e te folurit.

Pas kryerjes se sherbimit ushtarak, konkurron dhe fiton te drejten e studimit në Institutin e Lartë të Arteve ku diplomohet per regjisure ne vitin 1983. Pas kësaj kalon në Televizion, pa u shkeputur nga radio.


Pasi mbaron ILA-ne emërohet regjisor në Teatrin Popullor, por mbahet nga televizioni duke lene pezull ëndrren për skenën që të ishte regjisor dhe aktor bashkë me korifenjtë e artit. Keshtu qe fati nuk e la te ushtroje profesionin e regjisorit në Teatër por një fuqi e madhe si politika bënë që Dhimiter Gjoka të vazhdonte punën në Televizion ku për drejtuesit e ketij institucioni ishte një zbulim i madh. Gjithsesi ashtu sic e ka pohuar edhe vete ai

Dhimiter Gjoka – Spiro Duni dhe Zef Mosi (ulur)

Televizioni do t`i jape një sadisfaksion, njohje, dhe vlerësim, t`i hap atij shumë dritare, e të ngjiste shkallët duke u vlerësuar madje me çmime kombëtare.Megjithate ka punuar edhe si regjisor ne emisionet e ndryshme te tvsh-se si “Rubrika Sportive”, lajmet, dokumentarë, telereportazhe e deri te spektaklet.

Cmime dhe tituj
Më 1986 i jepet medalja e artë si folësi më i mirë në festivalin e 6- të dokumentarëve dhe filmit vizatimor Shqiptar.

Prezantues festivalesh të këngës në R T SH , spektaklesh, koncerteve të Dekadave të Majit…

Më 1993 diplomohet shkëlqyeshëm për gazetari elektronike pranë Radiotelevizionit Grek E R T I .

Më 1997-1999 emërohet Drejtor Artistik i Televizionit Shqiptar.

Më 1999 i jepet Çmimi “LUX CLARIOR” në festivalin ndërkombëtar të dokumentarëve zhvilluar në Asizi, Itali për regjinë dhe skenarin e dokumentarit “O JETO”.

Më 1999-2000 Drejtor i televizionit kombëtar T V A.

Në vitin 2000 në 40-vjetorin e Televizionit Shqiptar për kontribut të shquar televiziv i jepet çmimi “ANTENA E ARTË”.

Më 2000-2002 kryeregjisor në Televizionin Shqiptar.

Më 2002-2004 themelon profesionalisht së bashku me grupin e punës Televizionin Kombëtar ALSAT.

Gjithashtu në karrierën e tijë të gjatë televizive ka mbi 40 dokumentar me regji dhe skenar së bashku. Mijëra orë pune në regjisurë të shumë emisioneve të drejtpërdrejta ose të regjistruara të departamenteve të kulturës, ekonomisë, informacionit, sportit të fëmijëve Regjisor i më shumë se 300 ndeshjeve të futbollit kombëtare dhe ndërkombëtare. Gazetar i qindra kronikave informative në departamentin e informacionit të TVSH, si dhe mjaft shkrime në shtypin e përditshëm.

Nga viti 1976 e vazhdim i përnatshëm drejtpërdrejtë në edicionet qendrore të lajmeve si spiker në televizionet TVSH, ALSAT, dhe së fundi në TCH

Aktor ne disa interpretime me role te para dhe te dyta si: Drama Monserati -ne rolin e Monseratit.Akademia arteve viti 1983. – Drama-Njeriu qe pa vdekjen me sy- ne rolin e Xhorxhit. Akademia e arteve 1983. regjistruar ne RTSH dhe ne disa drama te tjera me teatrin profesionist te qytetit te Vlores.

Ka botuar deri tani 4 libra. Dy prej te cileve per fushen e teorise televizive. “Televizioni per vete dhe per ju” si edhe ” Ekran Tv Refleksione estetike per imazhin”. Nje liber tjeter eshte ” Une e dashurova Saudine” mbresa udhetimi nga Arabia Saudite si dhe se fundi ” Udhetim mes Yjesh” liber autobiografik.

Ne vitin 2014 Unioni i Gazetarve Shqiptare e vlereson me cmimin e Karrieres.

Mban me plote merite titullin e larte “Mjeshter i madh”

Foto galeri e rolit te Xhorxhit ne komedine 
"Njeriu qe pa vdekjen me sy"!
 

 

Ka thene:
“Në profesion nuk ka regjime. Profesioni është i njëjtë kudo. Nëse je një profesionist i mirë, nuk do të thotë se duhet të jesh dhe një partiak i mirë. Mund të mos e llogaritësh fare anën politike të gjërave. Dhe nëse shikon punën tënde, pra nëse ushtron profesionin tënd, në shkallën dhe nivelin e duhur, këtu nuk hyn më politika. Edhe nën diktaturë, te ne, profesion bëhej ashtu si dhe tani. Pra në TVSH si atëherë, edhe tani, profesioni nuk ka ndonjë dallim në thelb. Ndryshe është po të flasim rreth përmbajtjes që sjell formën, e që të dikton mënyrën e të qëndruarit. Nëse në kohën e diktaturës gjërat ishin pak më strikte dhe brenda disa kornizave të caktuara, era e re e pas viteve ‘90 i zhveshi nga kjo mënyrë e të konceptuarit. Por profesioni i njëjtë mbeti si atëherë, edhe tani”

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 29 mars 2022.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i informacionit nga shtypi on line dhe intervista te vete artistit. Gjithashtu ne saktesimin e informacionit ndihmoi vete “Mjeshtri i madh” Dhimiter Gjoka te cilin e falenderojme perzemersisht! 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here